India ndalon me ligj veshjen e xhinseve nëpër zyra

Veshjet sportive konsiderohen “të pahijshme”. Kërkohet që nëpunësit të mbajnë vetëm veshje tradicionale indiane

Pantallonat xhinse dhe bluzat janë “të pahijshme”, për këtë arsye është e ndaluar të shkohet në zyrë me veshje të tilla. Urdhëresa ka nisur të aplikohet në institucionet publike në veri të Indisë, në shtetin e Haryanas dhe është përpiluar nga Departamenti për të Drejtat e Grave dhe Fëmijëve. Tashmë në të gjithë Indinë, kanë nisur polemikat për këtë çështje. Qarkorja që është publikuar sot në faqet e gazetës “The Hindu”, është e vlefshme për të gjithë personelin e administratës publike, përfshi edhe drejtuesit.

Nëpunësve u është kërkuar: “të veshin rroba më të hijshme në zyrë si sari o salwar/kamize (tunika dhe pantallona të gjera) me dupatta (shaje) nga gratë, ndërsa burrat duhet të veshin pantallona dhe këmisha. Është vënë re se disa drejtues vijnë në zyra me xhinse, T-Shirt ose veshje perëndimore që në disa raste janë shumë ekstravagante dhe thyejnë rregulloren e qeverisë”.

Urdhëresa ka hapur një debat rreth çështjes së “hijeshisë” së veshjeve që duhet të përdoren në vendet e punës dhe mbi kodet e vendosura në administratën publike. Në fakt, në pjesën më të madhe të zyrave publike është e detyrueshme që nëpunësit të vishen me rroba tradicionale indiane, në veçanti me tunika. Por kohët e fundit, me futjen e modeleve të reja të jetës perëndimore, po përhapet një stil “sportiv” veshjeje, sidomos mes të rinjve. 10 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 10 Maj 2012. Ndryshe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry