Komunistët e rinj

Ditar Milanez       

ENI VASILI - Muaj më parë e sapombërritur në Milanon e pragvjeshtës, një nga ndalesat e para ka qenë në libraritë e qytetit. Më duket sikur arrij të perceptoj pulsin e një qyteti nga libraritë e tij. Më pëlqen të ndaloj mes librave të stivuar, të kuriozoj mbi botime të reja e të vjetra e mbi të gjitha të mos tundohem nga lista e librave më të shitur që sugjeron shumicën e herëve libra komercialë. Dy libraritë më të mëdha Mondadori dhe Feltrinelli si për të theksuar konkurrencën mes tyre qëndrojnë përballë në sheshin kryesor të Milanos, në sheshin Duomo. Në të dyja këto librari që në krye të herës kujtoj që më ra fort në sy prania e botimeve të frymëzuara nga Karl Marks, Lenin dhe tezat e komunizmit në përgjithësi. Në sektorin politikë dhe sociologji, librat e listës bestseller kishin në shumicë këtë subjekt. Një sërë botimesh të reja, studime dhe riinterpretime të teorive dhe kodeve me të cilat gdhiheshim e ngryseshim jo më shumë se 20 vite më parë.

Këtë perceptim e ndava me miq të mi të këtej e andej detit, me çudi, por edhe humor, mbi një ndjesi të prapë dhe cinike se ndoshta këtej nga Perëndimi nuk e dinë që luajnë me zjarrin ose kanë harruar shpejt se ç’ndodhi me gati gjysmën e saj.

Gjatë këtyre muajve, në çdo vizitë në të njëjtat librari, këta libra janë pasuar me të tjerë. Nuk do të isha shqetësuar më shumë se herën e parë nëse javën e shkuar në të dalë të universitetit ku studioj, një grup djemsh e vajzash të reja, të më ndalonin për të më kërkuar një minutë vëmendje për kauzën e tyre.

“Ne jemi komunistët e rinj. Ne jemi leninistët e rinj. Ne jemi punëtorët kundër kapitalisteve, ne jemi kundër të pasurve që shfrytëzojnë të varfrit, ne jemi komunistët e vërtetë”.

Më lanë në dorë një pamfletë ftesë për një manifestim në një nga rrugët më të njohura në Milano dhe më lanë të lirë duke kërkuar të tjerë si unë.

Klasa punëtore, proletariati, komunizmi, kapitalizmi, imperializmi e të tjera fjalë si këto bënin thirrje nga pamfleti për një marshim proteste në një maj.

Të njëjtën skenë e pashë disa herë këto ditë në kohë të ndryshme. Në hyrje-dalje metrosh, në hyrje dalje dyqanesh, në qendra komerciale, të rinjtë komunistë ishin shumë e ndodheshin gjithkund.

Një nga bisedat e para me lektorët në fillim javë ishte pikërisht kjo. Profesorët e mi të universitetit zbuan shqetësimin tim duke me shpjeguar se të tilla organizata radikale të rinjsh kanë ekzistuar gjithmonë dhe janë derivate lëvizjesh komuniste extraparlamentare.

Situata nuk ishte e re, thjesht më e theksuar vitet e fundit për shkak të krizës. Krizës ekonomike që sigurisht ka vënë në pikëpyetje të gjithë sistemin dhe ka aktivizuar edhe këto lloj segmentesh që tentojnë të përdorin pakënaqësinë e përgjithshme të njerëzve për t’u faktorizuar. Ashtu siç nuk është e thjeshtë në këtë kërkim global të një ideje për një rend të ndryshëm botëror të gjenerohen ide të reja. Ndaj vështrimi kthehet në teori e tericionë të kohëve të tjera.

Ndoshta shqetësim im ishte vërtet i pavend.

Shqetësimi im vinte nga e kaluara ime, nga e kaluara jonë. Sigurisht që ndjeshmëria ime ndaj pamfleteve komuniste është e ndryshme nga ajo e të tjerëve që studiojnë me mua dhe që në dalje të universitetit takojnë të njëjtët të rinj të komitetit të studentëve komunistë.

Por është e pamundur të mohosh që sot në të gjithë botën rritet çdo ditë një pakënaqësi shumë e madhe ndaj partive tradicionale dhe sistemit politik në përgjithësi, një lloj antipolitike, që përbën një terren pjellor për çdo lëvizje radikale të çdolloj tipi kahje e ngjyre. Këto lloj lëvizjesh strehohen në të kaluarën, mes nostalgjisë dhe evokimit të sistemeve të tejkaluar, por që gjejnë gjithmonë e më shumë terren në pakënaqësinë e të gjithëve ndaj gjithçkaje.

Afirmimi i ekstremit të djathtë p.sh vihet re në skenë në politike europiane.

Ne Francë, fitorja e Hollande që deklaroi të taksojë milionerët me 75% u vlerësua si një reaksion ndaj pakënaqësisë së francezëve ndaj Sarkozy, por surpriza e vërtetë ishte fitorja me gati 18% e partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, Front Nationalle. Ekstremi i djathtë nuk ka qenë kurrë më i fortë në Francë. Parisi nuk i shpëtoi dot fatit të ngjashëm të vendeve të tjera europiane ku formacionet populiste kanë gjithmonë e më shumë elektorat.

Sepse nuk është vetëm një çështje franceze, në të gjithë Europën po zë gjithmonë e më tepër vend e djathta nacionaliste jo shumë e ndryshme nga ajo e para luftës. Ekziston në Austri, Skandinavi, Vendet e Ulëta, Zvicër mbetet më e dobët në Gjermani.

Zgjedhjet e fundit në Greqi shqetësuan Europën po aq sa fitorja e Le Pen. Askush nuk priste fitoren me 7% të neonazistëve të Nikolaos Michaloliakos, “Agimi i artë”. Një parti që mjafton të shohësh simbolin e tyre për të kuptuar se çfarë përfaqësojnë. Kjo parti neonaziste është tashmë në Parlamentin grek.

Në Itali, shenjat e krizës së sistemit të partive janë të dukshme. Në zgjedhjet administrative italianët votuan po ashtu për antipolitikën, një votë e qartë kundër të gjitha partive të traditës. Lëvizja pesë yjëshe e Beppe Grillos fitoi me një rezultat krejtësisht të papritur në të gjithë Italinë, një lëvizje populiste e drejtuar nga një komik i njohur që është kundër politikës dhe politikanëve të çdo lloji.

