Me një pamje mbretërore, teksa fustani i veshur luante me efektet e nudos, aktorja bukuroshe Charlize Theron është prezantuar në tapetin e kuq, gjatë premierës së parë londineze të filmit “Snow White and the Huntsman” (‘Borëbardha dhe gjahtari’), e cila është një version kinematografik i përrallës klasike për fëmijë “Borëbardha”. Në kastin e aktorëve që interpretojnë në këtë film janë edhe emra të tjerë të njohur si Kristen Stewart apo Chris Hemsworth.


Charlize Theron interpreton rolin e shtrigës së keqe ose njerkës së Borëbardhës në këtë film, ndaj edhe look-u i zgjedhur prej saj në këtë premierë ka qenë disi i errët, duke nisur që nga ngjyra e fustanit, sandalet por edhe makijazhi.


Me një fustan të mrekullueshëm të ‘Christian Dior’, Theron është shfaqur misterioze dhe tunduese në të njëjtën kohë, pasi transparenca që e karakterizonte fustanin linte pak vend për imagjinatën.


Megjithatë, duket se aktorja afrikano-jugore, me sharmin dhe elegancën që e karakterizon, nuk e ka shumuar aspak imazhin e vet, duke qenë se me gjithë bukurinë dhe hijeshinë e fustanit që kishte veshur me këtë rast, ajo që binte më shumë në sy ishte fytyra e mrekullueshme e Theron, duke konfirmuar kështu edhe një herë se ajo mbetet një nga yjet më të ndritshëm të Hollivudit.

15 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)