Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së kreut të ri të shtetit duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe jo ekskluzivitet i një vendimmarrjeje maxhoritare.


Duke folur në një intervistë për VOA nga Nju Jorku, Topi ka preferuar të mos bëjë një identikit të personit që së shpejti do të zërë vendin e tij.


“Do ta konsideroja joelegante të merresha me identikitin e pasardhësit tim. Por, duke e parë situatën në mënyrë 3 dimensionale, si qytetar, si ish-parlamentar dhe si president, do të konsideroja se procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të jetë jo vetëm serioz e i kujdesshëm, por duhet


Procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të jetë jo vetëm serioz e i kujdesshëm, por duhet të gjejë një konsensus sa më të gjerë.


President i Republikës së Shqipërisë të gjejë një konsensus sa më të gjerë”, ka deklaruar Topi.


Sipas tij, marrja lehtë e këtij problemi, duke e supozuar zgjedhjen nga një vendimmarrje maxhoritare, do të ketë ndikim për sa i përket pavarësisë dhe funksionalitetit të institucioneve.


“Këto institucione duhet të rrisin pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre për të pasur një Shqipëri sa më të mirë”, ka nënvizuar kryetari në ikje i shtetit.


I pyetur mbi gjendjen e sistemit të drejtësisë, Topi ka pranuar se bëhet fjalë për një sistem që ka nevojë të rigjenerohet, por për këtë sipas tij duhet një frymë më e mirë politike.


Një nga pikat e prekura nga presidenti ka qenë heqja e imunitetit, e cila sipas tij nuk duhet të kufizohet vetëm me parlamentarët, por të jetë më e gjerë në mënyrë që t’i shërbejë edhe zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të thjeshtë.


“Zërat që e identifikojnë drejtësinë si një çështje që ka nevojë të rigjenerohet, besoj se janë zëra racionalë. Që drejtësia të rigjenerohet duhet të jetë produkt i bashkëpunimit të të gjithë zërave politikë”, ka thënë Topi.


“Reforma në drejtësi duhet të fillohet me heqjen e imunitetit, jo vetëm për parlamentarët, por edhe për gjyqtarët e prokurorët. Ajo duhet të shërbejë jo vetëm për çështje politike, por edhe civile, si për shembull çështja e pronave”, ka vijuar ai.


Më tej presidenti i Republikës e ka vënë theksin tek nevoja e ndryshimit të kulturës politike në Shqipëri, e cila sipas tij tregon se vendi nuk e ka kaluar ende tranzicionin.


“Fakti që diskutohej prej më se dy vjetësh çështja e Gjykatës Administrative, e cila u miratua vetëm tani, tregon rëndësinë e vendimmarrjes së politikës. Kultura politike në Shqipëri ka nevojë për ndryshim”, ka shtuar kreu i shtetit. 18 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)