Këngëtarja amerikane Rihana i ka dhënë një puthje të zjarrtë kosovares Rita Ora gjatë një eventi të organizuar me rastin e ditëlindjes së reperit Tyran Smith. Ngjashmëria fizike në pamjen e jashtme mes dy këngëtareve nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e të dyja vajzave, por shpesh edhe ana vokale ka pika të përbashkëta, saqë të duket sikur Rita Ora e ka pikë referimi në karrierën e saj 26-vjeçaren nga Baradosi, karriera muzikore e të cilës ka njohur vetëm rritje kohët e fundit. Fotoja e famshme ku shihen të dyja këngëtaret në një moment afrimiteti, që duket se u ka shijuar, pasi të dyja kanë mbyllur sytë nga kënaqësia, ka përfunduar shumë shpejt në ‘Twitter’, e postuar nga këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora. Muajt e fundit ajo po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën muzikore, ndërsa kënga më e re, ‘R.I.P’ është në krye të klasifikimeve të hit-paradave në Britani.
Festa ka pasur edhe të ftuar të tjerë të shumtë VIP që kanë bërë parakalimin e radhës përpara gazetarëve të cilët nuk lënë moment t’u shpëtojë nga jeta publike dhe intime e yjeve të showbizit.
21 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)