Një debat i çuditshëm me fe, flamur e katundarë

Gjergj Erebara - Komentatorë publikë në Tiranë, Shkup, Prishtinë e emigracion kanë qenë shumë të shqetësuar gjatë ditëve të fundit pasi një grup shqiptarësh të Maqedonisë protestuan ndaj arrestimeve të disa shqiptarëve nga qeveria maqedono-shqiptare Gruevski-Ahmeti si “ekstremistë islamikë”. Shqetësimet e komentatorëve lidheshin ngushtësisht me faktin se protestuesit dolën në protestë si muslimanë me një flamur jeshil me shkronja arabe dhe ku flamuri kombëtar me shqiponjë qe një element i dorës së dytë.

Shqetësimi lidhej me imazhin e shqiptarëve, që për disa parapëlqehet të kufizohet si imazhi i një kombi me “identitet evropian” [nënkupto laiko-kristian] ose që mund të quhet edhe “kompleksi i të paturit elementë orientalë.” Debati i kokave të mençura të kombit në të gjitha trojet dhe në Europë dështoi të shkojë më thellë mbi shkaqet se pse shqiptarët e Maqedonisë protestuan në atë mënyrë që protestuan, por u mjaftuan me deklarimin se një shfaqje e tillë e identitetit fetar si një element unifikues në protestë qe i papëlqyeshëm, i dëmshëm për kombin e të tjera si këto.

Ndërkohë, ndërsa mbi atë grup shqiptarësh që protestuan në Shkup rënduan kritika të tilla, nuk mbaj mend që elitat e publicistikës shqiptare t’i kenë kushtuar sado pak vëmendje dhunës psikologjike me elementë fetarë dhe shovinistë që qeveria maqedonase e Gruevskit po ushtron mbi shqiptarët atje. Shpenzimi i qindramilionë eurove për të ndërtuar përmendore në qendër të Shkupit, përmendore që i kushtohen një perandorie pagano-kristiane që në fakt nuk ka ekzistuar kurrë, duke injoruar në tërësi identitetet komplekse që ka ky qytet, nuk ka tërhequr vëmendjen e analistëve oksidentalistë të trojeve shqiptare. Këto ditë, në Shkup filloi ndërtimi i një kishe të re ortodokse, një nismë nga ato të zakonshme të Gruevskit që synon të ngrejë në qiell popullatën maqedonase dhe t’i konsiderojë si miza shqiptarët. Kisha në fjalë, e cila pritet të kushtojë tmerrësisht shumë shtrenjtë, ka marrë sakaq emrin “Kisha e Gruevskit”.

Shto këtu shembjen e xhamive 500 vjeçare dhe zëvendësimin e tyre me kisha perfekte të stilit bizantin, a thua se janë ndërtuar në Kostandianopojë dhe jo në katundet e Maqedonisë.

Analistët nuk janë ngacmuar as nga mungesa akute e institucioneve shoqërore mes shqiptarëve të Maqedonisë, gjendjen e mjeruar ekonomike, kulturore e shoqërore në të cilën ata gjenden pas 100 vjetësh persekutimi të vazhdueshëm, etj.

Duke e vizituar Maqedoninë herë pas here, po jap një përshkrim të shkurtër se çfarë kam parë nga gjendja e shqiptarëve që jetojnë atje: në Strugë ka klube me muzikë bashkëkohore si te blloku në Tiranë, me vajza me minifund dhe popullatë nga ato që rëndom quhen “moderne” dhe “mendjehapur”. Por në Strugë ka gjithashtu varfëri masive dhe, nga 40 a 50 rrugë, vetëm një a dy kanë emra shqiptarësh.

Në Ohër, popullsia shqiptare është në minorancë, janë rreth 10 mijë. Bëjnë punët më të rëndomta, (nëse e kanë një të tillë), nuk kanë shkollë të mesme, nuk kanë bibliotekë shqip dhe niveli tepër i ulët arsimor ia bën të vështirë të formojnë fjali të plota.