Demagogjia dhe populizmi mund të zhdukë gjithçka ka ekzistuar deri tani tha lideri i së majtës Bersani, një nga partitë në rënie në këto zgjedhje.

E ndërkaq që politika vazhdon të gjenerojë pikëpyetje ekzistenciale, i vetmi lajm optimist është se të rinjtë komunistë kishin mbledhur shumë pak njerëz në manifestimin e tyre. Nuk harrova ta verifikoja vetë si e vetmja mënyrë për të harruar shqetësimin tim.

 

Autor te 10 Maj 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • http://www.facebook.com/people/Sinan-Hibro/1200773092 Sinan Hibro

    E moj gazetare i hyn nje analize qe nuk je ne gjendje ta cosh deri ne fund ; edhe mbyllja e shkrimit ” deus ex machina ” – nuk kishte shume pjesemarres ne takimet e komunisteve – nuk te ndihmon. Idene e rruges se trete e kane shtruar politologe apo analiste shume here me te kualifikuar se ti … Por thjesht fare  , eshte e qarte qe edhe nje qytetar i thjeshte si puna ime , qe absolutisht nuk e donte komunizmin , po perjeton te njejtin zhgenjim qe une personalisht e degjoja te shprehur nga komunistet e thekur te PPSH ne fund te viteve 80… Prandaj  vazhdo kualifikimin ne Itali, bej edhe ndonje shkrim per qejf , po a mund t’i pergjigjesh pyetjes time : ” Sa i ke te ardhurat vjetore ? Me parate e kujt shkon te specializohesh ?Dhe e fundit – cfare takse i paguan shtetit kapitalist  ? “. Pas kesaj merru me analizen e Marksit , Leninit apo E. Hoxhes !

  • M.Gjillasi.

    Nuk e more vesh ku dojshe me dale me analizen.Ne fakt edhe une e lexova si ne reviste ushtaraket.Marksi zonje,ka qene mendje gjeniale dhe fenomen. Di te them kete gje,qe duhet ta dish edhe ti;Komunistet shqiptare per 50 vjet jane mburrur me marri se nuk kemi shoke ne bote,jemi unikale.Dhe ne te vertete ashtu ishin.”Shqiperia i vetmi vend socialist ne bote” (por eshte mire te mos jetosh ne ate vend -tha nje i huaj kur vizitoi Shqiperine e asaj kohe).E pra zonja gazetare,asnje paralele nuk shkon me Shqiperine.Edhe sot pas njezet e dy vjetesh,per disa gjera vazhdojme te mbetemi …i vetmi….vend ne bote.Dhe mes e mes te tjerash, me bindje e them kete se ‘SHQIPERIA ESHTE I VETMI VEND NE BOTE………ME KESI LLOJ MEDIA DHE KESI LLOJ GAZETARESH”.Edhe njehere,Martxi ka qene koke gjeniale.Komuniste ,sidomos ata shqiptare e degjeneruan dhe e persdoren ne menyren me mizore dhe kriminale.Lexo pak Erich Fromm per kete.

  • lumani

    Jam plotesisht me parakomentuesin. Ju znj. Enijeni  nje gazetare qe bredh gjithandej me paret e ketij populli, per te cilin te “qan” zemra. Ti asgje nuk i jep ketij vendi me shkrimet e tua, veçse i merr. Me shume se kushdo komunizmin e kam urryer une, se kam mbaruar me Medalje Ari dhe e kisha vleren sa nje puntor i rendomte, thjesht u sherbeja komunisteve atje ku s’e benin dot te tjeret, por sera juaj eshte me e keqe se komunistet, pasi, me marifetet tuaja e rropet kete vend…

  • Andi

    Shume nuk te girsh, per te pyetur? Per te
    menduar? Per te dyshuar? Per te filozofuar? Per te gjetur diskutim? Eshte i
    dobet, aq me teper i perzgjedhur per kete rubrike nga Shqip-i.

    Eni disa nga pyetjet qe do i kishit bere
    vetes per te rremuar ne psikologjine politike te italianeve dhe jo vetem mund
    te ishin!

    Ku e ndjen veten shoqeria shqiptare ne
    kete rreshtim te meditimit tuaj? A ju beri pershtypje persiatja shkrimi ideologjike
    tubuese e shoqerise milanese-italiane? A i pergjigjet ndergjegjia
    e kesaj shoqerie idilikisht, empirikisht, apo pragmatisht animit per nga eterit
    e social-komunizmit utopik? Ne çfare raporti eshte domosdoshmeria e kerkimit te
    klasikeve te manifesteve ne lidhje me cfare dhe ne funksion te kujt? Duke u
    nisur nga pervoja juaj ne media cili eshte qendrimi qe shfaq shoqeria shqiptare
    ne kuptimin e orientimit sociologjik, publik apo dhe politik? Ne mos nuk
    kerkoni nje kuptim shtjellues, tekembramja shprehni ndonje krahasim apo
    vleresim te reagimit dhe pervetesimit te shoqerise italiane ndaj kesaj
    “urie majtiste”? Si e perceptoni ju veten ne raport me sikoleget
    italian ne kete perballje me mungesshmerine e orientimit te vetes dhe te ideve
    ndaj realitetit per rend politik? 

    Te pakten zbimi i shqetesimit tuaj duhej te
    ishte i pavend, po ti referohemi historise partiake, elektorale, urbane,
    ideologjike dhe per me teper asaj te organizimeve parapartiake dhe pamfleteve
    politike te Italise. Gje per te cilen besoj se do keni pasur mundesine ta
    kundronit ballazi sadopak te siperfaqshme kete dukuri
    dikotomike te Italise ne studimet tuaja universitare. Si perfundim kjo gjindje
    e “ekstremit te majte”, sikunder dhe ajo e “ekstremit te
    djathte” kane qene dhe jane bashkejetuese e shoqerise italiane. 

  • Andi

    Shkrimi nuk te grish, per te pyetur? Per te
    menduar? Per te dyshuar? Per te filozofuar? Per te gjetur diskutim? Eshte i
    dobet, aq me teper i perzgjedhur per kete rubrike nga Shqip-i.

