Anulohet koncerti i Lady Gaga në Indonezi

Islamikët ekstremistë dhe konservatorët kishin paralajmëruar se nuk do të lejonin që këngëtarja “të prishte” moralin e vendit

Lady Gaga do të anulojë koncertin e saj në Indonezi, pas protestave të vazhdueshme të islamikëve ekstremistë dhe ligjvënësve konservatorë, të cilët janë shprehur kundër saj duke thënë se veshjet shumë ekstravagante të këngëtares dhe lëvizjet seksi mund të komprometojnë duke ndikuar negativisht tek të rinjtë.

Zëdhënësi i policisë indoneziane, në përgjigje të presioneve të vazhdueshme, deklaroi ditën e sotme se është anuluar leja për koncertin e Lady Gaga, “Born This Way Ball”, i planifikuar për t’u mbajtur më 3 qershor. Indonezia është një komb me 240 milionë banorë, dhe ka më shumë myslimanë se çdo vend tjetër. Edhe pse është shtet laik dhe ka një histori të gjatë të tolerancës fetare, një periferi e vogël ekstremistësh janë bërë më të dukshëm vitet e fundit.

Përfaqësuesit e krahut ekstremist mysliman kanë kritikuar me zë të lartë Lady Gaga, duke u shprehur se, natyra e shfaqjes së saj kërcënon të minojë karakterin moral të vendit. Disa prej tyre madje kanë kërcënuar se do të përdorin edhe forcën fizike për të ndaluar këngëtaren të zbresë nga avioni. Gjithashtu, ligjvënësit dhe drejtuesit fetarë kanë folur kundër saj.

Të shqetësuar se nuk mund të garantojnë dot sigurinë, policia lokale ka rekomanduar anulimin e lejes për zhvillimin e shfaqjes, tha zëdhënësi i policisë indoneziane.
Koncerti i Lady Gaga në Indonezi ishte menduar si shfaqja më e madhe  e turneut e saj aziatik, me një koncert madhështor në stadiumin prej 52 mijë vendesh të Xhakartës, gjysma e biletave për të cilin u shitën vetëm për dy orë.
Turneu aziatik i Lady Gaga filloi muajin shkuar dhe nuk ka kaluar pa probleme dhe kontestime. Kështu, koncertet e mbajtura në Korenë e Jugut ishin të kufizuara për spektatorët mbi 18 vjeç, për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme të konservatorëve vendas ndaj stilit dhe mënyrës së të kënduarit të Lady Gaga.
15 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 15 Maj 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • gringoeri

    Ah te shkretet islamike, kane frike edhe nga muzika.