Tirana
Tirana e ka një mundësi të artë për të kurorëzuar me një trofe një sezon që nisi keq dhe rrezikon të përfundojë i dështuar. Ajo mundësi është finalja e nesërme ndaj Skënderbeut për Kupën e Shqipërisë. Për bardheblutë, alternativa e vetme është fitorja. “Uroj që kjo finale të bëhet sa më e bukur, do të japim gjithçka në fushë, duhet të jemi sa më të qetë, u shpreh dje mbrojtësi Arjan Pisha. Ta kurorëzojmë me fitore dhe t’u japim gëzim tifozëve tanë, të cilët na kanë mbështetur gjithnjë. Skënderbeu është ekipi më i mirë i momentit, duhet ta pranojmë të gjithë, pasi përveçse e meritoi titullin kampion në fushën e lojës, ka në skuadër grupin e lojtarëve më të mirë të kampionatit shqiptar. Është e sigurt që do të jetë një ndeshje e vështirë. Megjithatë janë 90 minuta, ku mund të ndodhë gjithçka. Edhe ne kemi shanset tona. Nëse do të mundemi të konkretizojmë rastet që do të krijojmë, besoj se fitimi i Kupës nuk është një mision i pamundur”.
Shanset
“Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Edhe ne kemi shanset tona. Nëse do të mundemi të konkretizojmë rastet që do të krijojmë, besoj te fitimi i Kupës”