    Eni disa nga pyetjet qe do i kishit bere
    vetes per te rremuar ne psikologjine politike te italianeve dhe jo vetem mund
    te ishin!

    Ku e ndjen veten shoqeria shqiptare ne
    kete rreshtim te meditimit tuaj? A ju beri pershtypje
    persiatja ideologjike apo tubuese e shoqerise milanese-italiane? A i pergjigjet
    ndergjegjia e kesaj shoqerie idilikisht, empirikisht, apo pragmatisht animit
    per nga eterit e social-komunizmit utopik? Ne çfare raporti eshte
    domosdoshmeria e kerkimit te klasikeve te manifesteve ne lidhje me cfare dhe ne
    funksion te kujt? Duke u nisur nga pervoja juaj ne media cili eshte qendrimi qe
    shfaq shoqeria shqiptare ne kuptimin e orientimit sociologjik, publik apo dhe
    politik? Ne qofte se nuk kerkoni nje kuptim shtjellues, tekembramja shprehni
    ndonje krahasim apo vleresim te reagimit dhe pervetesimit te shoqerise italiane
    ndaj kesaj “urie majtiste”? Si e perceptoni ju veten ne raport me
    sikoleget italian ne kete perballje me mungesshmerine e orientimit te vetes dhe
    te ideve ndaj realitetit per rend politik? 

    Te pakten zbimi i shqetesimit tuaj duhej te
    ishte i pavend, po ti referohemi historise partiake, elektorale, urbane,
    ideologjike dhe per me teper asaj te organizimeve parapartiake dhe pamfleteve
    politike te Italise. Gje per te cilen besoj se do keni pasur mundesine ta
    kundronit ballazi sadopak te siperfaqshme kete dukuri
    dikotomike te Italise ne studimet tuaja universitare. Si perfundim kjo gjindje
    e “ekstremit te majte”, sikunder dhe ajo e “ekstremit te
    djathte” kane qene dhe jane bashkejetuese e shoqerise italiane. 

  • ANTIKOMUNISTI

    JU JENI COPE COPE .PO PSE MO TEME DOKTORATURE E KA GAZETARJA QE TI JAPE PERGJIGJE PYETJEVE IDIOGTE QE BENI JU..AJO BEN NJE VROJTIM.NUK THOTE SE DO TI JAPE ZGJIDHJE AJO PROBLEMEVE TE BOTES.BEN NJE VEZHGIM TE TE ASAJ QE PO NDODH NE BOTE DHE TENDENCAVE .CLIDHJE KA SE CFARE BEN AJO E KUSH JA KA DHENE BURSEN DHE AI PAGUAN TAKSAT.JU JENI TE GJITHE KOMINISTE DHE INJORANTE NUK KENI PIKEN E KULTURES,DINI VETEM TE QORTONI DHE MERRENI ME NJEREZIT POSHTE TU SHKRUJT ME EMRA FALLCO.KOMUNISTE TE GJITHE SHKRUESIT.

  • I.N.

    “E ndërkaq që politika vazhdon të gjenerojë pikëpyetje ekzistenciale, i vetmi lajm optimist është se të rinjtë komunistë kishin mbledhur shumë pak njerëz në manifestimin e tyre. Nuk harrova ta verifikoja vetë si e vetmja mënyrë për të harruar shqetësimin tim.”
    Ne nje Europe te demtuar nga krizat ekonomike dhe sistemet e paskrupullta bankare lind nje tjeter shqetesim mese i drejte per ti dhuruar vemendje, qe zonja Vasili e permend ne kete tekst: Lindja e idhujve te rrezikshem partiake te ekstremeve te majta e te djathta, qe pretendojne te zgjidhin me pushtete te dhunshme problemet e ekonomike.Zonja Vasili paraqet nje te te vertete te hidhur apo nje rrezik te mundshem qe i kanoset perendimit nga keto zhvillime politike qe mund ta kthejne ate ne perseritjen e viteve ’30-te.

    • Timo

      Nuk ka rezik më të madh se sistemi kapitalist. Pjellë e të gjitha  krizave.

    • Mustafa Taci

      Po c’ne zonja vasili kjo?!!! Kjo eshte kokrra e rruspise qe e njeh gjithe tirana

  • Dritonbakija

    Analize e mire e thjeshte dhe reale per boten e sotome ku jetjone .Ajo merre nje shembull te thjeshte se si pakanaqesi ne ,Itali dhe ne vendet tjera ku ka pakanaqesi ndaje poltikes te udheqeseve bortnore qe e drjetjone boten ku ka forca ekcstreme te mjata dhe te dhjadhta.

    • Davide

       po mbiemrin si e ke o dritonbakija? po shkollen fillore ku e ke mbaruar? boten e sotome ku jetjone? pakanaqesi ne itali dhe ku ka pakanaqesi, poltikes te udheheqeseve bortnore qe drjetjone, forca ekctreme te mjata dhe te dhjadhta? edhe me qellim ti kishe shkruar prape gomar mbetesh

  • Zaçe SEJDI

    Vrejtja qe ben zoti Sinan eshte e drejte.Zonja Vasili duket qe ka mangesi ne formimin e saj .Por une po i shtoj dhe disa pyetje te tjera.Si erdhe Bonaparti ne pushtet.C’ndodhi meekonomite e Europes me 1830.Pse lindi internacionalja me 1848.Pse nisi lufta e pare boterore .C’ndodhi me ekonomine europjane qe erdhi Hitleri ne pushtet.A nuk jane krizat ekonomike qe pjellin levizjet rradikale e nacionaliste.Shih Greqine sot.Zonja Vasili  te jesh e bukur nuk do te thote se je e zgjuar.Studjoje historine me rrenje se me dukesh si nje nxenesi dobet i  klases se nende.

