Rezultati i Kleçkës Hidhëron Si Serbët dhe Shqiptarët

Fatmir Aliu - Të dy komunitetet në Kosovë fajësojnë politikën për gjyqin e Fatmir Limajt- edhe pse prej pikëpamjeve krejtësisht të kundërta.

Drejtësia në Kosovë vendoset nga personat në pushtet, dhe jo nga gjykatat e pavarura, që aplikojnë drejtësi selective, një për shqiptarët dhe tjetër për serbët, thotë Rade Spasic.

39 vjecari serb nga Graçanica, në Kosovë, flet për shembullin e dhjetë ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të liruar së fundi nga akuzat në rastin e ashtu-quajtur Kleçka.

Një gjykatë në Prishtinë, më 2 maj I liroi nga akuzat në bazat se dëshmitë e dëshmitarit kyç, i cili ka vdekur- ishin të papranushme.

“Ndjejmë se drejtësia në disa raste është selektive,” thotë Spasic. “Nuk besoj se institucionet [gjykata] duhet të lirojnë dikë sepse ai ose ajo janë të rëndësishëm”.

Gjykata e liroi Fatmir Limajn, ish komandant I UÇK-së dhe nëntë ish ushtarëve të UÇK,  nga të gjitha akuzat për krime lufte ndaj civilëve dhe të burgosurve të luftës gjatë luftës në Kosovë.

Serbët e pritën aktgjykimin me zemërim dhe Spasic tha se komuniteti i tij beson se rasti u mbyll për shkak të influencës politike të Limajt.

Ish ministri i transportit është zëvendës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, dhe anëtar I parlamentit në Kosovë.

“Nëse ka gjak të pafajshëm në duar, pavarësisht se kush është, do të japë llogari për çka ka bërë thotë ai” thotë ai.

“Cfarë duhet të mendojnë personat që kanë humbur anëtarë të familjes dhe ende po kërkojnë për trupat e tyre?” pyet ai.

Spasic ka qenë I papunësuar që nga fundi I luftës në vitin 1999 por mbijeton me tregëti të herëpashershme me miq shqiptarë që i njeh nga fëmijëria.

Ai thotë se nuk di si ta shpjegojë përfundim e rastit tek fëmijët e tij, në moshës 15 dhe 13 vjeçarë, pasi në shkolla është folur shumë për të.

“Është e vështirë t’ia shpjegosh fëmijëve ose vetes sonë, çfarëdolloj krimesh kanë ndodhur gjatë luftës, dhe askush nuk mund ta harrojë këtë,” tha Spasic.

Sipas aktpadisë, dhjetë burrat “dhunuan integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të paspecifikuar civilësh serbë dhe shqiptarë si dhe të burgosur lufte serbë të mbajtur në qendrën e burgimit në fshatin Kleçka.

Të burgosurit ishin mbajtur “në kushte çnjerëzore, që do të thoshte mbajtja e tyre me zinxhirë, të mbajturit në të ftohtë dhe të uritur, në kushte josanitare, dhe rrahje të shpeshta”, shtoi aktpadia.

Por pothuajse të gjitha akuzat ishin të bazuara në dëshminë e nje dëshmitari kyç, Agim Zogaj, me kodin  “Dëshmitari X”, I cili ka qenë ish luftëtar I UCK-së nën komandën e Limajt.

Ditaret për ngjarjet në kampin e përqendrimin në Drenicën qendrore ishin kyçe për prokurorinë.

Por Zogaj u vetëvra shtatorin e shkuar në Gjermani para fillimit të gjyqit. Muaj më vonë, më 21 mars, gjykata vendosi që dëshmitë dhe ditaret e tij ishin të papranueshme.

Disa shqiptarë të Kosovës mendojnë gjithashtu se rasti Kleçka ishte I motivuar politikisht. Por mendojnë se gjyqi nuk duhet të kishte filluar kurë- dhe se aktpadia u ngrit vetëm për shkaqe politike.

Muharrem Xhemajli, kryetari I Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i tha Balkan Insight se shumica e gjyqeve të ish luftëtarëve të UCK-së ishin të sajuara.

E akuzon misionin e ligjit te BE-së në Kosovë, EULEX, për “gjueti shtrigash” kundër ish luftëtarëve .

“Rasti kundër Limajt dhe luftëtarëve të tjerë ishte sajim, që u vërtetua nga lirimi i tyre pasi u shkarkuan nga të gjitha akuzat,” tha ai.

“Kjo mund të shihet edhe nga mënyra si shkoi procesi, duke u mbështetur në dëshmitarët e mbrojtur, që në fund morën atë që meritonin- bënë vetëvrasje,” shtoi Xhemajli.

“Të gjithë ata që dëshmuan në mënyrë false do të kenë të njëjtin fat sepse ndërgjegjja nuk do t’i lejojë të jetojnë,” vazhdoi ai.

EULEX e filloi punën në vitin 2008, pasi Kosova deklaroi pavarësi nga Serbia, dhe është misionin më i madh I menaxhimit të krizave civilë në historinë e BE-së.

Me më shumë se 2,000 oficerë ndërkombëtarë policie, gjyqtarë dhe prokurorë, të mbështetur nga 1,200 staf lokal, misioni I tij është të ndihmojë Kosovën të zhvillojë drejtësi të pavarur dhe multi-etnike.

Por Xhemajli vlerëson se EULEX-i nuk po bën një mision të vërtete dhe ka standard të dyfishta.

Ai thotë se është e çuditshme që misioni nuk ka paditur asnjë serbë të Kosovës për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, por siç duket po I bëjnë përgjegjës shqiptarët për çdo gjë që ndodhi.

