Aktorja dhe këngëtarja 42-vjeçare shfaqet me rroba banje në numrin e qershorit


E vlerësuar pak ditë më parë si gruaja më e fuqishme në botë, duket se vijon momenti i artë për Jennifer Lopez.


Në një set fotografik për numrin qershor të revistës Vogue”, 42-vjeçarja shfaqet më sensuale se kurrë, duke lënë pas 20-vjeçaret.


Ndërkaq Lopez duket se ka vendosur të largohet nga juria e “American Idol”, në të cilin ka marrë pjesë për dy vjet rresht. Duket sikur aktorja dhe këngëtarja e famshme ka vendosur të heqë dorë nga impenjimet e shumta.


“Ky është vitit i dytë, nuk e di nëse do vijoj të jem në juri për të tretin vit rradhazi. Dua të bëj dhe gjëra të tjëra, pastaj kam dhe fëmijët, që këtë vit shkojnë në shkollë”, ka thënë Lopez në talk show e Ellen DeGeneres.


18 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)