ME “STALININ” KUNDËR “HITLERIT”

ANDREA STEFANI – Ka situata politike kur për një moment, logjika duhet të triumfojë mbi moralin. Një të tillë moment kishim gjatë Luftës së II Botërore kur Ruzvelti dhe Çurçilli u detyruan të bëjnë aleancë me diktatorin e kuq, Stalin, për të mundur Adolf Hitlerin, një kërcënim tepër akut që i kanosej njerëzimit. Nëse perëndimorët do kishin kufizuar aksionin e tyre politiko-ushtarak me konsiderata morale aleanca, e përbotshme kundër nazizmit nuk do të ishte realizuar dhe përfundimi i luftës do të kishte qenë krejt tjetër. Një e tillë situatë, ku në balancë janë logjika dhe morali, shpaloset sot në politikën shqiptare. Opozita duhet të mposhtë autokratin Berisha, që është rreziku kryesor për projektin demokratiko-liberal në Shqipëri. Hapi i parë është që Berisha të mos arrijë të vendosë në postin e Presidentit një prej shërbëtorëve të tij, gjë që do të ishte njësoj sikur Berisha Kryeministër të mbante personalisht edhe postin e Presidentit. Sepse dy postet më të larta të shtetit në duart e veta, dhe me legjislativin të nënshtruar ndaj vullnetit të tij me anë të shumicës tiranike, Berisha do t’i jepte fund ndarjes reale të pushteteve. Rruga për sundimin e tij absolut do të ishte e hapur. Me nevojën e shmangies së këtij kryerreziku tërasgjësues për projektin europian në Shqipëri duhet logjikuar edhe afrimi i Edi Ramës me Ilir Metën.

 

***

Duket se Edi Rama e ka kuptuar se Berisha vështirë të mposhtet pa bashkuar të gjithë të majtën dhe se refuzimi në 2009 për të bashkëpunuar me LSI-në ka qenë një luks i tepruar që si çdo luks i tillë, ka pasur një kosto shumë të lartë. Ndërkaq, afrimi i tij i vonuar me Metën, rrezikon një kosto të lartë morale për shkak të tradhtimit që Meta i bëri elektoratit të majtë ndërsa çoi te Berisha ato vota që kishte premtuar se do ishin të sigurta kundër Berishës. Këtij mëkati i duhet shtuar edhe njollosjes së këtij të fundit në bashkëqeverisjen e korruptuar me autokratin dhe sidomos, përfshirja personale në një aferë të ndyrë korrupsioni që, për shkak se u pa me zë dhe me figurë nga publiku, nuk mund të lahet moralisht me anë të një vendimi të dyshimtë nga një gjykatë po aq e dyshimtë shqiptare. Nuk duhet harruar se pikërisht videoskandali Meta-Prifti u bë shkak për protestën e 21 janarit ku automatikët dhe pistoletat e qeverisë, vranë 4 qytetarë të pafajshëm. Por përballë këtyre konsideracioneve morale, qëndron realiteti politik kokëfortë. Në këtë realitet politik, Ilir Meta është një aktor me peshë që nuk mund të neglizhohet. Veçanërisht kur është fjala për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, një piketë që do përcaktojë drejtimin edhe për shumë zhvillime të mëvonshme. Dhe që politikanë të korruptuar si Meta mbeten faktorë të politikës, është rrjedhojë e kalbëzimit të krejt sistemit politik në Shqipëri si rrallëherë në krejt historinë e saj. Kanë rol në këtë kalbëzim jo vetëm gjykatat që japin vendime në favor të të korruptuarve, por edhe pjesë të konsiderueshme të zgjedhësve shqiptarë që për shkak interesash më të ngushta apo edhe mbijetese ekonomike, vazhdojnë të votojnë politikanët pavarësisht korrupsionit apo tradhtive të tyre. Sa më shpejt ta kuptojë e majta se aleanca e ndyrë Rama-Meta është një domosdoshmëri për të shpëtuar nga një sundim edhe më i fëlliqur që kërcënon, aq më shumë ka shanse që kjo logjikë të hapë shtigjet për një restaurim të mëpasshëm edhe të moralit. Ndërkaq, edhe vetë Meta duhet të kuptojë se bashkëpunimi me të majtën për një President jo të Kryeministrit, është jo vetëm në përputhje me kërkesat e ndërkombëtarëve dhe për një republikë europiane me ndarje pushtetesh, por është në përputhje edhe me kritikat e tij të dikurshme kundër “republikës kryeministrore” që sot po tenton ta realizojë Berisha.

