Kulturë Fernando Krafi në Teatrin e Komedisë

Fernando Krafi në Teatrin e Komedisë

96
SHPËRNDAJE

Shfaqja 

“Fernando Krafi më ka shkruar këtë letër” ngjitet sot në skenën e Teatrit të Komedisë, për të vazhduar më tej edhe në datat 11, 12, 13 maj. Drama vjen nën regjinë e Rogerta Nikollës dhe interpretimin e aktorëve Ledion Zoi, Laura Nezha dhe Aleksandër Kondi. Kjo vepër është një ndër dramat më të vlerësuara të dramaturgjisë bashkëkohore, e vënë në shumë skena botërore. Fernando, një mashkull i pasur dhe i pushtetshëm në shoqëri, i propozon për martesë Julias, një femër e bukur dhe shumë e kulturuar. Që në fillim ai i imponohet Julias e këtë e bën edhe gjatë bashkëjetesës së tyre. Julia e vuan shumë indiferencën e bashkëshortit dhe bën gjithçka për të kuptuar nëse e dashuron. Në përpjekje për të fituar dashurinë e tij, ajo tenton ta bëjë xheloz, por fati i tyre mbyllet tragjikisht. Një vepër që flet për ndjenjat, ndrydhjen e tyre dhe humbjet si pasojë e këtyre zgjedhjeve.