Konflikti me uniformat e ushtrisë shqiptare

Uniformat

Forcat e Armatosura janë në proces gjyqësor me stilistin Bujar Kardashi, i cili pretendon se nuk ka marrë shpërblim për dizenjimin

Sokol Çobo

Ushtria shqiptare është në një konflikt për uniformat, pasi stilisti që ka bërë dizenjimin pretendon se nuk ka marrë shpërblim. Bujar Kardashi i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi “për shpërblim dëmi dhe njohje të së drejtës së autorit”. Megjithatë, të paditurit, përkatësisht FA dhe Ministria e Mbrojtjes, kanë bërë një denoncim në prokurori për këtë shtetas me arsyetimin se ka falsifikuar dokumentet. Gazeta “Shqip” ka siguruar dokumentet e akuzës dhe gjykatës, ku detajohet e gjithë historia e konfliktit, i cili duket se do të zgjasë edhe për shumë muaj, për shkak të burokracive. Prokuroria i ka dhënë të drejtë Kardashit, ndërsa gjykata vijon procesin civil.

 

Procesi

Në procesin gjyqësor, Kardashi pretendon se për shkak të përfshirjes në një grup pune, që do të punonte për përmirësimin e uniformave dhe shenjave që mbajnë ushtarakët e Forcave të Armatosura dhe e ka realizuar personalisht dhe i vetëm gjithë procesin e krijimit dhe përmirësimit të uniformave dhe shenjave të FA. Ai thotë se vlera financiare e pretenduar nga ushtria dhe ministria është 30 milionë lekë. Ndërkohë, gjykata caktoi një ekspert që për vlerësimin e uniformave dhe shenjave të FA ka nxjerrë shumën 60 milionë lekë. Përpos këtij procesi, që ende vazhdon, Ministria e Mbrojtjes pretendon se Kardashi ka paraqitur një shkresë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm me nr. 7763, e vitit 2003, ku përmendet nominalisht edhe emri i paditësit. “Nga verifikimi në arkivin e sekretarisë së Shtabit rezulton se kjo shkresë është e ndryshme nga ajo që paditësi ka paraqitur para gjykatës. Shkresa është e falsifikuar dhe ka të bëjë me faktin se në tekstin e shkresës origjinale që ndodhet në arkiv nuk përmendet emri i paditësit nominalisht. Gjithashtu, ka disa ndryshime në tekstin përbërës të shkresave, të cilat konsistojnë në ndryshimet e vendeve të fjalëve, në numrin e rreshtave të vetë shkresës, në llojin e vulës, etj.” pretendon ministria. Për këtë fakt, Ministria e Mbrojtjes i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim për falsifikim dokumentesh. Pas verifikimeve, akuza vendosi të pushojë këtë procedim penal. Ministria pretendon se ky vendim është haptazi i pambështetur dhe e kundërshtoi këtë vendim në gjykatë me argumentimin se hetuesit kanë analizuar vetëm nënshkrimin e firmës së Shefit të Shtabit të asaj kohe, Pëllumb Qazimi. I njëjti konkluzion arrihet edhe për vulën e institucionit, pasi vulat janë me konture të ndryshme. “Nuk është e mundur që brenda një dite të kenë qenë në përdorim dy vula të ndryshme sa i përket konfigurimit të tyre, njëra vetëm me një rreth kontur, kurse tjetra me dy konture. Ky fakt tregon që institucioni i hetimit nuk ka kryer një hetim të plotë dhe të thellë”, pretendon Ministria e Mbrojtjes, në ankesën që ka bërë në gjykatë kundër vendimit të akuzës.