 

***

Shihet qartë se afrimi i Ramës te Meta bëhet nga nevoja, nga një pragmatizëm politik. Ndërkaq, vetë Meta është faktori më jo transparent, më i mjegullt, më i mistershëm i këtij afrimi. Përflitet se shtytja për bisedime me Ramën është një krisje që ka ndodhur mes Metës dhe Berishës. Rrjedhja e ndonjë vote nga e majta në favor të Berishës (Islami) si dhe afrimi i ndonjë partie (Idrizi) janë premisa, ndonëse të pamjaftueshme, që shtyjnë drejt një situate ku Berisha do të mund të bënte pa Metën. Dhe Berisha do të dëshironte të ishte i lirë nga Meta për të larguar Metën, ndoshta për shkak të pakënaqësive që ka shkaktuar në PD ndarja e pushtetit dhe e të mirave që burojnë prej tij me LSI-në, si dhe diskreditimi i madh ndërkombëtar që pasoi videoskandalin. Nuk duhet harruar se “Freedom House” e numëronte gjyqin e dyshimtë që i dha pafajësi Metës, si një ndër faktorët që ka çuar në degradimin e treguesit të lirisë në Shqipëri për vitin 2012. Të gjitha këto janë hipoteza dhe gjithçka do varet fakti sesa Ilir Meta vetë do jetë i interesuar (idealet nuk hyjnë fare këtu) për të mos lejuar që një berishist (me ose pa anëtarësi në PD) të ngjitet në postin e Presidentit. Nëse këto interesa nuk janë fort themelore për Metën, atëherë kostos morale të iniciativës së Ramës për afrimin me “Stalinin” kundër “Hitlerit”, do t’i shtohej edhe një goxha kosto politike. Por nëse Meta do shfaqet vendosmërisht i interesuar për një President jo të Berishës, atëherë vetëm pazare korruptive për blerje deputetësh do mund t’i jepnin Berishës 71 votat për të vendosur pa konsensus një president kukull. Një zhvillim që, ne një tjetër rrafsh, për shkak se LSI vazhdon të jetë paterica e qeverisë “Berisha”, vështirë të mos sillte rrëzimin e kësaj qeverie topalle dhe kalimin e vendit, në një formë apo në një tjetër, në zgjedhje të parakohshme. Dhe nëse gjërat zhvillohen kështu, LSI dhe Meta mund të pretendonin paketën e aksioneve në meritën e rrëzimit të së keqes më të madhe për vendin duke korrektuar kështu disi, tradhtimin që i bënë elektoratit të majtë në vitin 2009 duke e risjellë Berishën në pushtet. Moslejimi që Berisha të kapë edhe presidencën do ishte hapi i parë për të penguar vendosjen e një sundimi absolut në Shqipëri. Hapi i dytë do të ishte largimi i Berishës me votë. Dhe sikurse pas rrëzimit të Hitlerit erdhën ditë më të mira për demokracinë perëndimore, edhe për demokracinë në Shqipëri do të vijnë ditë më të mira vetëm pas rrëzimit të Berishës. Edhe pse në themelet e kësaj arritjeje do të qëndronte mëkati apo imoraliteti i një aleance me “Stalinin”.

Autor te 14 Maj 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Franla

    Kur shkruan mendon apo vetem thjesht kopjon, te vjen ndoht per keto qe zhgarravit ore “PARIMOR” idealist ne “Opozite” TURP njeqind here Turp

    • Kalorsi i Zi

      Shqiperia ka kaluar kohen e ‘ PARIMEVE’ sic e shikoni qe parimet, vlerat nuk vlejne aktualisht per te hequr te keqen nga pushteti. Kjo eshte vetem nji strategji e detyruar nga brenda dhe nga jashte shqiperise dhe duhet ti adoptohemi ndryshe nuk ka hapje ne menyre demokratike por e kunderta ndodh, nji shkaterrim i pseudoshtetit Shqiptar dhe nji aneksim te trojeve shqiptare nga fqinjet me mundesi lufte ballkanike e me tej. Besoj qe Z Stefani e kupton mire situacionin politik ne vend dhe kjo eshte arsyeja e titullit sensacional. Detyra e tij si intelektual te na lajmeroje qe nuk duhen luftuar efektet por shkaku qe provokon keto efekte. Z Stefani ju falenderoj per shkrimin edhe nje here jeni ne qender te kornizes.