  • Katarakti

    Edhe une nuk shoh ndonje gje te veçante te ky shkrim. Madje nuk kuptoj se çfare do te thote. Duhet te dini se komunizmi si ide dhe praktike lindi si nje kundershti e forte ndaj sistemit kapitalist, qe mbeshtetej  te shfrytezimi i njeriut nga njeriu, te shfrytezimi i popujve te tjere nepermjet kolonializmit etj etj. Nuk duhet te harrohet se kur lindi komunizmi dhe deri ne fillim te Luftes se Dyte Boterore punetoret ne Europe dhe Amerike ishin te detyruar te punonin nga 60 ore ne jave per nje page mizerabel. Deri ne vitin 1960 ne Amerike ekzistonte diskriminimi racial, gjysma e botes ishte pushtuar nga kapitalistet shpirtnjeriu franceze, angleze  etj etj.  Edhe kriza e sotme eshte produkut i drejtperdrejte i kapitalizmit grabitqar i mbeshtetur te fitimi maksimal dhe mashtrimi i paskrupullt. Persa i takon komunizmit ne Shqiperi ai ishte me shume nje diktature primitive, shume larg asaj qe kishte projektuar Marksi. Prandaj fillo te kuptosh pak boten sot. Dhe mendo me koken tende. Sepse nuk jemi me ne vitin 1990 kur kapitalizmi na dukej si mjalte e sheqer. Ishte ujku qe kishte lyer kemben me miell. Capisci? 

    • kapitalisti

      dmth ti je dokort qe bota ti kthehet aplikimit te komunizmit megjithe rreziqet qe solli dhe qe ne njohim.perderisa komunizmi nuk u aplikua askund si nje teori e sukseshme pse do behet tani.nuk mendon qe rikthimi i tyre do risllte te njejeten situate ,dhe meqe nuk e kupton kete thote gazetarja.

    • ada

       jemi ne vete qe e kemi sjelle kete vend ne kete gjendje mos ia vej fajin kapitalizmit,jemi ne qe kemi zgjedhur per ti vene ne krye keta ‘kapitalista’ se kemi ngelur me trauma nga komuizmi kohe ne te cilen nuk hapje dot gojen se ose te vrisnin ose te dergonin ne Spaç (shumica e shqiptareve nuk shkon ne voim per te vendor per vatin e tyre po e lene ate ne duar te te tjereve).nga kto traume e se kaluars akoma marrin sa te ne japin nuk luftojme per ate qe duam po marrim ate qe na vene para.per me teper ankohemi se duam me shume nderkohe qe asnje nga shqiptaret nuk e merr mundimin ti sjelle detyrat e veta ne vend.faji nuk eshte i kapitalizmit eshte i shqiptareve qe duan ti bien qylit dhe te fitojne pa bere asnje lloj sakrifice.

  • Eva

    Zonja Vasili me sa duket nuk e ben fare dallimin mes Marksit dhe Komunizmit qe jane si dita me naten. Marksi kur mori vesh se si po aplikoheshin idete e tij tha se “Nese ky eshte marksizmi, atehere une nuk jam marksist”. Po me sa duket keni njohur te dobeta ne analizen ideore dhe sociale. Remineshencat personale nga aplikimi i prape i ideve komuniste nuk te japin te drejte te gjykosh disa te rinj qe besojne tek ato ide, pasi ndjehen te shfrytezuar ne thelbin e tyre human nga ky sistem. Po te kishit lexuar historine e mendimeve politike qe cuan tek idete marksiste, do te cuditeshit se si sistemi idiot i Lindjes pretendonte se u referohej atyre. Ju lutem, shkruani per tema qe i njihni mire, mos ia lejoni vetes rolin e ‘analistit gjithcfarefoles’. 

    • lorin beu

       moj zonja eva .po pse behesh kaq e ceket ne analize moj vajze.apo ke inat qe sje aq e bukur sa ajo.ju femrat nuk duroni dot nje femer tjeter te ece perpara pastaj ankoheni se sju lene meshkujt te cani dhe shoqeria eshte maskiliste.gazetarja thote vetem qw veshtrimi po kthehet ne idete e marksit,pastaj flete per shfaqjen e radikaleve ne cdo vend dhe te gjitha zgjedhejt e fundit ne bote e tregojne kete.,ne france, ,greqi itali etj.po keto blogjet kete te keqe kane .flisni dhe fshihni surratin.

      • Eva

        O lorin bolja (se beu nuk je ti)! Mos u kruaj me komuentuesit po mundohu ti japesh nje kuptim jetes qe po te rreshket per shalesh dhe nuk po di me ku te kapesh… Njerezit kerkojne te kesh nivel analitik kur shkruan per fenomene qe i shqetesojne te gjithe dhe te mos lexojne rrefime te komplekseve dhe vanitetit personal te autorit. 
        Por, faji nuk eshte i artikull-shkrueses qe nuk di te thote asgje interesante e as i moderatoreve te faqes qe nuk fshijne komente qe nuk i krehin bishtin Enit, por i redaktoreve te gazetes prestigjioze ‘Shqip’ qe botojne artikuj pa pike vlere vetem per qoke ndaj dikujt qe nuk ja vlen… 

      • lorin beu

         moj eva me emer femre e gjuhe kurvash.bolet e di mire ku i merr ti pastaj zogu vogel . ti duhet te jesh nje femer  degjenerate  me surratin me keq se bolet e mia ( kujdes kur ti permendesh ma shpla  gojen mire )

  • Ana

     te gjithe shkruesit jane shume te ceket ne analizat e tyre.zonja vasili nuk thote as qe marksi ishte budalla .ajo thjesht hedh nje veshtrim ne ate qe po ndodh sot ne bote.thote te njejtat gjera qw thoni ju.thote qe ne kete kohe krize ne te gjithe boten po marrin terrern formacionet radikale.kaq thote.ju beni te diturin te gjithe duke kritikuar gjera qw ajo nuk i thote.thote qe po rilulezojne ide te vjetra.dhe kaq.kritikuesit vetem per te kritikuar qw bejne si te ditur nuk i duroj dot.

    • Andi

      Ana, nese materialet qe shkruesit publikojne jane vetem per veten e tyre, “ditar”, perjashtohen nga kerkesa per t’iu drejtuar opinionit apo jo? Pra s’duhen te vendosen ne rubriken qe ti lexon ne kete rast opinion. Aq me teper qe kur ne publiku lexojme analizen, op-ed, editorialin e te tjera si keto, mendojme se presim nje komunikim nder nesh. Ne nuk kerkojme monolog per kete kategori shkrimesh qe perfshin median e shkruar pasi vete natyra e ketyre e perjashtojne rrefimtarine bjerrashkruese. Krahaso pak opinonet ne New York Times, The Economist, Times, Corriere della Sera, Le Monde per te kuptuar lartesine e reres dhe thellesine e ujit qe eshte mbi te.

