Oketa: Do të ndikojmë nxjerrjen në pension të politikanëve të vjetër

Fryma e Re Demokratike zhvillon takime prezantuese në qytetet Fier, Berat e Lushnjë

Dy janë misionet aktuale të Frymës së Re Demokratike në politikën shqiptare: nxjerrjen në pension të politikanëve të vjetruar dhe rikthimin e shpresës. Kryetari i Komisionit nismëtar të Partisë Fryma e Re Demokratike, Gazmend Oketa, ka mbërritur dje pasdite në qytetin e Fierit, ku është zhvilluar një takim për promovimin e partisë më të re shqiptare. Takimi nisi në praninë e mediave, ku deputeti Oketa, i cili mori i pari fjalën, përshëndeti të pranishmit dhe nisi të promovojë programin e partisë që ai drejton. Oketa ritheksoi faktin se FRD-ja është një parti e qendrës së djathtë. Ai shtoi se kjo parti u krijua për shkak të nevojës së një force që duhet të ndikojë në nxjerrjen në pension të politikanëve të vjetruar, të cilët nuk kanë më se çfarë të japin për Shqipërinë, por veç po i marrin asaj. Sipas Oketës, ka qenë një presion pozitiv i ushtruar nga qytetarët shqiptarë në të gjithë vendin, që u bë nxitës për krijimin e kësaj force politike. Kreu i grupit nismëtar të FRD-së përmendi faktin se vendi ynë nuk ka nevojë të riciklojë gjithmonë politikanët e vjetër, pasi e njëjta gjë po ndodh edhe në Europë. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Aleksandër Biberaj, i cili theksoi faktin se ashtu si ishin mbledhur para 20 vitesh për të rrëzuar diktaturën komuniste, tashmë popullit shqiptar i nevojitet që të bashkohen për të rikthyer shpresën. Biberaj pohoi se politika aktuale nuk i ofron asgjë qytetarëve, por liderët e partive më të mëdha kujdesen për të mbushur xhepat e tyre. Ndërkaq, gjatë takimit, ka pasur diskutime edhe nga qytetarë të Fierit. Një pjesë e tyre ngritën dyshimet për një ndryshim të mundshëm të situatës politike në vend, ndërsa kërkuan prova konkrete që vërtetonin se kjo parti e re ka mundësi të sjellë ndryshime. Përveç Fierit, krerët e FRD-së kanë zhvilluar takime me qytetarë edhe në qytetin e Lushnjës dhe Beratit, ku përveç prezantimit të kësaj force të re politike janë shkëmbyer ide mbi aktualitetin në Shqipëri. Po dje, në një intervistë televizive, Gazmend Oketa tha se FRD mbështet zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe se procesi do të ishte i mangët nëse nuk do t’i paraprinte një marrëveshje mes palëve. Oketa, aktualisht dhe deputet i larguar nga PD-ja prej disa muajsh, theksoi se forca politike që ai përfaqëson do sjellë mënyrën ndryshe të të bërit politikë. Duket se këtë parim, sipas Oketës, e ndajnë dhe deputetë të tjerë apo përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët do të jenë surprizë për t’ju bashkuar FRD-së.

Riciklimi

Kreu i grupit nismëtar të FRD-së përmendi faktin se vendi ynë nuk ka nevojë të riciklojë gjithmonë politikanët e vjetër.

Biberaj theksoi faktin se ashtu siç ishin mbledhur para 20 vitesh për të rrëzuar diktaturën komuniste, popullit shqiptar i nevojitet që të bashkohen për të rikthyer shpresën.

Autor te 20 Maj 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Drini

    Filloi  edhe maratona e karrikethyerve….po sa kishe karrige, ishe i mire dhe i dashur, PD-ja kishte arritje e suksese, ishte e mire more shoku Oketa, kur ta hoqen karrigen, na humben arritjet e sukseset e PD-se dhe na u be e keqe…por nuk eshte faji  tend dhe i shokeve te tu qe na dilni me parti te re…dhe per kete ju mjafton : C’i do qeni breket!!!!!

  • Shqiptari

    Me shume te drejte ka politikanet e vjeter ne pension,po e po,por ish komunistat sduhet te kete vend me ne Qeverine Shqiptare.Nese duhet te ecim perpara.