Shpallet fituesi i projektit
Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin për projektin e zgjatimit të bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të tiranës. Konkretisht konkursin e ka fituar projekti i studios britanike “Grimshaë Architects”. Fituesi mes dy finalistve Grimshaë dhe Dar Group u bë nga kryebashkikua Lulzim Basha. “Brenda këtij viti ne presim projektin e detajuar për Bulevardin e ri të Tiranës, ndërkohë që së bashku me institucionet përkatëse të bëhemi gati për punën për zhvendosjen e shinave të Trenit dhe shtyllave të tensionit të lartë”, tha Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë Tiranë.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i Grimshaë Neven Sidor nga ana tjetër deklaroi se: “Propozuam një matricë të çlirët ku qyteti funksionalizohet. Ne vazhdojmë projektin që italianët e filluan 70 vjet më parë. Bulevardi do të jetë i ndarë në tri hapësira urbane në formën e xhepave ose siç quhen në maket “Dhoma ndenje urbane”. Hapësira e parë që nis nga Stacioni i Trenit, parashikon ndërtimin e një parku me një shesh dhe kafene përreth. Në këtë hapësirë janë parashikuar edhe ndërtimi i disa godinave me funksion publik. Brezi i dytë parashikon ndërtimin e hapësirave për qendra tregtare. Në brezin e tretë, ka një park me gjelbërim dhe ndërtesa me funksion publik, ku bëjnë pjesë që nga biblioteka, Bashkia e re, Opera. Në fund është parashikuar të ngrihet pallati i drejtësisë. Projekti e sheh bulevardin si një urë lidhëse mes parkut të Liqenit Artificial dhe parkut të ri që do të ngrihet në Paskuqan.