  • Gazmir Piku

    Unë mendoja për artikullin.,më parë ka pas bura dhe sot kanë ngel bureca.faleminderit 

  • Moralisti

    Jam shum daktort me ty Kalores. Z Stefani ben nje analize shume te mprehte te momentit pa rene ne kallepe moralizimesh boshe por duke theksuar edhe nevojen e ringritjes morale qe duhet te vije pas renieas se pushtetit te korruptuar te Berishes qe nuk mund te ndodhe nese Rama nuk shfrytezon çarjen Meta-Berisha qe duket se po zgjerohet. Dikur ishte Berisha qe shfrytezoi çarjen Rama-Meta per te ardhur ne pushtet tani eshte Rama qe duhet te shfrytezoje çarjen Berisha-Meta per ta larguar nga pushteti. Nje artikull model. Urime autorit.

  • shvejk

     Mire Ramen se po bejme sikur po e kuptojme por une po pyes per Meten: Ky njeri qe e fuqizoi kaq shume Berishen? Ky njeri qe e ftoi ne darke tek shtepia e tij per te ngrene Thelleza Mali perse tani po luan rolin e Stalinit (shihet qarte qe Meta=Stalin)? Fundja Berisha nuk e theu paktin e “Molotovit dhe Gebelsit” sikunder adashi i tij ne shkrim (Hitleri) beri. Mos valle Ilir Metes i intereson vete ajo karrige presidenciale?! Me shume mundesi…po “Curcillit” (aka Rama) mos i duhet kjo ndihme e cnjerezorit “Stalin” qe te shpetoje venin nga Berisha apo qe te kthehet edhe ai ne nje Hitler?

  • Arif Gjongjini

    Historia prandaj ka vlera, që të përsëritet (!)

  • shtegtari

    E keqja ka triumfuar perseri!

  • shtegtari

    Berisha do te iki, por  FRYMA berishiane do te kete vazhdimesi, edhe ky pakt i ndyre Rama-Meta e deshmon kete. Nese ti e lufton te keqen duke u perlyer vete ne te, ti je bere pjese e te keqes. Ta harrojme qe pasi ikjes se Berishes do te permiresohen gjerat ne Shqiperi. Kushedi c’diabolizem tjeter duhet te sajohet per te hequr Ramen pasi ky i fundit te kete ardhur ne pushtet…

    • Demokrati

      Mos ja fut n’tym o shtegtar! Ska asnje dyshim se pas largimit te Berishes gjerat do permiresohen. Ajo qe thua ti eshte njesoj si te thuash qe nuk ka asnje rendesi largimi i Berishes. Pra le te rrije Berisha. Avokati me te sofistikuar per te mbajtur Berishen ne pushtet duke e paraqitur Ramen si me te keq, nuk ka. Nuk them se Rama eshte engjell por te metat e tij nuk fshijne dot te mirat qe do i vinin Shqiperise nga rotacioni i pushtetit politik.   

      • moralisti

         Edhe une bashkohem me ty demokrat, Barazimi i Rames me Berishen synon thjesht te argumentoje se ndryshimi eshte i panevojshem. Keta hiqen sikur jane te paanshem dhe te interesuar per fatet e vendit, ne te vertete duan vetem nje gje : te mbajne Berishen me cdo kusht ne pushtet.

