Mariah Carey: “Nuk më intereson Britney”

Ylli i muzikës pop shfaqet indiferente për nominimin e Spears në “X Factor” SHBA

 Mesa duket Mariah Carey nuk shqetësohet fare për “X Factor” SHBA. Pas “dështimit” për qenë në krye të jurisë së talent show-t, ylli  muzikës pop shtiret si indiferente përballë nominimit të Britney Spears.

“Jemi takuar. Sinqerisht e admiroj, është vërtetë e zonja. Por nëse nuk jam unë në juri, sinqerisht nuk më intereson se kush do ta bëj”, ka thënë Mariah, duke shtuar se për momentin të gjitha energjitë do ti drejtoj në projekte të tjera.

Përveç Britney Spears, janë bërë publik edhe emrat e dy anëtarëve të tjerë të jurisë së “X Factor”: L.A. Reid dhe Demi Lovato. Spektakli do të drejtohet nga Simon Cowell, i cili është edhe ideator e producent i formatit. Pas largimit të Nicole Scherzinger e Paula Abdul, muajt e fundit janë përfolur shumë emra se kush do t’i zëvendësonte. Mes konfirmimeve dhe përgënjeshtimeve ishin emrat e: Whitney Houston, Miley Cyrus, Avril Lavigne, Gwen Stefani dhe Beyoncè. Tashmë loja është mbyllur dhe Carey ka vendosur të përqendrohet tek vetvetja: “Duhet të përfundojë albumin dhe më pas do të jem e impenjuar në disa spektakle”.

16 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 16 Maj 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry