Mjaft me hamburgerët, hot-dogët dhe patatet e skuqura, të paktën në publik! Urdhëresa vjen nga asosacioni i mjekëve të Uashingtonit dhe i drejtohet pikërisht presidentit të SHBA-ve. Në fakt Barack Obama, është kritikuar shpesh për shfaqjet e tij në publik duke konsumuar ushqime jo të shëndetshme, që “vihen nën akuzë” për shfaqjen e obezitetit dhe sëmundjeve të tjera të rrezikshme për fëmijët dhe të rriturit.
Duket se pasioni i presidentit për “junk fond” bie ndesh me fushatën e First Lady, e cila nuk lë ti shpëtojë asnjë rast publik për të promovuar “betejën” e saj kundër ushqimeve jo të shëndetshme dhe pasojave që sjell kequshqyerja, sidomos tek fëmijët.
Gati çdo javë, Michelle shfaqet në televizor për të promovuar iniciativën e saj “Let’s Move”, e për këtë shfaqet duket vrapuar, vallëzuar apo duke u kujdesur për kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Ndërkaq Obama jep “shembullin e keq”,- denoncon “Physicians Committee for Responsible Medicine”, – duke u shfaqur publikisht teksa konsumon ushqim “jo të rekomandueshëm”.
E për ta ilustruar këtë, kujtojnë rastin e takimit të fundit me kryeministrin britanikë David Kameron, kur gjatë një ndeshjeje basketbolli konsumonte hot-dog, ose kur porositi cheesburger bashkë me presidentin rus, Dimitri Medvedev. Asosacioni i Uashingtonit ka vendosur të lançojë një peticion ku të kërkohet mospublikimi i imazheve apo fotove zyrtare të këtij lloj.
“Shtëpia e Bardhë nuk duhet të fotografojë kurrë një president që pi duhan, atëherë përse duhet të publikojë foto, teksa ai konsumon ushqime që mund të shkaktojnë kancerin? Ushqimet si: hot-dog, hamburgerat dhe ushqimet e tjera jo të shëndetshme shkaktojnë më tepër vdekje sesa duhani. Presidenti mund të hajë çfarë të dojë në jetën private, por në rastet e shfaqjeve publike liderët janë modele sjelljeje”,- ka thënë Susan Levin.
9 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)