Iluzioni optik shëmton yjet e Hollivudit. “Zbulimi” është bërë nga një student psikologjie
Brad Pitt, Angelina Jolie, George Clooney, Halle Berry nuk janë ikona të padiskutueshme të bukurisë. Divat e Hollivudit bëhen të shëmtuar, madje të frikshëm nëse fiksohen nga vizione periferike. Zbulimi është bërë rastësisht nga Sean Murphy, student i psikologjisë në Universitetit e Australisë, i cili ka postuar në youtube në video të titulluar “Ugly face illusion”. Videoja tregon më së miri vërtetësinë e shprehjes së bukuria është thjesht çështje “këndvështrimesh”.
18 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)