Në Manastir, një komunitet i vogël shqiptarësh të mbetur mbijetojnë si tregtarë të vegjël. Në Shkup rastisa të takoj një shqiptar 60 vjeçar, i cili nuk qe në gjendje të plotësonte një faturë hoteli sepse qe tërësisht analfabet. Një shofer taksie më tha se qe i pakënaqur nga partitë politike atje sepse partia e tij shqiptare nuk ia kishte shpërblyer mbështetjen që i kishte dhënë dhe nuk e kishte emëruar… shofer te spitali.

Nëpër gazetat e shqiptarëve atje, vështirë se mund të kalojë ndonjë ditë pa u publikuar një lajm ku të thuhet se në këtë apo atë qytet nuk po zbatohet Marrëveshja e Ohrit, sepse shqiptarëve nuk i kanë dhënë proporcionin e vendeve të punës që i takon sipas marrëveshjes. Marrëveshja e Ohrit, e cila teorikisht duhej t’i jepte shqiptarëve status të barabartë, është kthyer në një pazar vendesh pune në administratë, aq pak vende pune sa mund të ketë administrata e një vendi të varfër si Maqedonia.

Shkurt, shqiptarët e Maqedonisë janë një grup i margjinalizuar i shoqërisë së këtij vendi, të persekutuar tashmë prej dekadash, pa arsim e pa libra dhe mbi të gjitha, pa institucione shoqërore. Elita e tyre është ngushtuar në një grusht gjysëm-intelektualësh të kohës së komunizmit.

Megjithatë, analistët që i shohin gjërat nga njëfarë Olimpi i rremë, nxitojnë të ankohen se pse shqiptarët në Shkup dolën të protestonin pas së premtes dhe me një flamur jeshil. Ndërkohë, asnjë protestë nuk ka ardhur nga ky Olimp për dhunën nacionaliste që Gruevski po ushtron prej kaq vitesh mbi shqiptarët, as mbi korrupsionin e të ashtuquajturës, udhëheqësi politike të shqiptarëve të Maqedonisë.

Autor te 16 Maj 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Katarakti

    Erebara. Ti ose po dizinformon dhe mashtron ose nuk ke kuptuar gje fare. Shqipetaret jane te shtypur dhe te perbuzur ne Maqedoni. Por per sa kohe do te identifikohen ose do te mbahen pas flamurit jeshil, per aq kohe do te vazhdojne te konsiderohen si qytetare te dores se dyte ose te trete. Shqiptarett duhet ta mbeshtesin politiken e tyre, te kerkojne te drejtat e tyre, - ne baze te kombit dhe jo te fese. Pra dualiteti shqiptaro – maqedonas duhet te jete etnik dhe jo fetar. Vetem me kete flamur ne dore, pra flamurin kuq e zi mund te fitojne. Capisci?!

    • Anton

      Eshte e vertete! Ky eshte gabimi me i madh qe shqiptaret e Maqedonise po bejne per te percaktuar identitetin e tyre. Qekur ngjyros feja myslymane etnine tone shqiptare? Eshte gjuha dhe jo besimi fetar qe bashkon shqiptaret. 

      • Halid ibn Velid

        Muslimanin që beson në Krejusin e krit botrave e lidh feja dje jo kombi!

        • Anton

          Edhe te krishteret i lidh shume gjera bashke. Keshtu si thoni ju zoti Velid i bie qe une te jem grek ose serb vetem e vetem se jam ortodoks?! Shqiptaret e Maqedonise jane shqiptare ne rradhe te pare. Ne na bashkon bashke gjuha shqipe dhe traditat!

        • Arti_tanushi

          hahahahahahahahahahahah

  • Valach1

    po ti pyesësh shqiptaret qe jetojnë n’Maqedoni..ç’janë per ta, Kastrabeu,Nënderëzeza apo Josif Bakërri..ngren supet…!doemos ata jan popullsi shqiptare muslima dhe natyrshem duhet ta mbajn edhe flamurin jeshil…..

