Inzaghi e Gattuso braktisin Milanin

Gattuso premton: “Do largohem për një vit, më pas të shohim çdo ndodh”

 Pas Alessandro Nesta, edhe Gennaro Gattuso e Filippo Inzaghi braktisin ekipin “kuq e zi”. Pipo, heroi i “Champions League” të fundit dhe milanist që prej 11 vitesh, ka shkruar një letër publike ku bën të ditur arsyet e largimit të tij nga ekipi i Milanit.

“I Dashuri im Milan, po të lë sepse kështu e ka jeta, sepse erdhi momenti. E di edhe ti”, shkruan mes të tjerash Pipo.

Ndërkohë mesfushori Gattuso premton një rikthim të mundshëm, ndoshta si trajner:“Erdhi momenti t’u jap hapësirë edhe të tjerëve. Kjo është vetëm një mirupafshim, do të largohem për një vit dhe pastaj të shohim se çdo të ndodh”, ka thënë ai një orë pas takimit me Adriano Gallianin.

11 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 11 Maj 2012. Sport. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry