Eklipsi unazor  ishte shfaqur në Japoni  në vitin 1994 për herë të fundit. Fenomeni ka zgjatur 4-5 minuta


Unaza perfekte që shihni në foto, nuk është një lojë grafike, por një spektakël i natyrës. Një eklips i rrallë dhe magjepsës i diellit është vërejtur mbrëmjen e djeshme mes hemisferës së Veriut, përfshi Azinë dhe pjesën perëndimore të SHBA-së.


Eklipsi u pa qartë rreth orës 23:00 të së dielës në Japoni, Kinë, Taiwan dhe në shtetet amerikane që ndodhet në bregun perëndimor. Miliona njerëz kanë mundur të shijojnë dukurinë e rrallë natyrore që ka zgjatur për rreth 4-5 minuta.


Fenomeni vërehet kur Hëna është në pikën më të largët nga Toka dhe nuk arrin të fshehë plotësisht Diellin, duke bërë të shfaqet një unazë e zjarrtë. Eklipsi unazorë i fundit ishte parë në vitin 1994. Ndërkohë sipas astronomëve eklipsi unazorë i ardhshëm në Japoni do të jetë në vitin 2030 dhe do të jetë më i dukshëm në ishullin Hokkaido. 21 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)