  • Batoni

    Nuk me binden argumentet e z. Erebare.
    E pranoj se emancipimi i manget kulturore dhe arsimore ka ndikuar ne poziten e tyre ne Maqedoni. Por nuk me bind argumenti se shkalla e ulet e zhvillimit te tyre i ka bere qe te jene me shume islamik se sa shqiptare. Ata qenkan te dijshem per flamurin dhe shkronjat arabe por paskan mangesi per flamurin dhe shkronjat shqipe.  
    Sa i perkete manifestimeve te tyre ne protestat e tyre,   e theksoj qe kjo eshte nje e drejte e tyre te shprehen ashtu siq ndjehen ata, por per  ata qe ne vend te simboleve kombetare mbartin simbole arabe dhe islamike, qe ne vend te shkronjave shqipe perdoren shkronja arabe, ne vend te pamjeve dhe veshjeve te zakonshme per shqiptaret kane ato te vendeve te largeta aziatike,  eshte normale te shtrohet pyetje cka kemi te perbeshket me keta njerez. Mendoj se shqiptaret pervec gjuhes i bashkon identiteti i tyre kulturore qe eshte identitet laiko – mbifetare, simbolet kombetare dhe si nje popull qe pretendon qe eshte autokton ne Europe pra me nje mentalitetit jetesore i cili eshte pjese e identitetit kulturore Europian.
    Ata qe kulturalisht ndjehen me afer me Rijadin apo Kabulin ose Islamabadin, se sa me Tiranen, Prishtine apo me ndonje kryeqytet Europian, nuk e di se sa shqiptare mund te jene ata?   

    • Ibrahim

      Nuk e kuptoj sesi ju deshironi te beheni evropiane duke mohuar identitetin tuaj fetar(nese keni), ku nga ana tjeter Maqedonasit po trumbetojne me te madhe nje identitet te rreme, por gjithmone me “kryqet” ne qafë.Per flamurin e gjelbert arab jeni keqkuptuar: Flamuri nuk tregon kahun ku deshirojne te shkojne protestuesit(Arabine Saudite), por fjalet e shkruara aty jane burimi i forces per keta njerez(aty shkruhet, Nuk ka Zot tjeter perveç Allahut), te cilet nuk kane mbrojtes me te mire se Ai.Duke pare shalartanizmin e BDI dhe PDSH besoj se do me jepni te drejte te pakten per fjaline e fundit

      • Arti_tanushi

        sa per dinitetin e fes shqiptare ske mundsi me fol ti e me u ba shum ekstremist fetar,se diniteti jon fetar ka nje histori ndryshimesh,nga pagan erdhi feja katolike romane dhe pastaj ne shekujt e mevonshem erdhi myslimanizmi turk qe esht me i leht se ky arab 

  • Kastriot

    Katarakti, pasi shqiptaret qe sa vite nuk protestuan me kete flamur athua pse vazhdonin te jene ne gjendje te mjerueshme? Pse nuk i ndihmoi “flamuri i kuq me sorren e zeze” per te fituar – sic thua ti?! Perralla jane keto me te cilat ushqehesh ti dhe ushqen te tjeret. Shqiptaret laik jane duke jetuar ne nje bote virtuale te shkeputur nga realiteti saqe te mbushin mendjen e filmit Harry Potter apo psikopatesh te serialit SpitaliKS. 

    • danieli13

      Të keqen e truve të gomarit që të kanë hedhur arabët, o Kastriot. Mbake si nofkë dhe emër heroi, pa le.

  • Arif Gjongjini

    Opinionistët duke u sjellë sikur kundërshtojnë njëri-tjetrin, nuk bëjnë gjë tjetër veçse plotësojnë njëri-tjetrin, sepse te secili prej tyre, sikurse ka përfundime jo bindëse apo të padrejta, ashtu ka edhe mendime të sakta. Ndërsa të parët ngrenë shqetësimin që shqiptarët bien në kurthin e ngritur nga gruevskët për t’u paraqitur para opinonit ndërkombëtar ashtu siç nuk janë: myslimanë krejtësisht të arabizuar, të rrezikshëm për demokracinë (se medemek ajo ekziston edhe në Maqedoni, si edhe këtu tek ne e gjetkë, ku “demokracia” në vend të të japë bukë, të ha bukën) etj., etj., të dytët sikur do na shpëtojë antikompleksizmi oriental, kur atë kompleks s’duhet ta kemi frikë sepse ai nxitet nga gruevskët (pra jemi prap në kurthin e tij); ndërkohë të tërë analistët e vërejnë, e pohojnë dhe e shpallin rolin e varfërisë e të arsimimit si shaktërruesë të identitetit, jo vetëm te shqiptarët po te njeriu në përgjithësi. Çështja qëndron te roli i partive shqiptare po edhe i vetë shqiptarëve që zhyten në luksin e ndarjes në disa parti, në më shumë parti seç ka vetë shumica maqedone, e populli shqiptar atje zgjedh e përjashton parti, kur duhet t’u japë një mësim të mirë duke i detyruar të bashkohen në një parti të vetme. Natyruisht mua më duket e drejtë të thuhet që kleri mysliman atje nuk duhet të përfshihet në politikë, sepse pastaj nuk është më një institucion shpirtëror por një shtab luftarak. Kudo ku ndodh kjo sundon fundamentalizmi dhe ekstremizmi, të cilët janë frymëzuesit, drejtuesit e zbatuesit e aksioneve gjakatare…

