Lady Gaga vishet përsëri me mish

Lady Gaga në 'MTV Video Music Awards 2010’

Lady Gaga duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të qenët e çuditshme. Vazhdimisht është shigjetuar për look-un e çuditshëm dhe ndonjëherë anormal, kulmi i të cili arriti në veshjen e përdorur nga këngëtarja 26-vjeçare në ‘MTV Video Music Awards 2010’, në Los Anxhelos, me fustanin e saj famëkeq të bërë me mish viçi të gjallë që ngjalli edhe shumë kritika.

Mirëpo, edhe pse ajo zakonisht është e shumëllojshme dhe nuk vesh ndonjëherë të njëjtin kostum, duket se këtë radhë ka bërë përjashtim. Gaga ka ‘ricikluar’ edhe një herë kostumin e tmerrshëm me mish të kuq për të cilin u përfol aq gjatë 2 vite më parë dhe e ka përdorur gjatë një performance në një koncert të mbajtur në Taipei, Taiwan. Në fakt, ai ishte një imitim mishi që të kujtonte lëkurën e kafshëve, i shoqëruar nga çizme me po të njëjtën përbërje.

Tani fansat janë mësuar me çmenduritë e këngëtares dhe me siguri që kanë mbetur më pak të shokuar se në 2010, kur ajo u shfaq e veshur e gjitha, nga koka te këmbët me mish të gjallë të kuq që i varej nëpër trup.

Lady Gaga në Taipei, Taiwan, 2012

19 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 19 Maj 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry