NDËRKOMBËTARET DHE PESHA E FAJIT PËR PRESIDENTIN

ANDREA STEFANI

Katër vjet më parë, përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë inkurajuan dhe lavdëruan ndryshimin e Kushtetutës duke i krijuar mundësi Kryeministrit të zgjedhë Presidentin e Republikës edhe vetëm me 71 vota të shumicës. Duke injoruar paralajmërimet e kritikëve të amendimeve, ndërkombëtarët këmbëngulën se gjithçka bëhej në emër të stabilitetit politik duke shmangur krizat e panevojshme. Kohët provuan sesa i gabuar ishte ky gjykim. Vendi jo vetëm nuk i shmangu, por është zhytur në një krizë politike të thellë. Dhe pikërisht ndërkombëtarët, ata që e shihnin dikur shmangien e krizës te tolerimi i zgjedhjes së Presidentit edhe me 71 vota, po përpiqen ta shmangin një gjë të tillë në emër jo vetëm të ndarjes së pushteteve, por edhe të parandalimit të një krize që do shkaktonte pikërisht zgjedhja nga Berisha e një Presidenti me 71 vota.

***

Nëse Kushtetuta nuk do të ishte ndryshuar, sot do të kishim një situatë krejt tjetër. Në vend të një Berishe të etur për ta zgjedhur Presidentin me 71 vota do kishim një Berishë të prirur për konsensus sepse në të kundërt, vendi duhet të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Nevoja për të mbajtur pushtetin do ta shtynte Berishën drejt një Presidenti konsensual. Berisha këmbëngul të caktojë President me shumicë të thjeshtë një nga besnikët e tij pikërisht sepse për shkak të amendimeve të Kushtetutës, nuk e ka të rrezikuar pushtetin nga zgjedhje të parakohshme. Këtë gjakim të Berishës, tashmë kushtetues edhe në formë, ndërkombëtarët po përpiqen ta shmangin duke nënvizuar faktin se Kushtetuta sugjeron një President konsensual pavarësisht se, në fund fare, jep si zgjidhje të detyruar një President me shumicë të thjeshtë. Natyrisht e kanë të vështirë. Sepse edhe Berisha nuk ka bërë gjë tjetër, veçse u ka kujtuar gjithmonë të drejtën që i njeh Kushtetuta për ta zgjedhur Presidentin vetëm me votat e shumicës. Është një situatë paradoksale që Arvizu, ambasadori i SHBA në Tiranë, e shprehu si pa dashje kur deklaroi se zgjedhja e Presidentit vetëm me 71 vota është legjitime, por njëherazi do të ishte dhe një shans i humbur për Shqipërinë. Edhe legjitime, por edhe e dëmshme për vendin?! Është e saktë situata që kanë krijuar amendimet e Kushtetutës që kanë legjitimuar me Kushtetutë një akt që duke çuar në përqendrimin e pushteteve në një dorë të vetme, nuk mund të mos jetë në kundërshtim me objektivin e integrimit europian të Shqipërisë. Dhe këtë absurditet që kundërvë formën me frymën e Kushtetutës, shqiptarëve ja u kanë borxh edhe diplomatë që e kanë mbyllur misionin e tyre në Shqipëri, si ambasadori i KE në Tiranë, Helmut Lohan, ambasadori i OSBE, Rober Bosh, ambasadori gjerman, Bernd Borçard apo ajo franceze Marsi Daviet. Këta diplomatë u shfaqën në vitin 2008 më entuziastët për amendimet absurde të Kushtetutës. Amendimet “..nuk bien në kundërshtim me asnjë parim të demokracisë dhe shtetit ligjor”, – deklaronte Borçard. Amendimet “…nuk bien ndesh me parimet e demokracisë ose shtetit të së drejtës” – pasonte Daviet. Ndërkaq, Lohan bëri kujdes që amendimet e Kushtetutës, pavarësisht debatit që kish shpërthyer rreth tyre, të mos gjenin thuajse asnjë pasqyrim në raport progresin e radhës së KE. Një avokati që ia vështirësoi në kulm mbrojtësve të Kushtetutës detyrën e sqarimit të shqiptarëve për rreziqet që paraqiste ky operacion për demokracinë dhe lirinë. Sepse në Shqipëri është ende e vështirë të kritikosh një akt politik të gabuar nëse “ndërkombëtarët” shfaqen dakord me të.

