Meta: Bashkëpunoj me Ramën për interesat e vendit

Ilir Meta

“Dua president me maxhorancë të gjerë,” thotë kreu i LSI

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi sot në Korçë se bashkëpunimi i tij me kreun e socialistëve Edi Rama është për interesat e vendit ndërsa përsëriti se marrëveshjes së ka me qeverinë dhe se dëshironte që presidenti i ardhshëm i vendit të zgjidhet “mundësisht me 140 vota”.

Meta gjendej në Korçë për Konferencën e Lëvizjes së Gruas për Integrim.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është e bindur se dialogu është një domosdoshmëri që duhet praktikuar pa ndërprerje midis të gjithë aktorëve politik, në radhë të parë atyre parlamentarë, sepse dialogun e kërkon detyrimi për t’i shërbyer disa interesave që janë përtej atyre partiake dhe interesi kryesor në këtë rast është përshpejtimi i integrimit evropian,” tha Meta duke folur për takimin e tij me kryetarin socialist Edi Rama, takim që për shumë analistë përbën një sinjal për një largim të mundshëm të LSI-së nga koalicioni qeverisës, gjë që mund të sjellë edhe rënien e qeverisë para zgjedhjeve të ardhshme që pritet të zhvillohen verën e vitit 2013. Por i pyetur drejtpërsëdrejti për një ndërprerje të mundshme të bashkëpunimit me Partinë Demokratike, Meta tha se “partia e tij njihet si një forcë politike e cila u qëndron marrëveshjeve”. Përkundër spekulimeve mediatike, të cilat thonë se Meta dhe Rama kanë rënë dakord për një kandidat për president, Meta tha se partia e tij nuk ka propozuar asnjë kandidat deri më sot.

“LSI nuk ka shpallur asnjë kandidat për President sepse nuk e shikon çështjen e zgjedhjes së Presidentit si një mundësi për të bërë një garë ndërmjet forcave politike,” – tha Meta. 20 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 20 Maj 2012. Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Gazmir Piku

    Jam një lexues i regullt i gazeta-shqip dhe shkrimet politike janë pik e preferueshme të miat pasi historia e familjes përbëhet nga politika.Dje lexova një artikull të sekretarit gjeneral (PS)z.RAMA ku thoshte që ne do vijmë në pushtet vetëm me anë të kutive të votimit.Fitorja e opozitës Serbe në zgjedhjet e djeshme.,pritet opozita SHqipërisë nesër.  

  • Gamingedit21051974

    po lexoja me vehmendje deklaraten e z Ilir Meta i cili thoshte bashke punoj me Ramen per interresat e vendit,dua te shqaroj pak te gjithe laxuesit ,se z Ilir Meta nuk interresojne interresat e vendit por interreson te mbaje ne kembe partine e vet LSI gjithashtu dhe vehten mos, te harrojme se ne zhgjedhjet e kaluara qe nje ky z Ilir Meta qe ja ktheu shpinen PS dhe e braktisi dhe keto jane pasojat e z Ilir Meta qe PS u shpernda ,prandaj mendoj qe nuk e meriton z Ilir Meta te bashkohet me PS ,po PS ka nevoje te ribashkohet me LSI por pa z Ilir Meta i cili ka nje histori te korruptuar ku te gjithe populli shqiptare e din te verteten ,ju faleminderit per mire kuptimin.