Extra Kuriozitete Japoni, hapet për publikun kulla më e lartë në botë

Japoni, hapet për publikun kulla më e lartë në botë

73
SHPËRNDAJE

Mijëra japonezë në radhë për të shijuar panoramën nga Skytree Tower

Mijëra japonezë kanë pritur në radhë për të mos humbur ngjarjen më të madhe të vitit: hapjen për publikun të kullës më të lartë në botë, një rekord i certifikuar zyrtarisht nga Guinness.

“Tokyo Skytree Tower”, është 634 metra e gjatë dhe nga maja e saj, mund të shohësh çdo cep të qytetit. Për ndërtimin e saj janë shpenzuar mbi 650 milionë euro dhe 3 vjet e gjysmë punë. Struktura prej çimento dhe çeliku i ka rezistuar edhe tërmetit të fuqishëm të 11 marsit të vitit 2011 dhe është shndërruar në simbol i rilindjes, edhe ekonomike, për Japoninë.

Autoritetet e vendit shpresojnë që ndërtesa gjigande të vizitohet nga 20 mijë persona në ditë, të cilët do të kenë mundësi të shijojnë panoramën nga dy pozicione të ndryshme: njëra nga 350 metra lartësi dhe tjetra nga 450 metra.

22 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)