“Po mundohen të thotë se edhe shqiptarët kryen krime, e pastaj duan të na pajtojnë, nëse mund ta quaj kështu,” thotë ai.

“Është një lloj akti, se të dyja palët kryen krime. Por nuk mund të arrish pajtim të vërtetë në këtë mënyrë; vetëm rrit armiqësinë midis kombeve,” shtoi ai.

Xhemajli thotë se mbetet i bindur se asnjë ish luftëtar i UÇK-së nuk ka kryer  krime lufte në konflikt, pavarësisht hetohen vazhdimisht.

“Që nga fundi I luftës në vitin 1999 nuk ka pasur asnjë luftëtar të UÇK shtëpia e të cilit nuk është bastisur dhe disa familje janë bastisur dhjetëra herë,” thotë ai.

“Në anën tjetër, struktura paralele serbe lejohen të funksionojnë në Kosovë dhe askush nuk bën asgjë parë këtë. Këto janë standard të dyfishta”, shtoi Xhemajli.

Limaj, i cili mbetet figurë e njohur në Kosovë, është gjykuar më parë për krime lufte para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në Ish Jugosllavi, ICTY.

Bashkë me Isak Musliun dhe Haradin Balën, u akuzua për krime lufte ndaj serbëve dhe shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me Serbinë gjatë luftës në Kosovë. ICTY e liroi në nëntor të vitit 2005.

Azem Vllasi, avokat, ishte ish shefi i Ligës së Komunistëve në Kosovë gjatë kohës së Jugosllavisë.

I shkarkuar nga detyra nga lideri serb Slobodan Millosheviç, në 1989, se i rezistoi planeve të Serbisë për të mos lejuar autonominë e Kosovës, u arrestua dhe gjykua.

Ai thotë se EULEX-i dhe komuniteti ndërkombëtar kanë krijuar një rrëmujë për rolin e UCK-së në konfliktin meS.

“Në gjithë ish-Jugosllavinë komuniteti ndërkombëtarë është përpjekur të ngatërrojë çështjet’ tha ai.

“Të gjithë kanë nisur me nocionin se në Jugosllavia, të gjithë morën pjesë në tragjedi, kështu që të gjithë janë njësoj fajtorë për konfliktet. Rrjedhimisht të gjithë janë automatikisht fajtorë, por kjo është një qasje tërësisht e gabuar ndaj luftës,” shtoi ai.

Vllasi thotë se komuniteti ndërkombëtar ka qenë tepër ngurrues në identifikimin e viktimave dhe agresorëve të luftërave në ish Jugosllavi.

Të gjithë e dinë se shqiptarët, myslimanët boshnjakë dhe kroatëve po mbroheshin ndërsa serbët ishin agresorët në konflikt, thotë ai.

Rasti Kleçka, thotë ai, ka dy dimensione, politike dhe ligjore.

Shton se misionet ndërkombëtare iu referohen periudhës 1999 si “periudhë konflikti ushtarak”.

EULEX-I dhe misioni I OKB-së, UNMIK, kanë përdorur këtë terminologji duke u përpjekur të gjykojnë komandantët dhe ushtarët e UCK-së për krime lufte.

Por në këtë kontekst, shtoi ai, misioni I BE-së nuk kishte argumente të mjaftueshëm për të vazhduar me rastin, duke qenë se çfarë ndodhi gjatë luftës nuk mjaftoi për të paditur Limajn dhe bashkë-luftëtarët e tjerë.

“Në rastin Kleçka, prezantuan prova për dy serbë të vrarë. Por këta nuk ishin civilë, dhe nuk ishin në Kosovë për pushime- ishin këtu për të vrarë shqiptarë,” thotë ai.

“Për sa i përket aspektit ligjore, ai thotë se vendimi ishte i qartë, duke qenë se provat e prokurorisë ishin të gjitha të bazuara në dëshminë e dëshmitarit X, të cilat gjykata i gjeti të papranueshme.

“Asnjë gjyqtar që respekton procedurat penale do të kishte vendosur ndryshe,” vazhdoi ai, duke iu referuar aktgjykimit.

Shumë vëzhgues në Serbi dhe Kosovë e kanë quajtur rrëzimin e rastit Kleçka si dështim madhor të qasjes së EULEX-it ndaj drejtësisë.

Por Vllasi nuk pajtohet. Ai thotë se autoritetet në Serbi mendojnë se çdo shqiptar në luftën në Kosovë që kishte pushkë dhe luftoi forcat serbe ka kryer krime.

“Kjo është logjika në Serbi, dhe jam i sigurt se nëse  Limaj ose çdo luftëtar tjetër i UÇK-së do të gjykohej në Serbi, do të ishin paditur fajtorë,” tha ai.

“Por kemi mësuar edhe praktika të mira nga EULEX-i. Dhe do të ishte e gabuar të jepej një vlerësim i përgjithshëm se EULEX-i ka dështuar. Nuk është e drejtë as të thuhet se prokuroria ka ngritur padi vetëm për të kënaqur Serbinë,” vazhdoi Vllasi.

Ndërsa argumentet ligjore vazhdojnë, serbët e Kosovës në Graçanicë dhe kudo tjetër thonë se dështimi I rastit ka shkaktuar dëme të tjerë në marrëdhëniet e tensionura midis komuniteteve.

“Kemi arritur fundin me marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe nuk mund të bëhet më keq”, thotë Spasic.

“Nuk dua të besoj se mund të bëhet më keq, por se mund t’i përmirësojnë marrëdhëniet tona,”  përfundon ai.

Marrë nga Drejtësia Tranzicionale në Ballkan.

Autor te 22 Maj 2012. Rajon. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry