Këngëtari Robin Gibbs, themelues dhe pjesëtar i grupit të famshëm të muzikës së viteve ‘70, ‘Bee Gees’ ka ndërruar jetë ditë e djeshme. Gibbs vuante prej kohësh nga sëmundja e kancerit që i mori edhe jetë në moshën 62-vjeçare.
Robi së bashku me grupin e tij i përket një plejadë të muzikantëve të viteve ’70, të cilët krijuan hite të pavdekshme që dëgjohen me shumë kënaqësi edhe në ditët e sotme. Humbja e tij vjen vetëm disa ditë pasi u shua edhe një tjetër yll i muzikës së viteve ’70, Dona Summer, e cilësuar si mbretëresha e muzikës ‘disko’.
Grupi ‘Bee Gees’ përbëhej nga tre vëllezër, Barry, Robin, dhe Maurice Gibb. Ata u bënë idhulli i shumë të rinjve në vitet ‘70 në rryma të ndryshme muzikore, sidomos me pop dhe disko.
Grupi i famshëm ka shitur me qindra mijëra disqe në kohën e shkëlqimit të tyre dhe do të mbeten të pavdekshëm me hite si “Stayin’ Alive”, “Tomorrow Tomorrow” etj.

21 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)