Valentin Gjokaj në provë te Njukasëlli

Talenti

Futbollisti i ri kosovar, Valentin Gjokaj, është në provë tek skuadra angleze Njukasëll Junajtid. Talenti 18-vjeçar, futbollist i skuadrës së Lucernës, pas performancave fantastike me skuadrën zvicerane ka fituar të drejtën për të qenë për disa ditë në provë te skuadra e njohur angleze. Gjokaj shquhet për stilin e tij të lojës dhe formën që ka treguar me të rinjtë e Lucernës, ndërsa në Zvicër, ai komentohet si një futbollist me të ardhme të ndritur. Skuadra angleze është e bindur se Gjokaj do t’i tregojë aftësitë edhe në prova dhe do t’i ofrojë kosovarit kontratë afatgjatë në Njukasëll. Gjokaj luan në pozitën e mbrojtësit.

Autor te 12 Maj 2012. Sport. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry