Lady Gaga do të ketë një rol në serialin shumë popullor me kartona “The Simpsons”. Këngëtarja amerikane ka zbuluar se ajo do të ketë një ‘rol’ të vogël, nëse mund të quhet kështu, ndërsa do të këndojë një version të animuar të vetes së saj në një episod të ardhshëm të filmit komedi me kartona ‘The Simpsons’.
Këngëtarja e shumë këngëve të kthyera në hite do të interpretojë në një episod, i cili do të transmetohet në 20 maj, në SHBA , me titull “Lisa bëhet Gaga”, ku personazhi i saj do të jetë disi i çuditshëm (në thelb, ashtu siç është Gaga realisht), shumë shkatarraqe, dhe do t’i ndërrojë shpesh veshjet e saj po aq të çuditshme. “Në fund të fundit, unë do të luaj një personazh disi shkatarraq, ashtu siç jam vërtetë në jetën e përditshme”, thotë këngëtarja.
Ndër veshjet e shumta dhe të çuditshme që do të parakalojnë bashkë me personazhin e Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stef Germanotta, do të jetë edhe fustanin i saj famëkeq i bërë me mish viçi të gjallë, i cili ngjalli vërtetë shumë reagime dhe kritika kur u vesh prej këngëtares në MTV Video Music Awards 2010, në Los Anxhelos.
26-vjeçarja shprehet se e kishte shijuar në maksimum këtë eksperiencë jo të zakonshme për të, duke e përshkruar rolin e saj në serialin shumë popullor jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rritur, “The Simpsons”, si gjënë më argëtuese që kishte bërë ndonjëherë.
11 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)