Urdhri i Infermierit

Urdhri i Infermierit

26
0
SHPËRNDAJE

Rreth 100 ankesa për sjelljen e mjekëve

Qytetarët ankohen për sjelljen e infermierëve në orarin e punës. Zyrtarisht sqarohet se në Urdhrin e Infermierit janë depozituar rreth 100 ankesa për mungesën e korrektesës së infermierëve. Bluzat e bardha në Tiranë, por edhe më gjerë kanë probleme me etikën profesionale, veshjen e vonesat në orare. Ky është konkluzioni i këtij institucioni, pas ngritjes së një task-force për kontrollet në spitalet e qendrat shëndetësore.

Sabri Skënderi, kreu i UISH-së, sqaroi se për çdo shkelje janë vendosur gjoba që në total arrijnë në 500. Urdhri i Infermierit i bën thirrje bluzave të bardha të jenë korrekt me pacientët, pasi në të kundërt do të merren masa të rënda ndëshkimore.