 

Faktet e prokurorisë

Prokuroria ka analizuar kallëzimin dhe ka kryer ekspertimet përkatëse. Sipas akuzës, Kardashi pretendon se duke qenë se është përfshirë në një grup pune që do të punonte për përmirësimin e uniformave dhe shenjave që mbajnë ushtarakët e FA, ka realizuar i vetëm të gjithë procesin e krijimit dhe përmirësimit të uniformave dhe shenjave të FA. Sipas dëshmisë në prokurori, Kardashi ka deklaruar se në vitin 2003 ka parë të shpallur në gazetën “Ushtria” se organizohej një konkurs ku kërkohej rrobaqepës, stilist, piktor etj. Për këtë, ka shkuar në ministri dhe pasi ka biseduar për këtë fakt, nga ana e përfaqësuesve ka rezultuar se kishin dijeni lidhur me punën që bënte si stilist dhe nga Drejtoria Logjistike është bërë një propozim për emërimin si stilist, ku është nxjerrë urdhër për emërimin si stilist në këtë grup pune. Si stilist, ka kryer një punë shumë të madhe për të realizuar të gjitha çfarë kërkohej nga grupi i punës dhe në përfundim të kryerjes së gjithë këtij stilimi është bërë një sfilatë e madhe te Pallati i Kongreseve, ku nga ana e drejtuesve të ushtrisë dhe të gjithë atasheve të vendeve të NATO-s është falënderuar për këtë pune. “E gjithë puna është dorëzuar tek Komanda e Mbështetjes Logjistike dhe më pas duhej të bëhej pagesa përkatëse lidhur me këtë punë të kryer, por kjo gjë nuk ka ndodhur”, pretendon Kardashi.

Janë thirrur dhe pyetur personat që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, anëtarë të grupit të punës “për përmirësimin e uniformës ushtarake, gradave dhe shenjave që mbahen në uniformën ushtarake”. Janë nxjerrë dy urdhra të ministrit të Mbrojtjes duke caktuar përfaqësues të disa komandave dhe stilistin Bujar Kardashi. Është pyetur edhe specialistja e informacionit të klasifikuar, e cila ka pohuar se është vërtetuar njësia me origjinalin nga ana e saj. Prokuroria ka argumentuar se nuk ndodhet para falsifikimit të dokumenteve, siç pretendon Ministria e Mbrojtjes.

Pas ankesës së Ministrisë së Mbrojtjes për pushimin e këtij denoncimi, gjykata thekson se është prokuroria autoriteti kushtetues dhe ligjor për ndjekjen penale dhe për pasojë, ka të drejtë të fillojë apo jo një procedim penal. Në bazë të verifikimeve pohoi se fakti nuk ekziston.

 

Detaje

Stilimi: Kardashi pretendon se ka realizuar i vetëm gjithë procesin e krijimit dhe përmirësimit të uniformave dhe shenjave të FA

Kallëzimi

Ai u akuzua për falsifikim dokumentesh. Prokuroria pushoi hetimet, ndërsa ministria e kundërshtoi vendimin e akuzës

 

Gjykata: Pas verifikimeve të pretendimeve, Gjykata e Tiranës pohoi se vendimi i prokurorisë për pushimin e kallëzimit është i drejtë

 

Gara

Shërbimi për veshjet e reja do të zgjasë shtatë vjet

Uniformat e ushtrisë, tenderi 14 milionë USD hapet në qershor

Nisin ethet për sektorin e fasonit në vend. Në kohë krize, një tender me vlerë 14 milionë dollarë për prodhimin e veshjeve të ushtrisë konsiderohet një shans i mirë, që vjen një herë në shtatë vjet, kohëzgjatja e shërbimit. Pas tenderit për uniformat e policisë, tashmë i takon ushtarakëve të vishen me rroba të reja, që sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është punuar prej kohësh, në mënyrë që procesi të jetë sa më transparent (nisur nga debatet për uniformat e policive). Ministria ka shpallur zyrtarisht termat e tenderit, me objekt “blerje uniforma ushtarake”, për vlerën 1.4 miliardë lekë dhe për një afat shtatëvjeçar 2012 – 2018, periudhë kur do të lëvrohet malli. Sipas njoftimit, të bërë publik nga Agjencia e Prokurimeve, tenderi pritet të zhvillohet më 28 qershor dhe ku interesi i firmave shqiptare do të jetë i madh. Shumë operatorë vendas i druhen faktit se ministria mund t’ia përcjellë shërbimin e prodhimit të veshjeve një firme të huaj, kineze apo turke, për të shmangur dyshimet dhe kritikat që plasën me tenderin e shumëpërfolur të Policisë së Shtetit, i cili një vit nga realizimi, ende hetohet nga strukturat e Prokurorisë dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Autor te 15 Maj 2012. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • qytetar

    PROJEKTI I RI QË NA ÇNDERON, TNENDERIMI I TI NA VJEDH.