      • Ana

         pikerisht se i lexoj di te te them qe nuk gjej asgje nndryshe andi dhe mendoj se duhet  ti lexosh dhe ti jo vetem te besh sikur i lexon.tema eshte mese aktuale.per extremet radikale te majta e te djathta po sensibilizohet e gjithe bota.menyra si e trajtoni ju eshte tendencioze dhe driteshkurter.nje gazetar me nje shkrim nuk mund te ezauroje cdo pyetje qe te vjen ty ne koke. a je dakort ti qe po rigjallerohen keto ekstreme.fabula qe ka zgjedhur per ta ilustruar eshte e thjeshte dhe kuptim plote.edhe mua po te me jepnin ne dore cdo dite gazetat komuniste do mendohesha se pse kjo ndodh tani dhe jo me pare.edhe pse ka nje rilulezim te studimeve mbi marksin.edhe kjo nuk ndodh kot.mendoj qe analiza eshte shume e mire dhe sikur te gjithe mos bejme si filozofe dhe dijetare do kuptonim ndonje gje.

    • Andi

      Ana, shikimi i veprimit pertej tejdukshmerise fikse ku ndodhesh, ne perplasje me fabulen e idese qe te ofrohet, reflektimi kundervenes para pranevenies te lirise se “rrezikuar” apo reaksionimi i ndergjegjes ndaj ditarizimit vetjak si i pergjigjen driteshkurtesise dhe tendenciozitetit? Kur ti kerkon te rendesh ne kapjen e rrezetimit te jetes.Kur nuk mesohesh me levizjen jashteqenderzimit te pandryshueshem vertet mund te myshkohesh radikalisht duke u litarizuar brenda dhe jashte extremeve. Esenca e Marksit eshte permbi buken komuniste qe i piqet ne magjet pertypese nepermjet shitoreve te sotme.
      7 pasqyra x 7 dite ne 360 G. Ana Respekt.

  • Moby’s Dick

    @ Redaksia/Mod.Ehm…te me falni per offtopic por desha te senjaloj qe linku per te shkarikuar gazeten ne format PDF ne sitin e ri ben thjesh redirekt tek siti i vjeter i cili ben loop mbi veten. Eshte thjesht BUG apo  eshte politika e re e SHQIP qe te mos lejoje shkarkimin e gazetes falas ne PDF? Nqs eshte hipoteza e dyte, mendoj se duhet te eliminoni fake link nga siti i ri(i cili me duket mjaft interaktiv dhe terheqes).

    • http://www.gazeta-shqip.com/ Gazeta Shqip

      Pershendetje Moby’s Dick,
      ju faleminderit per interesimin. Eshte e vertete qe po ben redirect dhe ky ne fakt eshte faji yne pasi edhe konfigurimi i faqes se re ka ndryshuar mjaft aspekte te menaxhimit te vete faqes (perfshi ketu edhe gazeten ne PDF).

      Sherbimi i shkarkimit po rishikohet ne keto momente dhe nderkohe ne ditet ne vazhdim do te implementojme edhe nje sistem te ri vetem per menaxhimin e gazetes ne PDF.

      Edhe nje here ju faleminderit per njoftimin dhe qe na ndiqni.

      Me respekt,
      Gazeta Shqip

  • Taulnatkripa

    Jam dakort me mendimin e M.Gjillasit,Marksi ka te pakten 20 vjet qe une e kam pare te ribotuar dhe rivleresuar ne te gjithe perendimin vecanerisht ne Europe ,filosofia  etij e permbledhur para=mall=para ose paraja eshte gjitheshka ne kapitalizem sot po tregohet praktikisht .Kjo tregon se cfare niveli gazetaresh kane qene ne shqiperi qe kane udhehequr debate dhe kane bere opinione ne televizionet tona, por me mire qe tregojne veten…..

  • Davide

    normal qe per ty o Eni me eksperiencat kolektive qe ke pasur qe ne TVSh ata te rinjte komuniste ne manifestim do te ishin pak, se po te kishin qene shume me siguri do ti kishe verifikuar nje nga nje sa e kishin numrin e kembes. sec ke dhe nje fytyre sikur masturbohesh gjithe kohen.

    • lorin beu

      po surratin tend e ke pare mor david.po njerez si ajo njwetrez si ty nuk i zgjedhin as per ti permjer.ftoj redaksine te mos lejoje qe njerez si keta te fyejne te tjere .ftoj dhe te gjithe ata qe shkruajne neper blogje qe mos te lejojne keshtu funderrinash te behen pjese e blogjeve qe jane per shkembime idesh te kthehen ne shkembime sharjesh.turp.

  • Pinco Pallino

    Analize me te ceket vështire se mund te lexosh. Eni shkon ne libraritë me te mëdha te Milanos, çuditet qe sheh libra te Marksit, shqetësohet nga disa te rinj qe shpërndajnë pamflete kundër shfrytëzimit te njerëzve dhe klasës punëtore nga një oligarki bankieresh dhe vrapo te lektoret e saj ne universitet ti lajmëroje për rrezikun qe mund te sjelle nja devijim drejt qëndrimeve radikale. Pastaj për te qene e sigurte shkon dhe ne manifestimin e te rinjve komuniste dhe lehtësohet kur sheh qe nuk janë shume. Fiu…. kaloi rreziku.
    Analistja Eni as ja ka idenë Marksit (mban mbase mend ndonjë leksion marksismi ne gjimnaz teksa merrej me gjera te tjera ne bankën e shkollës), nuk njeh fare historinë e lëvizjeve studentore ne Itali, nuk njeh zhvillimet e 20 viteve te fundit ne ketë vend dhe pretendon t’i analizoje.
    Ne vend qe te habitet qe disa te rinj angazhohen ne protesta kundër një sistemi kapitalist qe është vene i teri ne shërbim te bankave ajo duhet te habitet qe, ne ndryshim me rininë shqiptare qe e kalon kohen klubeve apo bingove, rinia italiane ka qene dhe është gjithmonë ne balle te protestave për ndryshim. Sa per fenomenin Grillo, lere me mire fare, kur nuk arritën ta kuptojnë analistet “me ne ze” te Korrierit e te Republikës, për mos folur për mumiet ne krye te partive me te mëdha italiane, ç’mund te presësh nga një “gazetare” shqiptare.

