Të paktën 63 persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës gjatë një parade ushtarake në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa. Kamikazi, i cili kishte veshur një uniformë ushtarake për t’u kamufluar mes trupave të tjerë, e hodhi veten në erë në mes të një grupi të madh ushtarakësh, pranë sheshit presidencial të kryeqytetit.
Sipas informacioneve të ‘BBC’, Al-Qaeda ka marrë përsipër sulmin e përgjakshëm të së hënës, që cilësohet si një nga më të rëndët që kurse President Abdrabbuh Mansour Hadi erdhi në pushtet në shkurt të këtij viti.
Burime nga shtabet mjekësore kanë informuar agjencinë e lajmeve ‘AFP’ se të paktën 96 ushtarë kanë gjetur vdekjen nga sulmi kamikaz, ndërkohën që më shumë se 300 të tjerë rezultojnë të plagosur.
Sipas informacioneve, sulmi ka ndodhur pak para se ministri i Mbrojtjes, Naser Ahmed dhe shefi i ushtrisë të përshëndesnin trupat ushtarake të cilët në ato momente ishin duke u ushtruar për paradën e së martës, me rastin e Ditës Kombëtare të Unitetit.
21 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)