Christine Quinn është zëdhënëses së këshillit komunal të ‘Mollës së Madhe’, kandidate e mundshme për postin e kryebashkiakut të qytetit për vitin tjetër dhe pa diskutim një nga gratë më të fuqishme të vendit, por të gjitha këto nuk e kanë penguar aspak që t’i shprehë hapur preferencat e saj seksuale.


Ajo është deklaruar lesbike dhe më në fund ka veshur fustanin e bardhë për t’u lidhur në martesë me partneren e saj që prej vitit 2001, Kim Catullo, me profesion  avokate.


Në ceremoninë  e organizuar në ‘Highline Stages’ merrnin pjesë shumë personalitete të shquara të jetës politike, ekonomike dhe sociale të New Yorkut. Midis tyre spikaste kryetari aktual i bashkisë së New York, Michael Bloomberg, dhe guvernatori Andrew Cuomo, i cili vetëm një vit më parë legalizoi martesat mes njerëzve të të njëjtit seks në shtet. Ndërkohë që eventi i bërë publik rezulton të jetë martesa e parë gay e një njeriu kaq të njohur dhe të fuqishëm politik që celebrohet pas mbështetjes që vetë presidenti i SHBA-ve i ka dhënë martesave brenda të njëjtës gjini.



21 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)