    • kapitalisti

       hajde komunist hajde.po ti mo sanco panco pse nuk del te shperndash gazeta kouiniste dhe ti.po cpret nga ky popull komunist.shiko si reagoni te gjith.a ju doni enver hoxhen te gjith tju fusi ne burg kur vishni pantallona te shkurtra.poshte kpomunistet.

      • Anton

        Po ti pse nuk del te protestosh kunder Sales? Sahanlepires frikacak!

        • ada

           nje komunist nuk mund ti thoje kurr frikacak nje kapitlisti sse firkacake jane komunistat qe u vrane nenat vllezerit motrat baballaret dhe ndenjen duke vrojtuar pa bere apsolutisht asgje perveç fshirjes se loteve qe te mos ua shifnin se perndryshe mund te kishin edhe ata te njejtin fund……………………..

  • Anna Dispoto

     pikerisht se i lexoj di te te them qe nuk gjej asgje nndryshe andi dhe mendoj se duhet  ti lexosh dhe ti jo vetem te besh sikur i lexon.tema eshte mese aktuale.per extremet radikale te majta e te djathta po sensibilizohet e gjithe bota.menyra si e trajtoni ju eshte tendencioze dhe driteshkurter.nje gazetar me nje shkrim nuk mund te ezauroje cdo pyetje qe te vjen ty ne koke. a je dakort ti qe po rigjallerohen keto ekstreme.fabula qe ka zgjedhur per ta ilustruar eshte e thjeshte dhe kuptim plote.edhe mua po te me jepnin ne dore cdo dite gazetat komuniste do mendohesha se pse kjo ndodh tani dhe jo me pare.edhe pse ka nje rilulezim te studimeve mbi marksin.edhe kjo nuk ndodh kot.mendoj qe analiza eshte shume e mire dhe sikur te gjithe mos bejme si filozofe dhe dijetare do kuptonim ndonje gje.

  • Ana

    te
    gjithe shkruesit jane shume te ceket ne analizat e tyre.zonja vasili
    nuk thote as qe marksi ishte budalla .ajo thjesht hedh nje veshtrim ne
    ate qe po ndodh sot ne bote.thote te njejtat gjera qw thoni ju.thote qe
    ne kete kohe krize ne te gjithe boten po marrin terrern formacionet
    radikale.kaq thote.ju beni te diturin te gjithe duke kritikuar gjera qw
    ajo nuk i thote.thote qe po rilulezojne ide te vjetra.dhe
    kaq.kritikuesit vetem per te kritikuar qw bejne si te ditur nuk i duroj
    dot.

  • Dritonbakija

    Une Emerin E Kame ,Driton dhe mbiemrin Bakija.I Pergjigjem kometin te ,Davidit se ka pasur fjalen per pakanaqesit ndaj poltikes se udheqeseve bortnore qe udheqin boten dhe si rezutate i kesaje, pakanqesije  fijtojne forcat radikale ose ekstreme te djadhta si ato me qellime fashiste qe jane kundere nje poltike te tille te udhequr sode po ashtu forca e mjata ,Komonsite qe jane kundere sistemit kapitaliste.Une e kame kryer shkollen fillore te meseme dhe shkolen e larte ,Histori-Gjeograhi ne ,Gjakove sa per ineformate zoetri ,David ju lutem ti me pergjigjeshe komentit reagues nese do ti te pergjigjeshe. 

  • Niko Maloku

    ENI! TE LUTEM MOS U TREMB. SA TE JETOSH TI, ESHTE E SIGURTE SE NUK RIVENDOSET SISTEMI KOMUNIST.PA JU NJOHUR, KAM PASUR RESPEKT NGA LARG PER JU SI GAZETARE. ME KANE CUDITUR DY GJERA QE KE BERE. MBESHTETJA JOTE PER ZONJEN TOPALLI PER PRESIDENTE, PER NJE NJERI FARE ORDINERE DHE TE DISKREDITUAR DHE NGA ANA TJETER, NJE PERCMIM QE IU BEJE NJE HERE TJETER DISA PIKTURAVE TE REALIZMIT SOCIALIST, KU SHFAQESHIN FEMRA ME KAZME APO PUSHKE NE DORE. NUK BESOJ SE NUK E KINI AQ KULTURE SA TE KUPTONI SE CDO KOHE DHE VEND KA PSIKOLOGJINE, BOTEKUPTIMIN DHE DHE PRIRJET E VETA NE TEGJITHA FUSHAT E JETES. PO TE STUDIOSH ME SHUME, DO VERESH SE EDHE NE VENDET PERENDIMORE KA PATUR TE TILLA VEPRA ARTI. SA PER ZONJEN TOPALLI NUK PO TE SHPJEGOJ PSE NUK DUHET TE ULESH VETEN AQ POSHTE SA TE SPONSORIZOSH ATE. BINDJA IME ESHTE SE, PER TE QENE NJERI I VLEFSHEM PER VETEN, FAMILJEN DHE SHOQERINE, NUK KA FARE RENDESI A JE KOMUNIST APO ANTIKOMUNIST. SISTEMI I VLERAVE UNIVERSALE MORALE KA LINDUR PARA KOMUNIZMIT DHE ANTIKOMUNIZMIT. DUHET TE DISH EDHE DICKA TJETER:ANTIKOMUNISTET NUK JANE BERE TE TILLE PER SHKAK TE IDEALEVE, POR PER SHKAK TE INTERESAVE. SIKUR SHOQERIA NJEREZORE TE ISHTE E DREJTE, NUK KISHTE NEVOJE AS PER BIBLEN DHE AS PER KAPITALIN E MARKSIT. TI CUDITESH SE PERSE DISA NE ITALI SHFRYTEZOJNE PAKENAQESINE E POPULLIT PER T’U FAKTORIZUAR. PO ATA QE DOLEN PAS 1990, A NUK SHFRYTEZUAN PIKERISHT KETE GJE PER TE RREMBYER PUSHTETIN DHE PER TE GRABITUR POPULLIN SHQIPTAR. SA PER MARKSIN, PO TE KUJTOJ SE NE VITIN 1996 ESHTE SHPALLUR MENDIMTARI I MIJEVJECARIT NGA NJE SONDASH I BERE NGA BBC NE 40 VENDE TE BOTES, NDERSA NE VITIN 2003, NGA NJE SONDASH I BERE NE GJERMANI, KU U PYETEN 3 MILION GJERMANE KA ZENE VENDIN E TRETE ( PAK ADENAUERIT DHE MARTIN LUTERI) NDER 1300 FIGURAT ME TE MEDHA QE KA NXJERRE GJERMANIA GJATE GJITHE HISTORISE SE SAJ.