  • Arti

    Mendoj se Erebara ka bere nje analize shume te sakte,por s,mund te mohohet se pas vitit 1999 ka pasur shume investime me prejardhje te paqarte, ne funksion te islamizmit radikal.

  • Shkupi

    Te  lumt  Gjergj  Erebara  

    Por  une  kisha  te  shtuar  edhe  pak  per  ngjarjet  e  diteve  te  fundit  .
    Ne  Shqiptaret  e  Maqedonis  jemi  te  lumtur  qe  i  perkasim  nji  kombit  qe  ka  vlera  te  mdhaja kulturore  dhe  shum  fetare . Po  ashtu  jemi  te  edukuar  nga  baballaret  e  ton  ti  cmojm  shum  keta  vlera  .
    Problemi  rjedh  afro  100  vjet  ne  kto  troje  te  tona  shekullore  por  une  mbaj  ne  mend  vetem  20  vjetet  e  fundit  se   cvare  dite  te  veshtira  kemi  jetuar  nga  sllavo  maqedonasit  te  cilet  secilin  dit  mundohen  me  propaganda  fashizoide  ,  te  fllicura  te  na  etiketojn  vetem  e  vetem  ti  shlojm  vatrat  e  tona  .
    U  desht  te  bajm  luft  e  te  fitojm  nje  univerzitet  por  fat  te  kec  me luftem  nuk  e  aritem  ate  qe  duheshim  te  jemi  te  barabart  dhe  shtet  formues  .
    Por  sllavo  maqedonasit  me  ndihmen  e  partive  tona  e  ariten  qellimin  qe  te  diskriminojn  ne  te  gjitha  sfera    te  jetes  .
    Njerezit  e  partive  te  tona  i  banen  partit  kompani  private  dhe  bashk  me  sllavo  maqedonasit  te  gjith  punt  e  fllicuara  i  punojn  dhe  normalisht  erdhen  edhe  vrasjet  e  fundit  te  cilet  populli  mendon  se  ata  i  kan  bo  vetem  ti  mbulojn  punt  e  tyre  te  fllicura  mafioze  .
    Dhe  se  cilin  her  ata  kur  skan  rugdalje  ata  e  kan  nje  fajtor  kujdestar  e  ai  eshte  shqiptari  .
    Diten  e  nji  majit  ac  ishim  jetima se  kur  zdo  ta  harojm  se  ne  mengjesin e  asaj  dite  800 komandosa  kan  hy  ne  shtepit  e  shqiptarve  dhe  kan  burgoser  nenat , motrat  ,  vllezerit  tan  me  preteks  se  kinse  ata  i  perkasin  nji  grupi  radikal  .
    Por  ata  kan  hy  te  shqiptaret  musliman  jo  me  preteks  se  jan  musliman  por  se  jan  shqiptar  dhe  i  marin  nenat  ,  motrat  dhe  vllezrit  e  tan dhe  te  nesermin  fal  SHBA_s shumicen  e  shlojn  dhe pa asnje kerkim  falje  apo  dishka  tjeter  .
    Ajo  neve  shum  na  iritoj  dhe  skishim  si  te  organizihemi  si popull  e lam  te  premten  se  atehere  shumica  e  popullates  shkon  ne  Xhami  dhe mbas namazit   te  protestojm  .
    Dhe  protesta  e  fundit  ishte  aq  e  madhe  se  ishim  20 000 protestues  
    Dhe  normal  se  ne  turmen  e  20 000  njerezve  mund  te  shohish  shka  mos  dhe  ne  ate  protest  ka  pasur  me  shum  se  1000  flamura  kombetar  dhe dy apo  tre    protestues kane   menduar  ti  marin 2-3 flamura  te  cilet  nuk  i  takojn  asnje  shteti  por  lartesohet  Allahu.
    Por  propaganda  pansllavjane  ata  i  ka  pa  dhe  i  ka  fotagrafu  dhe  me  gjith  arsenalin  e  ture  fazhizoide  mundohen  te  na  etiketojn  por  besoni  ska  skan  patur  kurnicvar  dobie .
    Po  cuditetm  kur  vllezerit  e  ton  nga  Shqiperia  dhe  Kosava  fal  zotit  se  jan  shum  pak  bijen  ne  grackat  e  pansllavizmit  dhe  bashk  me  ato  pansllavjan   neve  na  etiketojn  si  radikal  e  sedi  se  cvar  .
    Besoj  se  ata  nuk  punojn  bashk me  pansllavjanet  dhe  se  tjeter  her  me kujdes  dot  shkruajn  per  vllezerit  e  tyre  kudo  ci  jan   

