Sulmuesi 34 vjeçar i Unidezes Antonio Di Natale, i cili i ka munguar kombëtares së Italisë që nga viti 2010, është përfshirë në listën provizore me 32 lojtarë të trajnerit Cesare Prandelli gjatë përgatitjeve për Europianin 2012 që do të luhet në Poloni dhe Ukrainë në qershor.
Di Natale nuk ia doli të jetë në krye të listës së golashënuesve të Serisë A për sezonin e tretë radhazi por gjithsesi shënoi 23 herë për Udinezen gjatë kampionatin italian. Ai ka shënuar 80 gola gjatë tre sezoneve të fundit, pavarësisht se nuk është thirrur te kombëtarja italiane që nga viti 2010.
Në skuadrën italiane ka patur edhe surpriza të tjera. Fabio Borini u konfirmua si pjësëmarrës për sulmues pasi bëri debutimin e tij në miqësoren kundër SHBA-së në shkurt. Mattia Destro, 21 vjeç u përfshi gjithashtu për herë të parë pasi shënoi 12 gola për Sienën.
Ndërkohë, në mesfushë Prandelli ka përzgjedhur Alessandro Diamanti nga skuadra e Bolonjës. Ai ka shënuar shtatë gola për skuadrën e tij këtë sezon. Në listën e skuadrës së përkohëshme janë përfshirë edhe Emanuele Giaçherini, i cili fitoi kampionatin me Juventusin dhe 19 vjeçari Marco Verratti, i cili luan në serinë B ër Peskarën. Italia do të luajë në grupin C kundër kampionëve të vitit 2008, Spanjën më 10 qershor dhe do të përballet katër ditë më vonë me Kroacinë e më 18 qershor me Irlandën.
Skuadra e përkohëshme e Italisë
Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Morgan De Sanctis (SSC Napoli), Salvatore Sirigu (Paris Saint-Germain FC), Emiliano Viviano (US Città di Palermo).
Mbrojtës: Ignazio Abate (AC Milan), Davide Astori (Cagliari Calcio) Federico Balzaretti (US Città di Palermo), Andrea Barzagli (Juventus), Salvatore Boçhetti (FC Rubin Kazan), Leonardo Bonuçi (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Domenico Criscito (FC Zenit Saint Petersburg), Christian Maggio (SSC Napoli), Angelo Obinze Ogbonna (Torino FC), Andrea Ranoçhia (FC Internazionale Milano).
Mesfushorë: Luca Cigarini (Atalanta BC), Daniele De Rossi (AS Roma), Alessandro Diamanti (Bologna FC), Emanuele Giaçherini (Juventus), Claudio Marchisio (Juventus), Riçardo Montolivo (ACF Fiorentina), Thiago Motta (Paris Saint-Germain FC), Antonio Nocerino (AC Milan), Andrea Pirlo (Juventus), Ezequiel Schelotto (Atalanta BC), Marco Verratti (Pescara Calcio).
Sulmues: Mario Balotelli (Manchester City FC), Fabio Borini (AS Roma), Antonio Cassano (AC Milan), Mattia Destro (AC Siena), Antonio Di Natale (Udinese Calcio), Sebastian Giovinco (FC Parma).