  • Shantal-koloneci

    i lumte dora A Stefanit ,vendi ka nevoje dhe per shume te tille

    • Shila-koloneci

      bravo Shantal 

    • Andi

      Po po i lumte dora. E drodhi dhe Andrea si shefi i tij Rama. Deri dje e shane Meten dhe slane gje pa i thene tani befas i harrojne te gjitha. Nje pyetje kam per ty o kolonec: si do ta luftoje korrupsionin ky Rama nqs perfshin ne qeveri nje super te korruptuar si Meta? Kaq shpejt u harrua videoja Meta-Prifti??!!
      A nuk jane pjese e kesaj qeverie te korruptuar edhe ministrat e korruptuar te LSI-se? Une i kam humbur shpresat edhe te Rama perfundimisht. Pas kesaj qe beri tregoi se edhe ai nuk eshte i paster. Kjo na paska qene rilindja qe premtoi ai? A luftohet korrupsioni me te korruptuar? 

      • Demokrati

        Ti Andi se paske lexu fare shkrimin prandaj as mund te pretendohet te kuptosh thelbin e tij. Ne asnje vend ne shkrim Andrea se shfajeson Meten per pislleqet qe ka bere me Berishen. Ai e thote qarte: ashtu sikunder amerika u detyrua aleance me diktatorin Stalin per te mundur Hitlerin ashtu dhe opozita detyrohet sot te beje aleance me Meten per te mundur te keqen e madhe te ketij vendi Berishen. Ne kushtet kur shoqeria eshte e kalbur dhe kur njerez si puna e Andit votojne Berishen opozita duhet te shfrytezoje carjen ne qeveri ne favor te saj. Kjo eshte politike dhe ne nje shtet te kalbul politika dhe morali jane me shume vec sesa bashke.

      • moralisti

         Andi ti duhet te kishe mbajtur nje minute zi per moralin, qe vdiq, kur Saliu u bashkua me Ilirin. Tani nuk te takon ty dhe shokeve te tu te skandalizohen. Ju duhet te kishit bertitur 3 vjet me rradhe kunder Ilirit dhe Saliut, dhe duhet te kishit votuar kunder tyre per ti dhene nje mesim te mire politkaneve pa moral.
        Por ju atehere heshtet! Tani ju po ngriheni te deshperuar kunder …kujt? Jo kunder Saliut dhe Ilirit , por kunder Edit! A nuk eshte pak si i cuditshem ky qendrim prej moralistesh me dy standarte?

      • M.

        Prsh! Z. Stefani ne asnje moment nuk mohoi faktin qe Ilir Meta eshte nje i Korruptuar dhe tradhtar por ne kete rast duhet perdorur llogjika perpara moralit. Shqiperia eshte ne nje nga periudhat me te veshtira te saj dhe per kete i detyrohemi Z. Berisha, Tani duhet t’i kunderpergjigjemi te keqes me te madhe, te largojme Kreun e Korrupsionit dhe pastaj sherbetoret e tij! 

  • Ndoc-sukaj

    Z.Stefani ka te drejte pasi Berisha dhe Meta ishin ne nje ,,Bunker,, te perbashket qeveritare dhe ,,qellonin,, me arme te shtetit shqipetare kunder protestuesve te pa armatosur qe kerkonin shtet te se drejtes dhe jo shtet per mafioze me pushtet e pa pushtet.

  • SIKUR ANA.

    Shoku Stefani,nje urrejtes patologjik ndaj Berishes,ashtu sivellezerit e tij Shoket Nano e Zaloshnja,mllefet,deshirat,endrrat dhe pasionet,na i servirin si analiza.Na heq paralele historike,ne kontekste,vende dhe persona krejt te ndryshem me keta te tanet.”Shoket”,ne fjale,qe shtiren si parimore te perkore,nuk kane hall regjimi apo hajdutash,siq eshte Berisha ,sipas tyre.Halli i tyre eshte te nderrojne hajdutet.Domethene te ikin HIENAT e te vijne TIGRAT,siq jane ne te vertete Rama dhe Meta.”Shoket”,ne vepra dhe jo ne fjale,jane disa predikatore te rendomet,qe deri sot kane çjerre zerin per moral,e sot e shkermoqin moralin qe kane predikuar.Thjeshte keta jane te qorruar nga urrejtja patologjike per Berishen e na shtiren si kalores te lirise dhe vlerave.Sherbetore te rendomte te kryehaduteve Rama dhe Meta.