    Ju  pershendes  nga  Shkupi  Shqiptar  

  • astrit

    Ky Erebara gjithmone eshte prezantuar si nje islamist(sozia e Jazexhiut),kolone i ngulur ne keto ane,me mjekren brenda deri tek fundi i kembeve).Qellimi i tyre: Te kthejne ate pushtim mizor dhe injorant, ne mendjet dhe vendin shqiptar.

    • Minella Polena

      Ke shume te drejte! Ky Erebara eshte radikal me mjeker deri te koqet dhe pantallona te shkurtuara deri te gjuri. Gojet e liga thone edhe se eshte i bere synet! Skandal…

  • danieli13

    Valach1! me siguri dhëmbët i ke të prishur dhe goja të mban erë. Gjithësesi, nuk mund t’i ndotësh dot emrat që orvatesh të shtebrosh me gojën tënde të ndyrë.

  • Perandorikostandin

    Ky shkrim qenka shume i dobet dhe i percipte. Fatkeqesisht te keqijat e shqiptareve vine ngaqe shqiptaret ende nuk e kane ndare mendjen nga duan te shkojne. Haxhi Qamilistat e rinj jane te shumte dhe jo vetem te shqiptaret e Maqedonise

  • Antiradikalizmi

    Fondamentalistet radikale ekstremiste jane te rrezikshem per shoqerine dhe nuk dihet identiteti i vertete i tyre. Financimet jane kriminale.
    Komuniteti mysliman ketu nuk reagon ndaj kamikazlliqeve ne shqiperi nga ata qe kush nuk beson ne islam e fyejne dhe e kercenojne.
    Nje nder ta eshte erguys mertiri nese keshtu eshte ne te vertete apo ka identitet te rreme,Nje politologe qe u shpreh kundra islamizmit ky njeri e ka fyer publikisht nga familja dhe e ka frikesuar me grupin e tij radikal. 
    Po ashtu ka fyer ky edhe te tjere analiste dhe keta nuk kane argumente por vetem shajne dhe terrorizojne. Ketij Mertirit i duhen verifikuar burimet e financimit,kontaktet dhe identiteti si rradikal islamik qe eshte.Keta duhet te hetohen nga shteti dhe shiku perse jane ne shqiperi dhe kujt i sherben.

  • Europa

    Po po e kam lexuar kete Ergys Mertirin.Eshte radikal islamik shume i rrezikshem dhe kerkon ta beje gjithe boten islamike se sic duket kush e di sa e paguajne arabet. Duhet verifikuar ky kush eshte.

    • Comentarius Perpetuum

      Shume te drejte ke. Madje une mendoj qe pervec se ta verikojme kete Ergys Mertirin, mundesisht ta fusim edhe ne burg per mendime reaksionare…

  • Arti_tanushi

    ehe sa te kemi keto njerez qe luftojn per islamin ekstremist sdo kemi denitet asnjeher,pse se njohin shtetin e kosoven arabet si vend mysliman qe esht,shikoni o njerez interesat dhe ekonomin tuaj e mos u merni  shum me fe se vendet me te zhvilluara jan ato qe nuk e ven fen ne renci te par