Martohet Zuckerberg, themeluesi i “Facebook”

Marck Zuckerberg, themeluesi dhe administrator i rrjetit social më popullor në botë ‘Facebook’, është martuar pas një fejese nëntëvjeçare me të dashurën e tij, Priscilla Chan.
Kjo javë ka qenë me të vërtetë historike për Zuckerberg. Ditën e hënë kishte ditëlindjen; në po të njëjtën ditë e fejuara e tij, Priscilla përfundoi studimet duke u diplomuar për mjekësi, ndërsa gjatë javës kompania e tij u fut në bursë, duke u kuotuar miliarda dollarë dhe duke e renditur atë në radhën e njerëzve më të pasur të botës. Kështu, nga 18 maji, në fakt themeluesi i ‘Facebook’ zotëron 19 miliardë dollarë, përveç faktit që është aksioneri më i madh i kompanisë që vlen 104 miliardë dollarë.

Dasma është zhvilluar në një ambient privat, në kopshtin e shtëpisë së tij dhe 100 të ftuarit nuk kishin dijeni se po shkonin në një dasmë. Shumica  e tyre miq të ngushtë të çiftit, mendonin se ishin duke festuar mbarimin e studimeve të Priscilla-s.

Por në fakt, çifti i të rinjve që janë njohur që nga koha e studimeve në Harvard, kanë vendosur të martohen dhe fotot e dasmës, s’kishte si të ndodhet ndryshe…përfunduan në “Facebook”.

20 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 20 Maj 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry