Konferenca


Roli parësor i mjekëve të familjes, si shtylla kryesore e sistemit shëndetësor, mbetet një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i pranishëm në konferencën e zhvilluar dje, tha se nuk mund të ketë eficiencë të plotë në një sistem, nëse nuk vlerësohet roli i mjekut të familjes, një nga qëllimet kryesore të politikave të MSH-së. Në këtë drejtim është përkushtuar edhe Fakulteti i Mjekësisë, i cili ka hartuar kurrikula specifike në ndihmë të trajnimit të mjekëve të familjes në vend. Konferenca u mbajt në ambientet e një prej universiteteve private në kryeqytet, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Departamentin Mjek-Familje, Fakultetin e Mjekësisë dhe Universitetin e Tiranës.