Dënimi i karikaturistit iranian, Mahmud Shokraj, ka nxitur reagime të disa agjencive të lajmeve dhe karikaturistëve. Shokraj është dënuar me 25 goditje me kamxhik, për shkak se ka vizatuar ligjvënësin konservator, Ahmad Lotfi Ashtiani, si futbollist.


Karikatuara është vlerësuar si fyerje nga ligjvënësi, i cili është në mesin e politikanëve që kritikohen për ndërhyrje në sport. Në një deklaratë të përbashkët, disa faqe ueb lajmesh, me seli në Iran, kanë dënuar masën për Shokrajin, duke paralajmëruar se ajo paraqet një precedent të rrezikshëm.


Deklarata thekson se karikaturat e politikanëve, përfshirë të presidentëve iranianë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, janë të rëndomta në Iran. Një numër karikaturistësh iranianë kanë protestuar po ashtu kundër dënimit të Shokrajit. Duke folur për Radio ‘Farda’-n, karikaturisti me seli në Paris, Mana Sejestani, i cili ka iniciuar protestën ‘online’, tha se dënimi është alarmues.


11 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)