    Ministria e Mbrojtjes ka tenderuar blerjen e uniformave
    ushtarake për vitet e ardhshme, për një afat gjashtë vjeçar, kur normat e
    perdorimit janë deri në pesë vjet. Me nje fond total prej 1.434.412.675 = lekë Gjithsej 10 milion
    euro. Me parë janë blerë edhe 69 uniforma të tipit rus, për trupën e
    orkestrës frymore të ushtrisë të ciles i kanë hequr të gjitha simbolet
    kombëtare e ceremoniale. Fondi i viteve të kaluara ka qëne 2.5 miljon euro për të
    njëjten sasi mallrash. Me keto para do të blihen rreth 2 mijë uniforma për ushtarakët e
    të tre komandave në Forcat e Armatosura. Kjo do të thotë, që fondin prej 10
    miljon euro po ta pjestojmë për 2000 uniforma na rezulton se një copë kushton
    5000 euro. Kompletimi me uniformat e reja është parashikuar të behet dri në
    vitin 2018, pra për gjasht vjet kur normat me VKM arinë deri në 5 vjet. Reforma
    në Ministrinë e Mbrojtjes do të heqë brenda dy vitesh rreth 1750 ushtarakë nga
    puna, 735 kete vit. Forcat e Armatosura reduktohet ne në 11 mijë vetë civil e
    ushtarakë. Por edhe sikur me këto 10 miljon euro të vishnim tërë personelin e
    ushtrsë, me uniforma ceremoniale oficeri, na rezulton se me këtë fond do të
    blinim 11000 uniforma me një çmim prej 909 euro copa. Gjatë një raportimi në
    Komisionin e Sigurisë Kombëtare të kuvëndit Ministri tha, se për paisjen me
    uniforma pengesë ka qënë buxheti, i cili ka qënë 2.5 miljon euro që po ta
    pjestosh për 2000 uniformat e nevojshme, rezulton se buxheti ka dhënë 1250 euro
    për një uniformë. Me “siguri” ministri kur flet për
    paisjen me uniforma,nuk ka parasysh VKM Nr. 464, date 2.7.2004 për miratimin e
    kritereve dhe të normave të trajtimit me uniformë të ushtarakëve të forcave të
    armatosura të republikës së Shqiperisë, vendim
    në fuqi për uniforma të kompletuara. Ministri tha se për 100 vjetorin e pavarësisë ushtria do të
    rreshtohet me uniformat e reja, të projektuar, miratuar e të tenderuar të cilës
    i mungojne shumë ksesorë, dhe elementet bazë të një uniforme. Megjithse pranoi
    se është investuar në përgatitjen e uniformës në përdorim të Forcave të
    Armatosura, sërish ka menduar se duhet një uniformë e re për 2012-2018. Kjo
    paraprihet nga një mungesë transparence e theksuar, kush e projektojë
    uniformën, ngjyrat, simbolet, dekoracionet flamujt, pse u hoqën të gjitha
    simbolet kombetare, kush miratojë simbole të huaja etj. Komisjoni i sigurisë i
    ka tërhequr vëmëndjen Ministrise
    Mbrojtjes të tregohet e kujdesshme në respektimin e traditës dhe standardeve
    të NATO-s në riprojektimin e uniformës së Forcave të Armatosura, si dhe procesi
    të jetë në përputhje me ligjet. Ai ka
    kërkuar që, zëvëndësimi i uniformave të ketë një nivel më të lartë se ato
    egzistuese, ti pergjigjet standardeve të NATO-s. dhe të jenë më cilësore se ajo
    që kemi në përdorim. Po çfar ka ndodhur, modelet e uniformave dekoracioneve dhe
    shënjave janë kopjuar nga sitet në internet “shutterstock” “Serbian armed forces” apo
    ”graphichive”, nuk u respektua asnjë nga këto
    kritere, transparenca, tradita apo normat e NATO-s. Ministria gjatë punës për
    plotësimin e standarteve për tu anëtarësuar në NATO, pëgatiti projektin më të