  • Ruben

    Sa per sqarim te gjithe komentuesve qe pyesin veten per arsyet e ketij shkrimi; Eni, kjo gazetare medioker dhe njeri me shpirt te vogel e meskin, nuk ka asnje shqetesim tjeter pervec faktit qe do te tregoje se nuk eshte zhdukur si shurra e pules nga qarkullimi si e papune dhe pa te ardhme ne media. Do te na tregoje qe po studjon ne Milano dhe eshte nje ‘intelektuale e angazhuar’. Ja kjo eshte arsyeja e shkrimit. Mund te kishte shkruar per cdo gje tjeter qe do ti dilte perpara qofte edhe per picat a metrone e Milanos, mjafton te na tregonte se shkon ne universitet. Thjesht, kompleksi i nje femre patetike dhe pa ansje fije pasioni dhe simpatie ne zemer pervec vanitetit qe i mbush cdo skaj te trupit qe po i plaket….
    Edhe dicka, kur flet per miqte ketej e andej detit ja fut kot, se ne gjithe jeten e saj nuk ka asnje mik por vetem njerez me te cilet e ka lidhur interesi dhe ju ka ofruar ne shkembim favore prej ‘hireve’ te saj qe po zhduken nje nga nje. Apo jo Eni? 

  • http://twitter.com/coocooche gentjan kocaqi

    Ky artikull permban shume pasaktesira dhe eshte shkruar keq. Humbje kohe…

  • landi

    Marksi eshte nje nga figurat me te medhe ne historine boterore.Po rendi socialist qe u vendos ne evropen lindore per fat te keq dhe ne Shqiperi nuk kishte asgje te perbashket me marksizmin, ndryshe si shpjegohet qe te gjithe ata qe vinin nga vendet e lindjes ruset,setrbet …dhe shqiptaret ne vitet 90 te vrisnin per leke dhe krijuan mafiet me te egra qe kishte njohur kapitalizmi derri atehere

    • ish-Sportdashesi.com

       Mafia me e madhe u krijua nga keto vende sepse deri ne ate periudhe ajo si bishe ishte mbajtur e mbyllur ne kafaz. Keshtu kushdo qe mndonte dhe mashtrimin me te vogel per te rrembyer kapitalin e tjetrtit perfundonte si i burgosur politik me ide mikroborgjeze dhe kapitaliste rrezik per pronen e perbashket. Ne fakt ai nuk ishte desident por nje kriminel,mashtrues,hajdut ordiner. Mbas hapjes te sistemit te gjitha ata qe ishin ne burgje si te tille ose qe nuk ishin fizikisht (mbasi mentalisht ishin te izoluar nga shoqeria dhe propaganda e atehershme komuniste) dolen jashe dhe ishin si bisha te lira. Prandaj dhe ne shqiptaret morem dhe emrin me tekeq mbasi kemi pasur dhe hajdutet me te persekuatuar ne kohen e komunizmit

  • ish-Sportdashesi

    Ca shani kot se koti komunistet.  Komunistet e vertete qe ishin ne zemer dhe ne ide jipnin jeten e tyre per atdheun ( pune,shoqeri etj) dhe ndihmonin kombet e tjera pa pike interesi politik dhe ekonomik. Ne shqiptaret sot jemi bere antikomunista sepse po rrojme ne epoken e demagogjise antikomuniste qe mban eemrin e nje ishkomunisti si Sali Berisha. Po ju bej nje pyetje : Me te vertete Saliu dhe ndihmesit e tij kane qene me te vertete komuniste . JO e madhe. Gjithashtu te gjithe ato zyrtare dhe punonjes shteti ne kohen e sitemit monist kane qene me te vertete Komunista ? JO sepse ato u interesuan vetem per kolltuqet e tyre dhe shfrytezuan sitemin komunist dhe si “komunist” te “flakur” nepermjet te shtuquajtures”Dikatature protelatariati” per te sunduar mbi te tjeret. Mbas viteve 90 ishin te njejtet qe ndryshuan direkt flamur per te pasur pushtet por tashme si “antikomunist” perpiqen te mbushin mendjen qe te keqen ketij vendi ja solli Enver Hoxha dhe jo ato punonjesit e shtetit qe sabotonin punen e njeri-tjetrit si e si qe te rriteshin ne pushtet. Atyreve ne kohen e Enverit fatmiresisht i ishte kontrulluar pasurimi ndersa tashti fatkeqesisht e shiten Shqiperine per mbushur xhepat e tyre dhe te sternipave te tyre! Te jesh Komunist do te thote te jesh ndjekes i je ideja ( qofte utopike) por te jesh ANTI-komunist do te thosh te jesh kunder nje ideje qe me pak llafe do te thosh ti vete mos te kesh asnje ide. Prandaj dhe Shqiperia ketu e 22 vjet ka ngeluar mjaft mbrapa ne cdo aspekt. Mendoni se cfare ndryshimi pati Shqiperia nga 1945-1966 ne cdo fushe te jetes : ekonomik,art,kulture,shkolle,sport etj dhe krahasoni ate me zhvillimin qe ka bere Shqiperia nga 1991-2012.
    Mesa mbaj mend une vetem ne 2-3 vitet e para te mbas Luftes shqiptaret akuazonin nazistet dhe fashistet per demet e bera dhe per Shqiperine e shkaterruar qe e la lufta se pastaj iu futen punes dhe e rindertuan. Ndersa sot dhe mbas 22 vjetesh akuzojme akoma sistemin komunist i cili ne fakt la nje shtet me organizim te administrimit (qytet e fshat) , pasuri te shumta te interesit te perbashket (te shtetit) si toka bujqesore te mirembajtura,fabrika,uzina,kombinate,hidrocentrale,shkolla,Shtepi kulturale, muze,stadiumi , etj  te gjitha keto qe te shquarit “ANTIKOMUNISTA” i hkaterruan ose i shiten duke u bere ata pasaniket e sotem te Shqiperise dhe kur me i varfri midis ketyreve cakenjve eshte edhe me i pasuri se Enveri.
    Shifni faktet qe tregohen nga veprat dhe statistikat dhe jo nga qejfet dhe idete tuaja te tifozellikut  politik.

  • Gerti

    Me ndjeni, po vetem analize nuk eshte kjo. Zonja ne fjale po na tregon qe jeton ne Milano. Pune per te kjo. Mund ta kishte bere permes kete njoftim faqeve te shtypit roze, por jo permes nje te shkruareje amatoreske dhe shume te debet. Me ndjeni dhe juve qe komentoni e debatoni mbi markisn e idete komuniste. Zonja ne fjale nuk ia ka haberin. Nuk ka lexuar ndonje liber ne jeten e saj, tani qe po na navigoka mes librarive te Milanos ne moshen 40 vjec, pasi ka mbetur pa pune dhe po tenton te lexoje librin e saj te pare ne jete. 

  • Pena

    Ne teorine e tij per rendin komunist Marksi,vazhdimisht fliste per vendet e zhvilluara kapitaliste,ose ne nje grup vendesh te tilla,por as Marksi dhe as Engelsi nuk folen kurre per sistem komunist ne vendet e pa zhvilluara,te pa pjekura si sistem kapitalist.E Verteta eshte se ne rrugen e komunizmit u futen vende gjysem feudale si Rsia,Kina e nje varg vendesh te tjera jo te zhvilluara ne stadin e nje kapitalizmi te “pjekur”.Per Shqiperine as qe mund te behej fjale fare per komunizem.Ajo hyri ne ate rruge krejt aksidentalisht,pa pasur as proletarjat e as borgjezi.As Marksi e as Engelsi nuk kane folur per revolucion te dhunshem proletar,Kete teori e tori me vone  Lenini,qe dha shembullin e pare dhe e pasuan mjaft vende te tjere,duke e “eksportuar”.Pra u krye nje fare socializmi eklektik,me pretendime per nje shoqeri te ardheshme komuniste.Koha e vertetoi qartesisht se as edhe njeri nga keto vende e lidere te veteshpallur dishepuj te Marksit,nuk kane qene te tille.Teoria e Marksit dhe Engelsit nuk arriti asnjehere te vihej ne jete.Ajo u shtremberua e deformua gati nga te gjithe lideret,me e pa qellim.Dhe…,sot bota eshte atje ku ishte,nen shfrytezimin me te eger kapitalist ,por dhe e “zhgenjyer” disi nga eksperimenti i deshtuar.
    Kohet kane ndryshuar shume qysh atehere.Proletarjati eshte shtuar e varferuar me teper.Borgjezia nderkombetare eshte fuqizuar e pasuruar me teper ,por dhe ka fituar pervoje e metoda shume te sofistikuara per te shtypur cdo shkendije.Ka vite qe nuk flitet me per sindikata puntore,per revolta popullore masive etj.Me permbysjen e atij qe quhej Kampi Komunist,borgjezia nderkombetare eshte ne kulmin e fuqise se saj dhe jo pa qellim,ajo le te lire te demonstrojne forcen ,me pranine e tyre ne rritje,ekstremet e djathta.Sot eshte veshtire te gjesh nje lider te majte te kompletuar e me inteligjence te mjaftueshme(ne tere boten),pa folur per  lider te vertete me ide marksiste.Per me teper,teoria marksiste ,ne kushtet e sotme ka ende nevoje te perpunohet e pershtatet ne perputhje me rrethanat e reja.Jane pikerisht keto perpelitje te  vetmuara,te  coroditura e pa koke,qe verehen kudo sot ne bote.Kete konstatim e gjejme dhe ne keto pak rreshta te z.Eni Vasili.Ky eshte nje realitet qe e prekim te gjithe cdo dite.Tek ne ishin fare normale nxitja e akteve vandaliste ndaj gjitheckaje qe quhej komuniste (qofte ndertesa,fabrika,uzina,miniera,shkolla,spitale),inkurajimi i firmave piramidale e deri e qelluara me top e tanke e godines se qeverise e parlamenti me 1997-98.Por,mos harrojme qe brenda disa oresh u mblodh Keshilli i Sigurimit dhe “mbuloi” me uniforma kaki gjithe Shqiperine.Nga ana tjeter vetem disa vjet me vone,u stimuluan “burra shteti” bandite qe qelluan ne mes te dites popullin e tyre,protestues paqesore me duart ne xhepa.Kjo ishte dhe mbetet “demokracia”e shume enderruar prej shqiptareve.
    Lideret e partive te sotme politike ne Shqiperi jane komunistet e djeshem,qe s`kane qene kurre komuniste te vertete e s`e kane dashur kurre popullin dhe atdheun e tyre.U desh te vinte kjo dite,qe vete zv. i Nexhmie Hoxhes (F.Nano)ta tregoje fytyren e tij te vertete prej vampiri,pa folur per te tjeret me radhe “vellezerit siameze”.Por shpetimi (ose se paku permirsimi) nuk ka per ti ardhur kurre Shqiperise si dhurate nga jashte,por as edhe pavaresisht faktoreve te jashtem.Hapja me boten e me problemet qe ajo perjeton do te na integroje tek pjesa e saj progresive.

  • arjani

    Kete zonjen e shqetesokan disa studente qe mbrokan te idete e tyre pa demtuar asnje njeri??!!!!
    Kjo eshte demokracia. Duhesh te shqetesohet me shume kur sheh burra gra e femije qe punojne tere dites dhe nuk sigurojne buken e gojes dhe nje shtet qe ben sikur nuk i shikon.
    Kjo gazetare qe ka mbrojtur cdo marrezi te berishes ne pushtet shqetesohet per demokracine ne Europen perndimore??????!!!!!!!!!!