    • Kalorsi i Zi

      SIKUR ANA dolli qe shante kundershtaret pa dhene ndonje vizion personal edhe ti po na nxjerr mllefet e tua dhe spo na tregon nje hypoteze si duhet te bejne shqiptaret qe te lirohen nga hajdutet ? Te mbajne Sali Berishen ne pushtet sepse te gjithe shqiptaret qenkemi hajdut ? Sikur ANA flet, sulltania leshon klithmat e fundit ate te humbjes, hyrjen ne faqet e zeza te historise te kombit shqiptar. Nuk ka cmim per dinjitetin DIKUR ANA,,,,,,,. 

      • SIKUR ANA.

        Pushteti,kalores i ZI,jo tete vjet,por edhe dy vjet,jo ne Shqiperi por edhe ne Danimarke apo Nouvel  Zelande, te konsumon,sadopak.Ketu problemi or zoteri eshte pse opozita nuk ngjall besim e Shoku Nano (Mustafe) ben thirrje te bashkohen te gjithe ,hajdute,maskarenje,kryehajdute,kryemaskarenje e te gjithe horrat bashke ,e te rrexojme regjimin e Berishes.E keta te gjithe bashke neser ne pushtet,a me thua ç’fare regjimi do ngrene!? Une zoteri kurre nuk jam me kete moral,as me keta predikatore te tille te  ketij lloj morali.Kjo thirrje deshperimi e ka frymezimin ,siq te thashe me siper te urrejtja patologjike ndaj njeriut Berisha.Dhe ky mllef e urrejtje kaq extreme vjen ose nga indoktrinimi ose nga inkriminimi,ose….ose nga te dyja bashke.Nga parimi ose pergjegjesia;  JO KURRE !

      • ArtanH

        Kalores  i Zi mos u merzit sepse kalores te Berishes qe duan ta perjetesojne ate ne pushtet duke zmadhuar te metat e opozites ka sa te duash ne qarkullim. Ata bejne sikur e kane merakun te morali siç ben edhe “Sikur Ana” por qellimin e kane te mbajne ne pushtet ate qe po e varros perfundimisht jo vetem moralin por edhe projejtin e shtetit ligjor dhe te lirise ne Shqiperi. E shikon si shprehet “Sikur Ana” ? Kritikat ndaj Berishesw i etiketon si “urrejtjer patoligjike ndaj njeriut Berisha”. Pra sipas tij te kerkosh te largohet  nje politikan qe ka qene ne koke te tragjedive te Shqiperise ne keto 20 vjet, ne krizen e piramidave, ne shkaterrimin e shtetit ne ’97, ne grushtin e shtetin ’98, ne maskaren e Gerdecit, ne vrasjet e 21 janarit si dhe ne raste te pafund korrupsioni nga kontrabanda e naftes dhe e armeve e deri te fjalja e ujrave dhe e burimeve te naftes Greqise, qenka “urrejtje patologjike per njeriun Berisha”. Klores, patoligjike eshte jo urrejtja per kete perbindesh antiliri e antidrejtesi por dashuria per te. Pikerisht ajo dashuri qe ushqejne njerez si Sikur Ana.

    • Gimi

      Kam mendimin se Andrea nuk ka asnje interes qe te zevendesoje hajdutin Berisha me nje grup tjeter hajdutesh. Ne shkrimin e tij nuk mburret fare Meta por thuhet se nje aleance me Rames me Meten per te rrezuar Berishen do te ishte vetem nje manover taktike kunder nje te keqeje kryesore qe eshte ne pushtet dhe qe po sjell edhe kete kalbezim te moralit e te shtetit. Dhe kjo eshte nje e keqe qe po qendroi ne pushtet sikunder duket qarte qe deshron ti SIKUR ANA, do ta thelloje edhe me shume kalbezimin moral. Ka shprese se largimi i Berishes i se keqes me te madhe dhe zevendesimi nga opozita e sotme qe eshte jo engjellore por qartazi nje e keqe me e vogel, hapen shanset per te miren me te madhe, shanse qe me Berishe ne pushtet do varrosen perfundimisht.