    plotë e me dinjitoz të veshmbathjes dhe uniformave të realizuar që nga viti
    1912 e deri më sot. I gjith projekti i uniformave,
    dekoracioneve, shënjave dhe gradave, që perdoret në sot në Forcat e Armatosura u bë transparent dhe u diskutua në shtabe e komanda, dhe në
    fund u shfaq në Pallatin e Kongreseve me datë 17.10.2003, nën drejtimin e
    stilistit Bujar Kardashi, në sfilatën “Uniformat
    e FA” dhe u vleresuan maksimalisht. Me këtë uniformë Shqipëria u pranua në
    aleancën e NATOs. Uniforma respekton dhe pasqyron traditat, kriteret e aleances
    dhe ligjet e shtetit Shqiptar. Pas mbarimit një nga gjeneralët Amerikan të
    NATOs u shpreh “kjo uniformë është një aritje dinjitoze në drejtimin
    Euroatlantik. Një kolonel po i NATOs thonte “një punë e shkëlqyer me drejtim
    euroatlantik pa ndikime të huaja”. Një gjeneral shqiptar shprehej “tani mund të
    themi kjo është uniforma e shqiptareve”, “siç thotë çdo vënd i natos kjo eshte
    uniforma ime”. Por
    ç’ndodhi me vone, uniformat u deformuan turpshëm për qëllime vjedhjeje.
    Asnjeherë nuk u prodhua sipas modeleve të miratuara nga Këshilli i Ministrave.
    Shumë shënja e simbole e aksesorë u zëvëndësuan me simbole sipas dëshirës së
    shefit të rradhës. Po jap vetem një shëmbull, me abuzim penal gjigand atë të
    shënjave të jakës, ku për shtat vjet, janë shpenzuar qindra mira euro për të
    blerë shënjat e pamiratuara nga Këshilli i Ministrave. Uniformat ceremonjale u
    kthyen në uniforma fshatarësh, me deformime konceptuale në raport me ato të
    miratuarat nga VKM. Mungesa e blerjes së uniformës së miratuar, panvarsisht nga
    fondet e teperta, për vite me radhë çojë në vjetrim dhe tjetërsime të
    theksuara, duke ulur çdo ditë e më shumë prestigjin dhe paraqitjen estetiko-ushtarake
    Forcave tona të Armatosura. VKM 503 13.07.2011 për
    uniformat është një turp kombëtar, ai i kthen uniformat e vitet 85. Ai është
    financimi dhe tenderimi një vjedhje gjigande, për blerjen e një turpi akoma me
    gjigand. Është mbulese për shkeljet miljona dollarëshe në këtë sektor të Forcave
    të Armatosura. VKM 124 4.03.2004. Dhe urdheri nr 551 21.11.2005 për
    zbatimin e këti vendimi nuk u zbatua kurrë, me efekte miljona dollarë. Nuk u
    vendosën kurrë, por u zëvëndësuan me ç’ju kish qefi emblemat e trupave Komando
    Specjale (shih faqen faqe 86 te RrVM) e Studentit f.65, të rregj.Komando faqe
    34, e Forcatve Ajrore f 66, Orkestraës Frymore f 81, e Policisë Ushtarake f 80,
    Shënjat e jakave për të gjith Forcat e Armatosura f 218 etj. Nga totali i shpenzimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, 3744
    milionë lekë, ose 27 milionë euro, 349 milionë lekë ose 2.5 miljon euro janë dhënë
    gjithmon për Veshmbathje. Por si ka mundësi që kjo shifër të katërfishohet për
    blerjen e një sasie më të vogël të të njëjtit mall. Si ka mundësi që kjo
    shifër të katërfishohet në të njëjtën kohë kur personeli ushtarak është
    shkurtuar. Si ka mundësi që kjo shifër të katërfishohet kur normat e përdorimit
    të uniformave janë të njëjta. Ushtarakët brënda dhe me misionet jashtë vendit
    konsumojnë gjithsej 27 milionë euro, si
    ka mundësi që vetëm uniformat sivjet të kushtojnë sa 1/3 e këti buxheti.