Arbën Xhaferri: Njerëzit me ndikim po kërkojnë një president-pulë

Arben Xhaferri

“Situatë e njëjtë në vendet ish-komuniste”

Ylli Pata - Intelektuali i njohur shqiptar, Arbën Xhaferri, analizon zhvillimet e fundit në hapësirën shqiptare, por edhe jep mundësitë për zgjidhjet. Si një vëzhgues i vëmendshëm deri në detaje, në një intervistë për “Shqip”, zoti Xhaferri, duke folur për Presidentin e ri të Shqipërisë, thekson se njerëzit me ndikim po kërkojnë dikë të kontrollueshëm “që nuk turbullon ujërat”, por zgjidhja vjen vetëm nga zgjedhja nga populli. Ndërkaq për situatën aktuale në Maqedoni, politikani që firmosi (bashkë me Ahmetin) Marrëveshjen e Ohrit, nuk ka dilema: Nuk ka rrezik për një kanalizim fetar të politikës së shqiptarëve. Por çështja është se aty ku shqiptarët janë më të shtypur, ka dualizëm kulturor…

Ngjarjet e fundit kanë rritur tensionin në Maqedoni, duke sjellë një përplasje të re sociale. Por që këtë radhë, duket se ka pasur edhe një katalizator më shumë për t’i hedhur benzinë zjarrit-feja. Si do ta konsideronit veprimin e qeverisë së Shkupit dhe reagimin e shqiptarëve?

Zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë janë pasojë e shumë faktorëve globalë dhe lokalë. Nga aspekti global, e gjithë bota është e ballafaquar me një frymë revolucionare që vjen nga disa qarqe të shteteve, përkatësisht shoqërive myslimane. Këto ngjarje të terrorizmit spektakolar shënojnë vazhdimësi me lëvizjet anarkiste të shekullit XIX që, duke krijuar anarki synonin t’i nxjerrin jashtë binarëve qeveritë për të krijuar kështu rrethana lehtësuese për vendosjen e një rendi të ri shoqëror. Te disa qarqe radikale islamike në botë, pas dështimit të komunizmit, ekziston tendenca për vazhdim të misionit të kësaj ideologjie totalitariste, por me një dallim esencial; totalitarizmi fetar është më i rrezikshëm, ngaqë legjitimitetin e mbështet mbi një ide të pakontestueshme, atë të Zotit. Çdo aksion që ndërmerret, me cinizëm arsyetohet me vullnetin e Zotit. Ata që rezistojnë të pranojnë këtë lloj të manipulimit masiv kërcënohen me vdekje dhe lloje të ndryshme të presionit. Armiku më i madh i kësaj utopie të re, këtij totalitarizmi është dyshimi, mendja kritike. Ideologët e kësaj utopie, që pos një retorike shterpe nuk ofrojnë asgjë tjetër, janë shumë të brengosur nga politika e myslimanëve të kënaqur nga sistemi i vlerave perëndimore, siç janë shqiptarët dhe bëjnë çmos që t’i bëjnë për vete. Aktivitetin e tyre proselitist, këto qarqe e zhvillojnë në tërë rruzullin tokësor, prej SHBA-ve e deri në Maqedoni. Natyrisht gjejnë individë që për para, ose për shkak të frustracioneve, fiksacioneve të ndryshme pranojnë të jenë pjesë e një makthi të këtillë planetar. Për të qenë korrekt, ndikimi i tyre në hapësirat shqiptare nuk është aq i madh sa mendohet. Asnjë parti politike që ka tendencë të kësaj natyre, në zgjedhjet demokratike nuk arrin ta mbushë normën elementare. Ata duken të zhurmshëm ngaqë pas aktivitetit të tyre, qëndrojnë sisteme të fuqishme financiare, politike arsimore etj. Ideologët e islamit radikal, me mendësi totalitariste, nuk mund të tolerojnë eksitimin e myslimanëve që janë të kënaqur nga demokracia perëndimore, prandaj bëjnë çmos që ta prishin këtë harmoni. Së këndejmi ata bëjnë çmos që shtetet islame të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, atë kurorë të një politike parimore që nuk e keqpërdor religjionin për qëllime politike. Nga ana tjetër, shtetet që kanë telashe me shqiptarët, veçmas me politikën e tyre properëndimore bëjnë çmos që ta zhvendosin politikën shqiptare nga shtrati demokratik perëndimor. Natyrisht se ata do të gjejnë individë të këtillë, që do të përhapin bindje se shqiptarët janë elementë i dyshimtë, njëfarë kolone e pestë i radikalizmit islamik në mes të Europës së krishtere. Në këtë fazë, zhvillohet projekti dekontekstualizimit të shqiptarëve. Ata duhet të perceptohen si element i huaj. Në Maqedoni, ky projekt zhvillohet në formë vulgare, duke filluar nga fundi i Luftës së Parë Botërore, kur shqiptarët me presion sistematik shpërnguleshin në Turqi e deri te zhvillimet e fundit. Maqedonia, përkatësisht qarqe me ndikim të pamohueshëm në politikë, nuk hezitojnë që të ndërmarrin aksione spektakolare për t’i paraqitur shqiptarët si element i huaj, ose të paktën të krijojnë përçarje në shoqëritë shqiptare. Jam i bindur se e gjithë kjo politikë nuk do të arrijë të shndërrojë shqiptarët në fundamentalistë, por do ta rrisë vigjilencën dhe vetvetiu do t’i këndellë mendjet e kontaminuara nga një totalitarizëm i ri…

