Nis procesi ndaj ish-drejtuesit të Federatës së Pingpongut

Gjykatë 

Ka nisur në Gjykatën Penale të Tiranës procesi gjyqësor ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Pingpongut, Arben Sorra, nën akuzë nga njësia Task-Forcë për mashtrim më shumë se një herë të disa personave. Në seancën e parë, ku ishte i pranishëm edhe vetë i pandehuri, avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjyqtarit Bujar Krasniqi gjykim të shkurtuar. Prokurori i çështjes, Julian Xhengo, ishte dakord me kërkesën e palës tjetër që gjykimi të bëhet në gjendjen siç janë aktet, ndërkohë që trupa gjyqësore me gjyqtarë Regleta Panajotin, Manjola Xhaxhon dhe Bujar Krasniqin, kërkoi kohë ta shqyrtojë këtë kërkesë. Prokuroria pretendon se ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Pingpongut u kishte premtuar viza kanadeze disa shtetasve, të cilët do t’i paraqiste si sportistë në një takim sportiv që do të kryhej në Kanada. Gjatë përgjimeve i pandehuri u thotë shtetasve që u kishte premtuar vizën kanadeze, se kishte folur edhe me funksionarë të Ministrisë së Kulturës për këtë çështje, por që më pas rezultoi se ky ishte një mashtrim i tij.

Autor te 17 Maj 2012. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry