Drejt presidentit përbashkues

Skënder Minxhozi - Ndërkohë që Kryeministri Berisha i ka shtyrë të gjitha lëvizjet konkrete për kreun e shtetit pas kthimit nga Çikago, ambasadori amerikan Arvizu nuk ka përtuar t’u bëjë nga një koment të detajuar më shumë se një duzine kandidatësh presidencialë, të rreshtuar në emisionin e Arian Çanit. Megjithëse vetë Arvizu u kujdes që ta kamuflonte mendimin e tij për personat e afishuar, duke u ndalur në batuta apo duke u rrëshqitur përgjigjeve, ka qenë e mundur të konfirmojmë edhe një herë identikitin e kreut të shtetit, ashtu siç do ta donin ndërkombëtarët.

Jo i atashuar fort me një sigël politike, i qëndrueshëm ndaj presioneve që do t’i vijnë nga anë të treta, i aftë në komunikim dhe liberal në drejtim e gjykim. Pak a shumë ky është përshkrimi i kreut ideal të shtetit, sipas Aleksandër Arvizu, i cili mesa duket la shumë buzë të rrudhura nga pas. Jozefina Topalli më e para fare, e cila për diplomatin amerikan, nuk përmbush kriteret e paanësisë dhe nuk ka mbështetjen e opozitës. Refreni i mbështetjes së opozitës do të dëgjohej shumë shpesh nga goja e zotit Arvizu, i cili nuk mungoi të thotë se mazhoranca mund ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë kreun e shtetit, por ky do të konsiderohej një “shans i humbur” nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Një përcaktim ky që është dëgjuar jo rrallë në të shkuarën dhe që është përdorur gjithmonë për të dëshmuar zhgënjimin e të huajve për zhvillimet në Shqipëri. Madje Arvizu nuk harroi as t’i dërgojë një mesazh në distancë Kryeministrit, duke i kujtuar se nuk po zgjedh një anëtar të kabinetit të tij, por kreun e të gjithë shtetit.

Dalja publike e Arvizusë në momentin kur fushata presidenciale po ndez motorët, shënon një marrje të qartë pozicioni të SHBA-së dhe europianëve, ndaj një procesi që po rrezikon të degradojë në një luftë llogoresh politike. Pasi u përkundën gjatë në tundimin e “presidentit kushtetues”, i cili, sipas një logjike trashanike nënkupton zgjedhjen me 71 vota, ndërkombëtarët po shohin përditë e më qartë se ky variant do të çojë në një krizë të thellë politike në vend. Nëse kreu i shtetit zgjidhet në bazë të një logjike kundërvënieje mes qeverisë dhe opozitës, kjo do të prekë jo vetëm stabilitetin e vetë qeverisë (pozita delikate e LSI-së), por do të kushtëzojë edhe një sezon krize, që do të kulmojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kjo frikë ishte e lexueshme në komentet e Arvizusë, të cilat në këtë pikë ngjajnë si dy pika uji me komentet që ka bërë së fundi komisioneri Fyle e politikanë të tjerë të lartë europianë.

Animi i dukshëm i bashkësisë ndërkombëtare drejt një presidenti përbashkues, e jo një kreu shteti që do të përmbushte vetëm orekset e njërës palë, shënon një zhvillim esencial në ekuacionin e madh që po luhet për javët në vazhdim. Kjo këshillë me zë të lartë e ndërkombëtarëve duket se i drejtohet më së pari shumicës qeverisëse (hiq LSI-në, e cila ka një qëndrim të ndryshëm). Arvizu e tha hapur se figura si Topalli apo edhe të tjerë që shihen si të afërm me mazhorancën, janë ose të papërshtatshëm për pozicionin e kreut të shtetit, ose kanë nevojë “të pinë më shumë kafe me opozitën”, për të marrë edhe përkrahjen e saj.

Nga ana tjetër, një presion i tillë duket se prish edhe planet e përfolura të Ramës e Metës, për një demarsh për ta zgjedhur kreun e shtetit me votat e tyre, duke nxjerrë në pakicë Berishën.

Ky është në fakt triumfi i përkohshëm i presidentit konsensual, megjithëse askush nuk guxon ta quajë kështu. E në fakt termat kanë shumë pak rëndësi, nëse formula është e njëjtë apo e përafërt. Por që kjo dëshirë e ndërkombëtarëve të materializohet, ka ende shumë punë. Hyrja në lojë e Berishës pas 24 majit, me shumë gjasë do të shënojë rëndimin e klimës mes palëve, duke i vështirësuar bisedimet. Sepse Kryeministri s’do të dojë që t’i japë avantazh Ramës, duke i siguruar sukses nismës së tij për negociata dhe së dyti, ai do të vijojë të qëndrojë fort për të zgjedhur njeriun e tij në Presidencë. Një kryetar shteti “noter”, siç e quan Rama, është një garanci për Berishën në kohët e turbullta që e presin. Sidomos në rastin e një humbjeje politike në zgjedhjet e 2013-s. Por është gjithashtu e vërtetë se projekti i tij i kontrollit të presidencës, pas largimit prej aty të “bukëshkalit” Bamir Topi, po vështirësohet përditë e më tepër. Në horizont shfaqet sërish hija e “mister X”. E atij kandidati, i cili sot, ndoshta nuk e di akoma, se pas dy muajsh mund të jetë kryetar shteti. Por të presim e të shohim. Ka ende rrugë përpara.


Autor te 20 Maj 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • astrit

    Ky vend i prapambetur osman,megithate nuk e meritone qe re terhiqesh zvarre,ne kete fare soji, nga salizmi, mentalitet katundar i anadollako-komunizmit.Vret dhe vjedh pushtetet, qendrorin dhe lokalin dhe kopeja e opozites apo e medias ul koken e frikesuar apo e duartoket, kete te paftyre.Dhe ata,me pas, pa asnje fije dinjiteti, shkojne dhe bejne bla,bla te pafundme,, mbas te fundmit pozicion qe ka lene pa grabitur Saliu. Nje tipar i theksuar anadollako-islamist i medias shqiptare, eshte se aty mungon pothuajse fare elementi femer.Dhe fakti eshte qe ka shume pena ne kete vend ne duar vajzash dhe grash, te guximeshme dhe cilesore, por ato anashkalohen dhe menjanohen, nga salizmi i ulur kembe kryq ne media. Qe bota shqiptare  eshte islamizuar krejt,duket qarte dhe ne ate, qe te gjithe flasin per president(mashkull) dhe asnjeri nuk thote post presidencial, qe i presupozon te dyja gjinite. Vazhdohet te vihet vec rrotull, ne nje gjeratore hamemi alla turka.

    • Ermali.

      Eh more Astrit! Po te kishte vertete media dhe gazetare siq ka ne boten e emancipuar,te tregoj une ty a do ishim ne kete derexhe apo jo.Me thuaj ti personalisht,te cila media beson ,ose cila media ne Shqiperi eshte sherbetore e qytetareve dhe jo e paleve.Une nuk shoh askend per vete,pa zene emra.Para gazetareve profesioniste,te ndershem,dinjitoze dhe kurajoze,njekohesisht,kane ndejtur”SUS”,edhe Hitleri,Stalini,apo Sadami, sadopak,se lere me Bush,Theçer e te tjere.Edhe keta politikanet tane qe bejne si cuba ketu para gazetareve,ne Bruksel apo Uashington,rrijne se femija i klases se pare para mesuesit,por ne fund te fundit,edhe mire ju a bejne gazetareve tane,se keshtu e meritojne.Ne Shqiperi ndodh qe gazetaret jane miq e shoke te pandashem me politikanet.

    • kosta

      Me mendjen qe paske dhe ato qe thua,te  pakten emrin Astrit mos ta kishe vene , se eshte emer”anadollak’, “”islamist”" katundar”"   O koqe kandari e  opozitari  ! Deri sa vazhdoni me kete zhargon te shani 20 vjet Sali Berishen , ai ka per te qemdruar   edhe 20 te tjera . Duhet te bindesh popullin e Aneriken or trap se Sali Berisha  eshte islamik,fomdamentalist,diktator e tjere epitete qe i vini   Mirepo  kjp amerika sikur nuk nu beson po Mos harro o bole se Presidentin anarikan te parin  e pruri Sali Berisha . Apo nuk e dinte Bushi se berisha eshte fondamentalist, islamik,antiperendimor , gje per te cilat une per vehte e kritikoj mes te jete kaq shume proeuropian, properendimor e proamerikan
      Prandaj o Astrit me opozitare si puna jote Saliu fitoi perseri

  • Kesulkuqi

    Redaksia e gazetes “on line” gabimisht, ka shtuar pjese te artikullit te sotem te Fatos Baxhakut ne shkrimin e Skender Minxhozit. Per me keq ka kaluar gjithe dita e djele dhe nuk ka rene ne sy per te korigjiuar gabimin.

