Protesta dhe revolta antikapitaliste në lagjen e bankave në Frankfurt

Rreth 40 organizata të lëvizjes kritike ndaj bankave “Occupy” i penguan punonjësit e bankave që të futen në zyrat e tyre. Një numër i madh policësh u përpoqën që t’i largojnë demonstruesit. E gjelbra kundër laramanes. Dhe midis barrikadave. Mbi 5000 policë nga e gjithë Gjermania e rrethuan plotësisht lagjen e bankave të Frankfurtit. Me jelekë antiplumb, me gjymtyrë të mbrojtur me koraca plastike të forta dhe me helmeta speciale, ata presin pas kangjellave të dyfishta. Në orën 6:00 të mëngjesit donin të afroheshin aktivistët nën moton “Blockupy” dhe të bllokonin hyrjet për në bankat më të rëndësishme. Por në këtë orë nuk duket askush. Për të gjithë natën pritën policët dhe forca të tjera të sigurisë pas gardheve të mbrojtjes. Të gjithë shpresojnë që asnjë nga aktivistët të mos arrijë t’i kapërcejë kangjellat. Pak pas orës shtatë duken njerëzit e parë në afërsi të zonës së ndaluar. Me hapa të shpejtë ata ecin nëpër rrugët bosh. Nga xhepat nxirren telefona celularë. Këmbehen vështrime pyetëse dhe të pasigurta. Shumica kapitullojnë dhe nisen sërish në rrugën e shtëpisë. Kjo nuk të çudit, sepse hyrjet e bankave janë bllokuar me dërrasa. Këtë bankat e kanë bërë vetë, nga droja për sulmin e pritur. Në banka nuk gjen sot thuajse askënd. Këtë të premte, edhe në Bankën Qendrore Europiane punon vetëm një ekip emergjence. Në lagjen e bankave është qetësi. Vetëm paradite, disa kolona me automjete policie dhe me sirena kalojnë nëpër territorin e panairit. Atje është mbledhur një grup prej rreth 50 “demonstruesish blockupy” me pankarta. Qytetin e tyre me çadra para BQE e kanë larguar prej ditësh me forcë nga sheshi. Nuk zgjat më shumë se pesë minuta dhe demonstruesit rrethohen nga policia. Ata nuk i lejojnë të ecin më tej. Fillojnë të dëgjohen të thirrura “buuu” nga demonstruesit. Por ata qëndrojnë paqësorë. Edhe forcat e policisë. Gazetarë dhe kameramanë afrohen me nxitim dhe nisin intervistat e tyre. A nuk ka dështuar aksioni i tyre meqenëse lagjja e bankave u bllokua, i pyesin. “Jo, absolutisht jo”, thotë një nga demonstrueset. Policia e ka kryer më së miri punën e tyre, për t’i mbajtur bankierët larg nga vendet e punës, deklarojnë shumë demonstrues me cinizëm. Por policëve përreth kjo nuk u duket zbavitëse. Kalimtarë të rastit tundin kokën me mosbesim dhe e pyesin grupin e demonstruesve, nëse besojnë se mund ta ndryshojnë me disa aksione mënyrën e të menduarit të menaxherëve të bankave ose sistemin bankar. “Ky është natyrisht një proces i ngadaltë”, deklaron një protestues. Por ka rëndësi që të tërhiqet vëmendja që ekzagjerimet e botës financiare nuk duhet të pranohen kështu nga qytetarët. Bankierët e sulmuar në këtë mënyrë nuk mësojnë gjë për demonstratat. Protestat e lajmëruara në vazhdim do të kërkojnë në fundjavë angazhimin e mëtejshëm të policisë.

Autor te 20 Maj 2012. Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Agim Anastasi

    Bankat ne Globalizmin e sotem kane shkuar aq larg ne spekullimin e tyre,duke bere qe kapitalizmi i dikurshem te shendrohet ne kapitalizem “Kazhino”.Ato i jane larguar aq shume realitetit te dikurshem,duke spekulluar ne tregues globale,duke mos qene te afta me te kontrollojne te ardhurat ne strukture.Por a ka vend per optimizem,lind pyetja?Kush duhet te behet me faj,bankat apo shteti? U be nje kohe e gjate qe bankat po dalin me humbje,jo thjeshte nga kredite e keqia si po propogaandohet,por nga metodologjia  spekulative ku jane mbeshtetur.Dhe shteti ,qe ka harruar veten,kerkon me isistim te ngjalle te vdekurin me ivestimin me gjigande te bere ndonjehere,me te ardhurat e shoqeriserise.E pabesushme por nje realitet i hidhur.Dhe me gjithese situata vjen duke u keqesuar,perseri  shteti nuk ka inisiative te nderhyje seriozisht dhe te jete perfaqesuesi i shoqerise ashtu si i takon.Shteti sot justifikohet se jane probleme private dhe ti drejtohemi ligjit! Por ligji ngado qe ta intepretosh mbron interesin e firmave e jo ate shoqeror.A ka vend te trembemi ne se shteti monopolizon bankat?A nuk e bene kjo kapitalizmin me karakter shoqeror ku shteti te marr kopetencat  qe i takojne ne ndarjen e produktit?Perse shteti duhet te beje lojen e privatit dhe aq me keq te paguaj arbitraritetin e tyre ne ekonomi.Dhe bukur thote qytetari gjerman.”Ky eshte natyrisht, nje proces i ngadalte”.Une mendoj se protestat qe organizata te ndryshme po bejne  para bankave eshte nje sinjal alarmi dhe politika veshtire ti shmanget.Shteti te marre detyrat qe i takojne e ti largohet “parazitizmit”.