Katër muaj më parë, revista People raportoi se lidhja Johnny Depp dhe Vanessa Paradis qe përfundimisht e mbyllur, por këtë javë, Depp mohoi ndarjen nga shoqja e tij e 14 viteve të fundit.
“Thashethemet nuk janë të vërteta,” tha aktori 48 vjeçar ndërsa gjendej në Londër për prezantimin e filimit “Dark Shadoës”. Megjithatë, Paradis nuk qe e pranishme në prezantim dhe nuk është parë nën shoqërinë e Depp prej shumë kohës, gjë që është shoqëruar me thashetheme se jo gjithçka mes tyre shkon mirë. 12 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)
