Anglia
Kris Smalling do të humbasë Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë verë në Ukrainë dhe Poloni, pasi ka pësuar një dëmtim serioz në ijë. Mbrojtësi i kombëtares angleze të futbollit nuk do të mundë të luajë kompeticionin e tij të parë të rëndësishëm në karrierë. Futbollisti i Mançester Junajtid ka zhvilluar vetëm tri ndeshje me Anglinë dhe Roi Hoxhson do ta përfshinte në 23 lojtarët e grumbulluar për Euro 2012. Tekniku i Junajtid, Sër Aleks Ferguson, bëri të ditur se Deni Uellbek vazhdon të jetë i dëmtuar, por do të jetë i gatshëm për turneun nëse do të përzgjidhet nga tekniku i “Tre Luanëve”.