Me humbjen e besimit të klasës politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, duket se po krijohet një kanalizim i ri i pakënaqësisë së njerëzve. Në Kosovë e Shqipëri te nacionalizmi, ndërsa në Maqedoni te feja. Si e shikoni perspektivën?

Kam drojë se bëhet një padrejtësi ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Ata sistematikisht dhe skematikisht përkufizohen si një segment kombëtar që është kontaminuar me bindje fetare, atipike për shqiptarët e tjerë. Ç’është e vërteta tek ata vërehen elemente që e përcaktojnë përkatësinë e tyre fetare. Mirëpo këto elemente nuk janë në funksion të identifikimit të tyre si përkrahës të një politike radikale fetare. Këto elemente kanë ekzistuar edhe atëherë kur ideologjia fundamentaliste, integraliste nuk ka ekzistuar. Shtrohet pyetja përse në Shqipëri dhe Kosovë ekziston nacionalizmi, ose tendenca e rritjes së tij, ndërkaq në Maqedoni paraqitet tendenca e shquarjes së fesë? Përgjigjja është vazhdimisht e thjeshtë: aty ku shqiptarët janë të lirë, ata i theksojnë, i shtetërizojnë karakteristikat etnike, ndërkaq aty ku janë më pak të lirë, ose aty ku mbi ta ekziston mbikëqyrja, paraqiten dualizma kulturorë. Aty ku shqiptarizma nuk është e rrezikuar, zakonisht nuk shfaqet nacionalizmi, ndërkaq aty ku rrezikohen interesat kombëtare shfaqet nacionalizmi mbrojtës nga agresiviteti i nacionalizmit shtetëror i popullit tjetër. Duhet me kujdes të bëhet dallimi në mes tyre. Këto fenomene janë më të vjetra se demokracia dhe përvojat e reja politike. Sipas përvojave të deritashme, perspektivën e shoh te evropianizimi i shoqërive shqiptare, tek iluminizmi europian, te thellimi i tolerancës, te shekularizmi, te shteti ligjor, te demokracia…

Mos është mbyllur epoka e dy partive shqiptare në Maqedoni dhe duhet një sistem tjetër?

Shtetet më demokratike të botës, si SHBA-të, por edhe shumica e shteteve europiane janë dypartiake, përkatësisht një partiake. Në SHBA, kur fitojnë republikanët, ata nuk kanë nevojë të bëjnë koalicione molisëse, por partia fituese ka kapacitete që vetë ta formojnë qeverinë. Kam një rezervë ndaj monolitizmit politik partiak, ngaqë në këto raste edhe tradhtia është monolite, totalitare, si në periudhën e komunizmit. Shpëtimi duhet kërkuar te forcimi i institucioneve, te respektimi i ndarjes dhe pavarësisë së pushteteve, te gazetaria e pavarur dhe hulumtuese, te krijimi i opinionit publik etj. Këto janë disa nga standardet pa të cilat nuk mund të ndërtohet shteti modern…

Shqipëria tani zgjedh presidentin dhe shumë po kërkojnë një president që të jetë me integritet dhe njeri me autoritet që të ketë ndikim edhe në trevat shqiptare, pasi situata kërkon njerëz me peshë. Sipas jush, cili do të ishte identikiti i presidentit të ri dhe a keni ju një propozim?

Këto tipare të presidentit i kërkojnë qytetarët, ata që nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në këtë proces. Ata që kanë ndikim, kërkojnë të kundërtën: një president-pulë, që nuk e turbullon ujin. Kjo situatë është e njëjtë sidomos në shtetet ish-komuniste. Shikoni se çfarë farse krijohet në Rusi, ose në Serbi.

Njerëz me integritet moral dhe virtyte tjera ka në çdo shoqëri, por tani për tani, ata janë të panevojshëm, prandaj zgjidhja duhet kërkuar te zgjedhjet e drejtpërdrejta.

