Falkao & Diego, çfarë shou, dhe trofeu i Europa League i shkon Atletikos së Madridit, që mundi 3-0 Atletikon e Bilbaos mbrëmë në finalen e Bukureshtit. Në përballjen e dy skuadrave, me qëllimin për të çuar në shtëpinë e tyre trofeun e dytë për klube për nga prestigji në Kontinentin e Vjetër: nga njëra anë Atletiko Madrid, nga ana tjetër Atletiko Bilbao, me dy trajnerë argjentinas, përkatësisht Diego Siemeon dhe Marselo Bielsa. Të dy teknikët u kishin besuar futbollistëve më të mirë për të pasur sukses në mbrëmjen e madhe të Bukureshtit. Liderët përkatës të skuadrave pritej të ishin: Falkao për madrilenët dhe Lorente nga ana e kundërt. Por pjesa e parë është mbyllur nën shenjën e sulmuesit kolumbian të Atletikos së Madridit, i cili ishte më i frikshmi i skuadrës së Simeones. Pas vetëm 7 minutash lojë, Atletiko e Madridit kaloi në avantazh falë një goli të bukur të bomberit Falkao: Një eurogol i kolumbianit, i cili pasi është rifutur në zonë, ka lëshuar me të majtën një gjuajtje të mrekullueshme, që përfundoi në trekëndëshin e portës së baskëve. Në minutën e 34-t ishte sërish Falkao, sërish ai!!! Një tjetër gol i madh i sulmuesit, i cili kontrollon topin e marrë pas një asisti të Arda Turan brenda zonës, dhe pas një finteje firmosi golin e tij të dytë me një të majtë të kalibruar. Atletiko e Bilbaos bëri shumë pak në pjesën e parë, përjashto një moment të dyshimtë, kur Lorente u mbajt nga një mbrojtës në momentin që topi po shkonte drejt tij pas një goditjeje dënimi. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në dhomat e zhveshjes, Biela mendon të bëjë dy ndryshime në radhët e skuadrës së tij (Ibai për Borde dhe Perez për Iturraspe) në kërkim të përmbysjes së dizavantazhit. Minutat e para tregojnë një Bilbao më kërkuese, por për të kaluar murin mbrojtës të madrilenëve ka qenë më se e vështirë. Skuadra e Simeones është mbrojtur me forca të shumta dhe ka tentuar disa herë kundërsulmin, duke rrezikuar kundërshtarët. Baskët me kalimin e minutave arrijnë të krijojnë raste, por në asnjë prej tyre nuk kanë mundur ta çojnë topin në rrjetë. Ndërsa Falkao trondit shtyllën e Bilbaos në një tjetër kundërsulm të shpejtë kur duheshin 15 minuta nga fundi i ndeshjes. Kur pritej të paktën një gol i baskëve, Atletiko Madrid siguron fitoren dhe trofeun me një gol të Diegos, që pasi triblon një mbrojtës, lëshon një diagonale që përfundon në rrjetë. Minutat në vazhdim ofrojnë vetëm një shtyllë të Ibai, por rezultati nuk ndryshon dhe Atletiko e Madridit, falë fitores 3-0 u shpall fituese e Europa League për vitin 2012.


 


Zhgënjimi


Zhgënjen Atletik e Bilbaos në finalen e Bukureshtit, ku Atletiko e Madridit fitoi trofeun e dytë për klube për nga prestigji në Europë, duke troumfuar me rezultatin 3-0