Gisele Bundchen e filloi karrierën si modele 15 vjet më parë, po edhe pas kaq kohësh nuk ka ende ndonjë shenjë që të tregojë ngadalësim të suksesit të saj, përkundrazi bukuroshja braziliane ka arritur maja të reja në profesion. Së fundi, 31-vjeçarja ka pozuar gjysmë nudo për kopertinën e versionit francez të revistës “Vogue”, duke treguar shumëçka nga format e saj perfekte.
Top-modelja braziliane është shfaqur në koperinë e revistës vetëm me bikini, në një ambient plazhi dhe dukej në formë të mrekullueshme.
Imazhi seksi i modeles 31-vjeçare është realizuar nga dy fotografë francezë, Inez van Lamsëeerde dhe Vinoodh Matadin për numrin qershor-korrik të versionit francez të revistës më të famshme të modës.
Vetëm gjatë këtij viti, supermodelja braziliane ka nënshkruar kontrata me emra shumë të njohur të botës së modës, si Versace, Givenchy, Bankën e Brazilit dhe Salvatore Ferragamon.
16 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)