Custódio mund të fitojë kupën e parë për Portugalinë këtë verë


Tekniku Paulo Bento ka përfshirë duon e SC Braga Miguel Lopes dhe Custódio në skuadrën finale me 23 lojtarë për Euro 2012


Dy lojtarë të rinj qenë surpriza kryesore e skuadrës finale të Portugalisë të përzgjedhur nga trajneri Bento. Lopes dhe 28 vjeçari mesfushor Custódio u shpërblyen në këtë mënyrë për lojën e tyre të shkëlqyer gjatë sezonit të fundit, në të cilin Braga zuri vendin e tretë në ligën portugeze.


Gjithsesi në skuadër nuk u gjet hapësirë për shokun e tyre Hugo Viana pasi Bento i ka varur shpresat e veta te shpërthimi rinor i sulmuesit Nélson Oliveira nga Benfica. 20 vjeçari është i shoqëruar nga talentet e jashtëzakonshme ku përfshihet edhe trioja e famshme e Real Madritit Cristiano Ronaldo, Pepe dhe Fábio Coentrão si dhe Nani nga Manchester United apo Raul Meireles.


Skuadra finale


Portierë: Eduardo (SL Benfica), Rui Patrício (Sporting Clube de Portugal), Beto (CFR 1907 Cluj).


Mbrojtës: João Pereira (Sporting Clube de Portugal), Fábio Coentrão (Real Madrid CF), Bruno Alves (FC Zenit St Petersburg), Rolando (FC Porto), Ricardo Costa (Valencia CF), Pepe (Real Madrid CF), Miguel Lopes (SC Braga).


Mesfushorë: Raúl Meireles (Chelsea FC), Miguel Veloso (Genoa CFC), João Moutinho (FC Porto), Rúben Micael (Real Zaragoza), Carlos Martins (Granada CF), Custódio (SC Braga).


Sulmues: Nani (Manchester United FC), Cristiano Ronaldo (Real Madrid CF), Hugo Almeida (Beşiktaş JK), Ricardo Quaresma (Beşiktaş JK), Silvestre Varela (FC Porto), Hélder Postiga (Real Zaragoza), Nélson Oliveira (SL Benfica). 15 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)