Këngëtarja nga Barbados, Rihanna, vetëm ditën e djeshme ka lënë spitalin dhe menjëherë e shohim në tapetin e kuq, në formë të shkëlqyer fizike për të prezantuar filmin “Battleship”, ku këngëtarja është një nga protagonistet. Edhe këtë herë, 24-vjeçarja nuk zhgënjen me paraqitjen e saj gjithmonë autentike.
Ajo mbante veshur një fustan të bardhë, i cili i zbulonte gati të gjithë shpinën dhe kishte një të çarë përpara që i nxirrte në pah këmbët e tonifikuar. Pra, pak gjë ishte mbuluar nga trupi i mrekullueshëm i këngëtares së suksesshme, duke i lënë rrugë të lirë imagjinatës së gjithkujt, ashtu siç zakonisht ndodh në çdo paraqitje publike të Rihanës.
Kjo është ndoshta edhe një përpjekje për të sfiduar publikisht protagonisten tjetër femër të filmit “Battleship”, modelen bionde dhe jo më pak sensuale, Brookyn Decker, e cila gjithashtu ishte veshur me ngjyra të çelura, por pavarësisht transparencë së fustanit të saj tepër romantik, ishte shumë larg ekstravagancë së veshjes së Rihanës.
11 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)