Ekzekutivi i përbërë nga akademikë dhe ish-ministra do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e 17 qershorit


Që sot Greqia ka një qeveri teknike që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e 17 qershorit. Ekzekutivi i drejtuar nga 67-vjeçari Panayotis Pikramenos, përbëhet nga 16 ministra, të cilët vijnë nga bota e diplomacisë, ajo akademike dhe një pjesë janë ish-ministra.


Kabineti qeveritar sot ka bërë betimin, ndërkohë që pritet të mblidhet Parlamenti i dal nga zgjedhjet e 6 majit, i cili do të shkrihet në fillim të javës së ardhshme.


Ndërkaq Greqia vijon të jetë në kaos: grekërit i druhen një daljeje të mundshme të vendit nga Euro Zona dhe katër ditët e fundit kanë tërhequr më tepër se 1 miliardë euro nga llogaritë e tyre bankare. Ndërkaq Banka Qendrore Europiane ka vendosur të bllokojë “furnizimin” me likuiditet për disa banka greke, që rrezikojnë falimentimin. Ekzekutivi grek që është betuar sot në pallatin presidencial të Athinës përbëhet nga:


-Ministër i Brendshëm: Antonio Manitakis (docent);


-Ministër i Financave: Giorgos Zannias (docent);


-Ministër i Jashtëm: Petros Molyviatis (ish-ambasador);


-Ministër i Mbrojtjes: Fragkos Fragkoulis (ish-shef i forcave të armatosura)


-Ministër i Zhvillimit: Ioannis Sturnaras (docent);


-Ministër i Mjedisit: Grigorios Tsaltas (docent);


-Ministër i Arsimit: Aggeliki Kiaou (avokat);


-Ministër i Strukturave e Transportit: Simos Simopoulos (docent);


-Ministër i Reformave Administrative: Pavlos Apostolidis (ish- ambasador)


-Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale: Antonios Roupakiotis(avokat);


-Ministër i Shëndetësisë: Christos Kittas (docent);


-Ministër i Zhvillimit të Bujqësisë: Napoleon Maravejas


(docent);


-Ministër i Drejtësisë: Christos Geraris (gjykatës);


-Ministër i Mbrojtjes së Qytetarëve: Elefterios Oikonomou


(ish-drejtues i Policisë);


-Ministre e Kulturës dhe Turizmit: Tatiana Karapanagioti


(fotografe);


-Ministër i Shtetit: Antonios Argyros (avokat).