Ndikuesit: “Ata që kanë ndikim, kërkojnë të kundërtën: një president-pulë, që nuk e turbullon ujin. Kjo situatë është e njëjtë në shtetet ish-komuniste”

Nga populli: Njerëz me integritet moral dhe virtyte të tjera ka në çdo shoqëri, por tani për tani, ata janë të panevojshëm, prandaj zgjidhja duhet kërkuar te zgjedhjet e drejtpërdrejta

Demokracia: “Shpëtimi duhet kërkuar te forcimi i institucioneve, te respektimi i ndarjes dhe pavarësisë së pushteteve, te gazetaria e pavarur dhe hulumtuese”

“Kam një rezervë ndaj monolitizmit politik partiak, ngaqë në këto raste, edhe tradhtia është monolite, totalitare, si në periudhën e komunizmit”

Posti: Arbën Xhaferri ka qenë kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni

Autor te 20 Maj 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Arif Gjongjini

    Arbën Xhaferri është një mendje e kthjellët, dhe sa më tepër të jetë i vetëm në këtë shkallë kthjelltësie, aq më tepër bie në sy, po edhe aq më tepër urrehen këshillat e tij nga politikanët (për të provuar këtë mjafton shpërfillja që i bëhet, shurdhëria ndaj mendimeve e këshillave të tij), të cilët e shohin luftën për pushtet si një luftë për përftime vetjake e jo kombëtare, e kështu, me ose pa dashje, marrin vendime e kryejnë veprime nga pozitat e shtetarit kundër kombit. Për të mirën e kombit do t’i uroja përzemërsisht jetë të gjatë e mendje të freskët. Gjithashtu për të mirën e kombit, nga halli natyrisht, ngaqë po shohim se s’ka rrugë tjetër, do t’uroja makutëve të politikës jetë sa më të shkurtër meqë në pension s’duan të dalin e as mënjanë.

  • Marsden

    Intelektual i vertetete qe i sherben interesit publik dhe jo politikes se dites, sa pak zera te tille degjojme dhe sa shume nevoje kem per ta cdo dite per te mos na servirur vlera por , 

  • Vcikopana

    Koha e ka vertetuar,se presidentet e zgjedhur nga njeri krah i politikes,jane te neveritshem.Kjo,edhe kur ata dalin nga kornizat e partise qe i ka zgjedhur.Te luash me kukulla ne teatrin e jetes serioze,eshte masaker qe i behet atij qe vuan,POPULLIT.Vlera e vertete e kukullave eshte vitrina e dyqanit!Pak dite me pare,pata shkrojtur,se potencialisht eshte i forte(megjithese nga shumica mendohet kategorikisht jo) Fatos Nano!…Sa keq qe riciklohet e keqja e ADN-se politike shqiptare.Kur do te vije dita te provohen me vote te drejtperdrejte popullore PRESIDENTET shqiptare?!…Keta qe e kane ne dore kete gje e shpien punen ne afate idiote,si 24 maj,qe pastaj te hedhin ca firma ne qorrollisje.Hajde kuptoje kete praktike,qe vetem e mire s’eshte!!!

  • Zasejdi

    Presidenti nuk duhet te zgjidhet as nga PD asngaPS.Para 5 vjetesh u zgjodh Bamir Topi te cilin e zgjodhiPD cfare beri .Beri ato qe deshi Berisha SHikoni dipllomacine shikoni drejtesine me SHashenka e Tome ndrecerme gjyqin e Metes  .Zgjodhi prokurore Ina Ramen e cila i ka sherbyer me besnikeri fatale Berishes nje shembull .Para pak ditesh ne parlament Berisha tha ”u a bej prap sic u a bera me 21 janar ” cfare do me shume kejo prokurore te ngreje akuze per 21 jenarin dhe Bari Shaqirin nuk e la Amerika ta shkarkonte Shikoni vendimet e Ristanit atehere pse duhet presidenti.per te aprovuar shkarkimet e gjeneraleve se nuk i binden Imamit ndaj dhe Shqiperia po shkon me koke poshte

  • Marselkodra

    Arber Xhaferi – ky kollos i mendimit shqiptar, gjithmone analizon ne nje menyre te veçante e origjinale, si askush tjeter. Eshte i jashtezakonshem. I uroj shendet…