    Sidoqofte shkrimit te Minxhozit nuk mund ti them vecse fjale te mira dhe e pergezoj per qendrimin e tij dhe te nje grupi kurajoz te vogel gazetaresh dhe opinionistesh qe tregojne vazhdimisht qe kane shpirt te lire per te thene te verteten.

  • CANAL +.

    Ne Shqiperi ndodh qe gazetaret ‘vdesin” te jene miq me politikanet,kur kudo tjeter ne bote ndodh e kunderta.Dhe nuk arijne qe politikanet te kene miq gazetaret, per shkak te profesionalizmit dhe dinjitetit te gazetarit.

  • Pavaresia

    Vazhdoj ti qendroj opinionit tim te shprehur jave me pare se fushata apo bisedimet per zgjedhjen e Presidentit te ardhshem (pas 25 korrikut), do te futen ne rrjedha te pa ndereshme. Kjo, vec te tjerave (qe perbejne,fatkeqesisht, tere zhvillimet ne politiken aktuale te vendit), per faktin e thjeshte se te dy lideret kryesore te politikes jane diametralisht te kundert ne qendrimet e tyre. E. Rama kerkon nje president per te gjithe, duke respektuar frymen e Kushtetutes. Saliu kerkon nje President  ,,per vete”, sipas ,,nenit” te famshem 50%+1!  Nje qendrim i tille i ,,koke fortit” Berisha, nuk do te pranohet e as duhet te pranohet as nga opozita politike por as dhe nga i gjithe opinioni publik. Atehere? Atehere, fundi dihet. Saliu nuk pyet. Ai do te ,,zbatoje” Kushtetuten qe ne te vertete nuk e ka zbatuar as nje here (sepse dhe nuk e ka votuar), duke sjelle nje President(e) sipas deshirave e planeve te tij. Edhe ne se do te bjeri ne veshtiresi per nr. ,,71” , do ti vije ne ndihme, si ne 2007-en, varka ,,Nano”… Qellimi final ne cdo veprim te S.Berishes eshte mbajtja gjalle e nje konfliktualiteti politik te vazhdueshem, me synimin me te lig: Mbajtjen e Shqiperise larg Evropes ! Hyrjen e Serbise ne Evrope para Shqiperise, etj.etj. zullume. Ai po ben vec detyren e ngarkuar shume vite me pare nga  gaspodet verior. Po ne (Populli) ? E, kush e pyet Popullin?……  

    • I MOS VARMI

       Pavaresisht deklarimit me ate emer,duket ashiqare qe nuk je e tille,domethene e pavarur.E kam deklaruar edhe here tjera,o ka mirekuptim dhe konsensus ky President,o s’ka pasur as nuk do te kete kurre Shqiperia.Dhe ky konsensus ,oj Pavaresi, eshte dhene ne prillin e 2008,kur Sali Berisha dhe Edi Rama,ne nje ekstaze mirebesimi dhe dashurie ne mes tyre,ndryshuan Kushtetuten.E pra,po te ish Edi Rama sot ne kushtet e Sali Berishes,harroje konsensusin dhe parimin e Edi Rames,per President te gjithepranuar.Pra kushtetuta u nderrua per te vetmin qellim dhe PARIM,se ish shume zor te gjendej konsensusi,dmth.84 vota.E pra,pse nuk te bjen ndermend dhe nuk te ben pershtypje ty,qe vete Edi Rama eshte kerkuesi i zbatimit pike per pike te kushtetutes per kete, se ndryshuar naturisht ,per zgjedhjen e Presidentit.Sot e gezofte Sali Berisha,te punoje Edi Rama,qe ta gezoje neser.Pavaresisht deshires se mire per te qene e pavarur,duhet te punosh shume per te fituar Pavaresine,oj PAVARESI

  • Pavaresia

    O Kesul Kuq ! Ku e gjete kete perzierjen e shkrimeve Minxhozi- Baxhaku ,more, se na bere kurjoz? Une nuk po gjej ndonje ,,pezierje” te tille…..