“Eurovizion”, Rona Nishliu çon Shqipërinë në finale: Homazh për Himarën

Rona Nishliu me këngën e saj baladë, ‘Suus’, ka arritur ta çojë Shqipërinë në natë finale të festivalit të këngës ‘Eurovizion’, i cili këtë vit zhvillohet në Azerbajxhan, gjë që nuk ndodhte prej disa vitesh tashmë me përfaqësuesit e vendit tonë në festivalin europian të këngës. Në natën e parë gjysmëfinale të ‘Eurovizionit’ konkurruan tetëmbëdhjetë këngë, të cilat u votuan nga juria e secilit shtet pjesëmarrës të natës së parë, ndërsa votave të profesionistëve iu shtuan edhe ato të teleshikuesve. Performanca e ndjerë dhe vokali i plotë i Rona Nishliut është shoqëruar me duartrokitje gjatë këngës nga mijëra spektatorët që e ndiqnin spektaklin në sallë. Rona e ka interpretuar në një mënyrë mjaft të ndjerë këngën, madje është përlotur disa herë gjatë saj dhe në fund të performancës është larguar me nxitim nga skena për shkak lotëve që i binin pa pushim. Këngëtarja kosovare është shprehur përpara interpretimit të saj se, kënga do të ishte një homazh për shpirtrat e viktimave të aksidentit të rëndë të Himarës, i cili ndodhi të hënën e kësaj jave.

“Kam qenë shumë e ndikuar prej tragjedisë që ka ndodhur dje. Ishte një përgjegjësi e rëndë mbi supet e mia. Janë disa gjëra më shpirtërore se çdo gjë tjetër”, – ka thënë Nishliu, për “Koha Ditore” pas interpretimit të djeshëm, i cili rezultoi një sukses i vërtetë për Shqipërinë. Festivali i këngës ‘Eurovizion’ është ndjekur nga mbi 100 milionë telespektatorë nëpërmjet ekraneve në 50 vende të botës.

Ndërkohë, për shkak të zisë kombëtare të ditës së djeshme si homazh për 13 jetët e fikura nga aksidenti i tmerrshëm i Himarës, televizioni publik shqiptar nuk e ka transmetuar drejtpërdrejtë natën e parë të festivalit. Transmetimi i festivalit, i regjistruar ka filluar në orën 00:05 të ditës së sotme, kur edhe ka mbaruar dita e zisë. Një fakt i tillë u vu në dukje dhe nga prezantuesja e festivalit dhe ka marrë mirëkuptimin e organizuesve të ‘Eurovizionit’, të cilët kanë siguruar se një gjë e tillë nuk do të ndikojë te përfaqësimi i Shqipërisë në këtë festival.

23 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 23 Maj 2012. Kryesoret, ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Fita_mjeku

    Rona pershendetje je e mrekullueshme,ju ke treguar botes se qfar zeri te bukur ka Shqiptaria , rrofsha ma meleet e Shqiperis Etnike

    • janaqi

      Rona e tregoi vehten nje kengetare e madhe duke ju dhene pergjigje shume skeptikeve per kualifikimin e saj dhe kengen e mrekullueshme. I uroj sukses edhe kompozitorit  Florent Boshnjaku dhe Shpetim
      Saracit per incizimin e bukur qe i kane bere kenges  ne USA
      Tashti te shpresojme se Rona  Nishliu do jete nder 10 me te mirat e Europes

  • Critical_View

    E “Shqip” vetem komente pozitive pranoni ju per kete teme? Nuk tregoni ndonje profesionalizem te madh duke ndaluar komentet kritike. 

    • Comentarius Perpetuum

      Haha, jo, jo, komentet kritike jane gjithashtu te mirepritura. Komenti juaj do te miratohet menjehere, eshte bllokuar automatikisht nga sistemi per shkak se permbante nje link.
      Sinqerisht
      Stafi i Gazeta Shqip ne internet

  • Dardan

    Me kenge kaq te trishtueshme nuk krijohet ndonje imazh
    terheqes per Shqiperine. Boll me me lajme te keqija, kenge tragjike e kengtare e
    keq paraqitur qe e bejne vendin te duket si Horrorland. Kemi nevoje per me
    teper gezim e optimizem.

