Ajo arriti të bëhej një protagoniste e vërtetë në dasmën më të rëndësishme mbretërore të vitit që lamë pas. Pikërisht ditën e martesë së motrës së saj, Kate Middleton me Princin William të Anglisë.
Edhe pse ishte një dasmë madhështore dhe sytë ishin përqendruar të gjithë te nusja e mrekullueshme Kate, fustani i saj fantastik dhe shkëlqimi me të cilin u përcoll ceremonia, Pipa arriti të tërhiqte vëmendjen e shumëkujt.
Dhe ajo që u bë objekt diskutimi për shumë kohë në mediat rozë e për të cilën gazetarët filluan ta gjurmonin ngado motrën e Dukeshës së Cambridge ishte as më pak e as më shumë por fundshpina e saj perfekte.
Tani duket se Pippa Middleton është duke e bërë zakon që të zbehë shkëlqimin e nuseve në ditën e tyre më të madhe.
Dje Pipa mori pjesë në dasmën e mikeshës së saj, Camilla Hook. Nusja dukej fantastike me një fustan bust dhe shumë elegant. Por, ndërsa ajo e bëri rrugën në këmbë deri në kishë, të gjithë sytë, dhe aq më tepër kamerat, ishin të fokusuar te motra më e vogël e Dukeshës së Cambridge, Pipa Middleton.
28-vjeçarja u paraqit në eveniment me një fustan ngjyrë trëndafili dhe shumë elegant, një version me ngjyrë blu të të cilit, motra e saj, Kate Middleton pati veshur në vitin 2010, kur shpalli fejesën me Princin William. Për të shoqëruar veshjen Pipa kishte vënë edhe një kapele shumë interesante me një lule të madhe me të njëjtën ngjyrë me fustanin, që i jepte shumë sharm.
20 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)