      • BERISHAIK

        Jam dakort Gimi qe gazetari Stefani nuk ka asnje interes te lidhet me ndonje nga hajdutet e politikes sikunder e akuzon SIKUR ANA. Jane te tjere gazetare ata qe pasi kane marre nga pushteti licensa fitimprirese universitetesh si Henri Cili apo Artan Hoxha, bredhin ekran me ekran duke mbrojtur pushtetin e Berishes qe i shnderroi ne pasanike. Nuk di qe Stefani te ket perfitu ndonji gje nga Rama kur ky ishte kryetar Bashkie dhe shperndante licensa ndertimi sa majtas e djathtas. Nese di ndonji gje ti Sikur Ana na e thuaj por mesa di une Stefani rron ne nje apartament te thjeshte andej nga rruga e Elbasanit. Mos ngaterro kot analizen e nje gazetari nga me te pasterit ne Shqiperi me ata qe kane ditur te perfitojne nga parate e pista te pushteteve o SIKUR!

  • SIKUR BERISHA

    More sikur Ana. Na flet per urrejtje patologjike te gazetareve shqiptare kunder Berishes. Keto dokrra shko dhe thuaja ndonje tjetri. Cfare faji kane gazetaret e respektuar shqiptare qe Berisha ka mbi 20 vjet ne pushtet. Popullit shqiptar po i kalon jeta me nje fytyre ne pushtet. Kjo si te duket. Ky berisha sikur te kishte bere mire sdo pertypej kaq gjate. E na flet dhe per konsum politik. A ka konsum me te madh se ky i Berishes. SIKUR BERISHA TE MERRTE EDHE NJE MANDAT TJETER NJE BREZ I TERE SHQIPTAR DO LINDTE E DO VDISTE ME BERISHEN.

  • Shkelzeni

    Pergjithesisht ne politike nuk ka shume vend per moral. Aq me pak ne Shqiperi. Sado e papranueshme moralisht aleanca Meta Rama mund te jusrtifikohet politikisht nese çon ne renien e Berishes.

  • fotaqi

    ky Andre Stefani me duket qe duhet ti mbaje ere te keqe  ne goja. pasi duket qarte  nga dhembet dhe menyra e te folurit,.Shyqyr qe nuk po ja shikojme shume surratinm  pasi televizionet e kane kuptuar ae kush mbqnte ere te keqe  ne studio televizive dhe nuk e therrasun me .

  • sikur berisha

    Te te rroje birisha fotaq dhe do zoti te kete dhembe te forte se nje dite do te kafshoje dhe menderen tende. Vetem atehere do te kujtohet edhe Stefani te cilin po e shan sepse nuk eshte servil i pushtetit si puna jote. Quaje veten demokrate o Fotaq po je neokomunist, armik i kritikes dhe fjales se lire prandaj dhe merresh me dhembet e gazetareve dhe doni tua shkulni por nuk do tia arrini sepse fundi po ju vjen.

  • ish-Sportdashesi.com

    Sot ne kete shkrim Jam shume dakort me shkrimin e sotem te A.Stefani megjithese shpeshhere ka qene kunder shkrimeve te tij. te pakten  po tregon se po piqet ose po e dredh perseri!
     Si do qe te jete me pelqeu pergjithesisht permbajtja e shkrimit por vetem ne fillimin e tij dhe titullin duhet ta ndryshonte. Historikisht dihet qe Curcill dhe Ruzvelt (perfaqesues te borgjesise te asaj kohe) ishin kunder Stalinit dhe jo si person por me teper kunder sistemit komunist qe i kishin frike ata per USA dhe Angline. Ata nuk i pelqente Gjermania naziste por e quanin ate rrezik me te vogek sesa kommunizmi qe do i rrembente pasurine votuesve dhe mbeshtetesve te tyre. Ideja se armiku i armiut tim eshte miku im gjen zbatim mjaft te mire. Keshtu lane Gjermanine te shkonte dhe te depertonte deri afer Stalingradit. Por mbas kesaj beteje , kur sovjetet tiunfuan me gjakun e tyre dhe iu sulen Gjermanise duke cliruar te gjtihe vendet e tjera , kuptuan se do humbisnin Evropen dhe arriten ne momentin e fundit qe te futeshin ne keto loje kur ne fillim ata i lane fushe te lire Hitlerit , pastaj kur Stalini po fitonte deshnin te dilnin ato fitues sepse kundershtari i tyre i vertete Stalini po fitonte.