  • Berat-ahmetaj

    Rona Nishliu me ket paraqitje te kesaj kenge edhe te keti teksti osht nje paraqitje shum e mire sepse ket still te kenges evropianet e adhurojn edhe e qmojn shum lart.
    e sa i perket kritkave shum te pa vena edhe shum injoruse per Rona Nishliu nuk qendrojn atu qka i lexova ketu sepse ne shqipatret jemi mesuar qe tju perfaqesij nje kengetare qe ska vukal e as tekst te mire por vetem e vetem saper te dal ne sken e zhveshur dhe ti tregosh poblikut pjeset trupore.
    Rona vetem vazhdo keshtu me respekt berati nga kosova

  • drita bajrami

    Bravo Rona se na mbushe krenari atë natë të cilën nuk e kemi përjetuar moti në kompeticione të formateve të tilla, e ju komentues mos u mundoni të nxjerrni vetëm të këqijat, mësohuni t’i gëzoheni sukseseve kombëtare në nivele ndërkombëtare, harrojini inatet, zilitë…….
    Kur i lexojë këto komente çuditem si kemi një prirje të tillë zhvlerësuese për vetëveten e dalim mbi profesionistët (juritë).
    Pyes : çfarë do të duhej të bënte Rona më shumë se të kalonte në finale e të merrte komente pozitive nga ju?
    Jam shumë e bindur se bazuar në numrin e vogël të votuesve ( e diskutojmë shpesh nëpër debate mes miqsh) , Shqipëria duhet të ketë një këngë shumë shumë të fuqishme për të kaluar në finale njëherë e pastaj një vend të dinjitetshëm.
    Këto i kishte Rona andaj  gëzonju, krenohuni se nuk do ta keni shpesh këtë kënaqësi.
    E vetmja gjë që n’a e prishi festën ishte tragjedia e Himarës, ngushëllime të sinqerta pë familjet e goditura.

  • ponja

    Critical_view ,na i ka marre lordi vendin e pare para disa vitesh per sa i perket look horror

  • Freestar_818

    paske mesuar dy fjale gjermanisht, apo ke perkthyer nga google.

  • Dritonsadiku

    Critical_Viewqenke per kob se paske mbetur shume prapa!

  • Xhimi_niti

    qdo fjal per ronen eshte e tepert,bravo rona e ke treger veten me talentin qe ke,rrofsh,…!
     

  • Lady Dita

    ClarissaEinklappen
    Wow, ne richtig krass gute Stimme! Die Frau kann mit ihrer Stimme bestimmt ne menge erreichen und besonders viel rüberbringen!

  • Lady Dita

    InaEinklappen
    Das soll skurril sein??? Ich darf euch dran errinern das 2006 Lordi gewonnen hat……. Die Frau singt mit so viel emotionen und aus tiefstem herzen das man regelrecht gänsehaut kriegt ich hoffe sie kommt weiter ….. Ich drück ihr die Daumen <3

    Empfehlung

  • Lady Dita

    kjo esht qka menon populli gjerman per ne 

  • Lady Dita

    HAMMER! sowas björkesques aus Albanien? Damit hätte ich NIEMALS gerechnet. Finde alles wunderbar – die Performance, das Outfit, die Frisur – wirkt fast wie eine Kunstinstallation …

  • Lady Dita

    Mir gefällt diese Sängerin extrem gut. Sie hat das, was den allermeisten anderen “Sängern” an diesem Abend fehlte: die Stimme! Ich verstehe den Text nicht im Geringsten, aber bei dieser sängerischen Leistung ist es mir auch egal!
    Matti der Finne