Berisha në Prizren: Fqinjët tanë, primitivë

Kryeministri i rikthehet retorikës nacionaliste në prezantimin e Abetares së përbashkët

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i është rikthyer dje në Prizren retorikës nacionaliste në prezantimin e Abetares së përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku ka paralajmëruar fqinjët që të heqin dorë nga shqiptarofobia. Sali Berisha, në një ditë kur prezenca e tij ishte e nevojshme në Parlament, bashkë me ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, ka udhëtuar në qytetin e Prizrenit ku e prisnin dy krerët më të lartë të Kosovës: Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi, ku ka shkelur një terren që është sulmuar prej shumë kohësh, atë të interesit kombëtar. Pak kohë kur mediat e Kosovës e akuzuan për mbështetës të interesave serbe për linjën e interkonjeksionit, kur terrenin politik nacionalist ia kanë marrë Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut dhe Presidenti Bamir Topi, i cili vizitoi Maqedoninë dhe u prit në Tetovë si prijësi i shqiptarëve, Sali Berisha, në cilësinë e Kryeministrit ka paralajmëruar fqinjët. “Nga Prizreni, dua t’ju themi fqinjëve tanë, çlirohuni nga shqiptarofobia, ajo është një mbeturinë e primitivizmit të trashëguar tuajin. Shqiptarët janë një komb që dinë të ruajnë dhe të mbajnë miqësira, por gaboheni rëndë në qoftë se vazhdoni të shfaqni shqiptarofobinë tuaj me skena si ato të Preshevës, të cilat faktojnë se jeni akoma shumë prej jush në stadet primitive”, deklaroi Berisha. Ai ka përmendur ngjarjet në Preshevë, ku për shkak të fushatës elektorale, pasuesi i Millosheviçit, Daçic, ka kryer arrestime masive të shqiptarëve. Por ka ngjallur paksa çudi mospërmendja e ngjarjeve të Maqedonisë nga kreu i qeverisë së Tiranës zyrtare. Bëhet fjalë për arrestimet e kryera nga qeveria e Gruevskit dhe e Ali Ahmetit, ndaj disa qytetarëve shqiptarë me akuzën e vrasjes së pesë shtetasve maqedonas. Arrestimet kanë përfshirë edhe gra e të moshuar, pa asnjë provë të qartë. Ato kanë ngjallur reagimin masiv të një pjese të madhe të shqiptarëve në Maqedoni.

Në fakt, Maqedonia nuk është përfshirë në projektin për unifikimin e abetares mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo, sipas Partisë Demokratike Shqiptare, ndodh për faj të Ministrisë së Arsimit në Shkup. Deputeti i PDSH-së, Zijadin Sela, tha se ky dikaster që ka edhe një zëvendësministër shqiptar, po tenton t’i shkëpusë nga trungu nxënësit shqiptarë të Maqedonisë. “Maqedonia ngelet jashtë abetares së unifikuar shqiptare jo tani, por prej vitit 2009, kur abetares në Maqedoni, (me vendim të Ministrisë së Arsimit, si pjesë e atij vendimi është e BDI), nuk i thonë më abetare, por libër leximi. Është një tendencë që të shkëputen nga trungu shqiptarët e Maqedonisë. Tendenca është e qartë, dikush dëshiron t’iu lajë trurin nxënësve shqiptarë, por kjo s’ka për të ndodhur”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Zijadin Sela.

 

Zëri

Para pak kohësh, e përditshmja “Zëri” e Prishtinës akuzoi Berishën se po pengon linjën e interkonjeksionit me Kosovën për të mbështetur biznesmenët serbë

Autor te 18 Maj 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • astrit

    Ky eshte karagjozi osmanlli,apo katundari aziatik i shemtuar i Ballkanit: Bashkohet me osmanlliun tjeter Hashim dhe u thone fqinjeve dhe perndimit: Qe ne me vllezerit pushtues osmane qe na kane bere nenat dhe gjyshet,po bashkohemi prape dhe perversitetin dhe injorancen tone aziatike ja u shesim juve per kulture te larte.Cili vend vazhdon ta mbaje kete monster mesjetare, ne keto kohe moderne?

    • Anton

      Astrit, ne artikull nuk behet fjale per perhapjen e nje prapambetjeje kulturore orientale por per thirrjen kunder shqiptarofobise: Qe kjo te perfaqesohet nga Sala me habit, se ky kriminel zor se do t’ia dije per shqiptaret…nejse. Fqinjet tane na urrejne se jemi shqiptare. Per ata nuk ka rendesi nese ne jemi te krishtere apo myslymane. Ata na urrejne gjithsesi!

  • Arber

    Shqiptaret kane percaktuar alfabetin e tyre ne vitin 1908. Lidhje Prizreni ka vetem nje ajo i vitit 1878. Lidhjen e Dyte te Prizrenit e bene nazistet dhe kolaboracionistet. Kete te treten e bene politikanet shqiptare te koruptuar qe ne fakt e kane percare keq popullin shqiptar dhe e kane tradhetuar ceshtjen shqiptare. Abetarja shqiptare eshte bere dekada e dekada me pare. Kete te tanishmen nuk e bene akademiket e shumte shqitrae, por politikanet dhe disa “intelektuale” qe u bejne fresket. Shqiptare po kaloni dite te veshtira. Mesohuni femijeve gjuhen qe flisni ne familje. Rrofshin shqiptaret kudo ku ndodhen ne bote.