  • Batoni

    I kam cmuar gjithmone mendimet e z. Xhaferi, personalisht e konsideroj  se sot eshte nje nga mendimtaret me te medhenje shqiptare ne hapsiren shqiptare.
    Ne intevisten e tij, z. Xhaferi nuk e sheh qe ne Maqedoni mund te dominoj tendenca per nje ideologjizem politik te dogmatizmit fetar. Ai megjithate e pranon se ka nje dualizem kulturore ne Maqedoni. Na jep edhe nje sqarim pse eshte kjo keshtu.
    Personalisht kam ngritur pikepyetje se cfare na bashkon me ata individ. Besoj se ne Kosove dhe Shqiperi identiteti kulturore kombetar eshte i konsoliduar dhe jemi ne rruge drejte nje kombi modern i cili do te jete i hapur, tolerant, racional, kureshtar per njohuri te reja dhe te ndryshme dhe krijues. Shpresoj dhe uroj qe edhe shqiptaret ne Maqedoni do te jene ne kete rruge sepse ne te kunderten do te jete nje tkurrje tjeter e kombit dhe hapsires kulturore shqiptare gje qe te cilen nuk e kisha deshiruar.
    Sa i perkete presidenti mendoj qe zgjidhja me e mire do te ishte sikur presidenti do te zgjedhej direkt nga qytetaret. Ne Kosove jemi ne kete rruge shpresoj qe edhe ne Shqiperi do te behet. 

  • analisti

    arber xhafeiri i menqur apo gjysem i menqur….x-shqiptaret nje trup me 3 koka.1je identiteti shqiptare.2 kultura dhe mentaliteti turko-arabe.aziatik.3 ideologjija iluzionet dhe fantazmate mesjetare./shoku xhaferi kendellu pakez gati ter shqiptaret e maqedonis jane te lidhur emocionalisht ,shpirterisht me fen e imponuar turke te shqiptaret por gati edhe me identitetin dhe kombin turk.etani edhe me identitetin arabe dhe me hamasin se shifet kjart qe protestojn me flamura turko-arabe.e njeta eshte gati ne kosove por numri ma i vogel,fale intelegjenses kosovare dhe friges nga kfori se perndryshe ka pasur te filloj pranvera arabe ne 2011 ten kur dihet qfare protestash benin levizja bashkohu eqe drejtonin imamat dhe fuad ramiqi te paguar nga vehabo-salafistat e al……….es.ket e din mire te gjthe abasadoret e huaj ne kosove.por nga frika e pranoje edhe imami naim terrnava ku tha haptas ne rtk ne emision televiziv se ne kosove ka grupe radikale islamike qe vizitojn xhamijat dhe motivojn shume njerze ne gjihadin islamiste-ket e dime te gjith dhe ekzistojn filmimet televizive.ateher pse gazetat nuk puplikojn komentet tona dhe nga kush deshirojn te mbeshefin realitetin.

  • arusha

    Ata qe se njohin i magjeps analiza e tij e detajuar e rrethanave te ndryshme politike,por ky njeri eshte aq idiot sa qe nuk mund ta paramendoni,ky formoi nje parti disa vite pas pavarsise se Maqedonise dhe percau elektoratin shqiptar ne Maqedoni,mos harroni se shqiptaret para se to formohet pdh ne qeveri perfaqesoheshin nga 33 deputet,ky me retorik nacionaliste -boshe shperndau votat ,futi urejtje dhe ja u beri sllavo-maqedonasve shume te lehte per te margjinalizuar shqiptaret,ky njeri eshte anti-islamit, ky mendon se per te qene nje patriot i mire duhet te  jeshe  anti-islamist,pro krishterizmit,pro” vlerava” europiane .Ky dhe partia e tij sebashku me partine shqiptare qe aktualisht eshte qeveri jane fajtoret kryesor per gjendjen e mjerueshme te Maqedonise.

  • arusha

    Ata qe se njohin i magjeps analiza e tij e detajuar e rrethanave te ndryshme politike,por ky njeri eshte aq idiot sa qe nuk mund ta paramendoni,ky formoi nje parti disa vite pas pavarsise se Maqedonise dhe percau elektoratin shqiptar ne Maqedoni,mos harroni se shqiptaret para se to formohet pdsh ne qeveri perfaqesoheshin nga 33 deputet,ky me retorik nacionaliste -boshe shperndau votat ,futi urejtje dhe ja u beri sllavo-maqedonasve shume te lehte per te margjinalizuar shqiptaret,ky njeri eshte anti-islamitst, ky mendon se per te qene nje patriot i mire duhet te  jeshe  anti-islamist,pro krishterizmit,pro” vlerava” europiane .Ky dhe partia e tij sebashku me partine shqiptare qe aktualisht eshte ne qeveri jane fajtoret kryesor per gjendjen e mjerueshme te shqiptareve  ne  Maqedoni.

    • ylli

      Sa keq qe dhe ti arushke ke lirine e fjales..