Sara Çapaliku me “Underground”

Sara Çapaliku me “Underground”

5
0
SHPËRNDAJE

Ekspozita

“Underground” titullohet ekspozita e fotografes Sara Çapaliku që është çelur dje në galerinë “Zeta” e që do të qëndrojë e hapur deri më 19 maj. Ky cikël fotografish ka lindur gjatë një udhëtimi “turistik” të autores, duke parë peizazhe e arkitektura nga më të ndryshmet. Nga kjo përvojë intensive, Sara Çapaliku ka lënë mënjanë gjithçka prej imazhit që i ofrohet sheshit e krenarisht publikut dhe ka zbritur poshtë për të eksploruar e fiksuar imazhin underground. Një vështrim në underground-in si vend urgjence, por më shumë si vend ndaljeje, shfrimi, rrëfimi gjatë një udhëtimi.