***

Tashmë kemi ardhur në momentin kur konsensusi për Presidentin pengohet pikërisht nga produkti i konsensusit “historik” PD-PS për ndryshimet kushtetuese. Një produkt kontravers i bekuar atëherë nga ndërkombëtarët dhe që sot janë po ndërkombëtarët që duhet të pengojnë rrënimin “kushtetues” të ndarjes së pushteteve në Shqipëri. Ambasadorët Arvizu apo Sekui, duhet të mos lejojnë të ndodhë ajo që me verbëri u tolerua nga paraardhësit e tyre “ndërkombëtarë”. Urojmë që jo vetëm koshienca për rrezikun që paraqet një President partiak, aq më shumë një President kryeministror, por edhe pesha e fajit për sponsorizimin aventuresk që “ndërkombëtarët” i bënë ndryshimit të Kushtetutës, t’i mobilizojë edhe më fort se në vitin 2002 kur ishin po “ndërkombëtarët” ata që detyruan PS në pushtet dhe Kryeministrin Nano të pranonin një President konsensual edhe pse PS i kishte më shumë se 84 vota në dispozicion. Gjë që nuk mund të jetë më e pamundur sot kur Berisha vështirë se i ka edhe 70 vota.

Autor te 23 Maj 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Anna-Maria.

    Shume e merrni per baze 2002 shoku Stefan.Sot jane krejt rrethana te tjera.Nese ne 2001,Dushku dhe Fehmi Abdiu prodhuan deputete me bollek,sot deputete jane ato qe jane.Te ligjeshem te gjithe dhe keta deputete kane te drejte te zgjedhin Presidentin,me mirekuptimin dhe dakortesine e plote te Edi Rames,e provuar dhe vertetuar kjo ne Prillin e 2008 ,me nje shumice mbi 130 vota ne parlament si shume rralle tjeter here.Pse nuk e mbyll gojen dhe pse nuk ja mbyll gojen Edi Rames, shoku Andrea?! Kushtetauta e pare ta detyronte konsensusin,e dyta jo.E pra, per te mos lypur konsensus dhe per te mos dhen konsensus u ndryshua kushtetuta.Sot a jemi ne keto pozite,te vete kerkuara nga Edi Ram,se pari.Ti vazhdo te shkruash,e ,nuk te ndalon kush,as interesant nuk behesh dot.
     

    • kristi

      Anna Maria jam plotesisht dakort me ty , Do te shtoj se shoku skenderbegas Stefani vetem gazetar nuk
      mund te quhet . Nderkombetaret , OSBE, Keshilli i Europes , anbasadori Amerikan ” me siguri tashti po
      reflektojne'” mbi tezar e ngritura nga S.Stefani
      Te isha pronar gazete apo drejtues emisioni nuk do ta thirja kete BOLE jo se eshte opozitar, por nuk ka kurrfare intelekti e zgjuarsie si te tjeret

      • Bobi

        shume mire qe ka njerez qe e kuptojne se andrea stefani vetem gazetar nuk mund te quhet (thjesht nuk e ben dot kete pune). mbase do te ishte me mire te merrej me dicka tjeter sepse kur shkruan nuk te thote asgje, vetem sa te ndjell gogesima. sikur te merrej me nje pune tjeter me fisnike do te bente dobi, psh me vezhgimin e zogjve ose birdwatching, qe eshte nje gje mjaft serioze dhe fisnike neper evrope. apo me ato dylbi qe ka dhe shikimin prej shqiponje nuk do t’i shpetonin as mizat.

        • Martin_l

          Po ti Bobi sa te paguan Berisha per fyerjen e gazetareve???????????????????????

        • Bobi

          une nuk kam asnje lidhje me berishen, por ne qofte se duhet te paraqitemi si gazetare me standarte minimale europiane ky nuk eshte rasti i andrea stefanit. po te vesh re me pak vemendje  ne artikullin e tij merret me te gjithe europianet duke i “denigruar” per veprimtarine e tyre ne shqiperi. nuk eshte kjo rruga per te analizuar politiken, aq me teper veprimtari burokratesh si ajo e teknikeve qe vijne ne vendin tone.  kaq per problemet e shkrimt nga ana e permbajtjes, pastaj per nga cilesia e tij sigurisht stefani nuk eshte nga ata qe te mbetet mendja kur shkruan. te qenit gazetar ne ndonje gazete te rendesishme, si cdo vend tjeter pune ne shqiperi, ne 99 per qind te rasteve eshte konjuktural dhe jo mbeshtetur ne merite. fjalia ime e fundit ne koment ishte thjesht shaka miqesore.

        • Lulja

          Shume mire qe shqiptaret e kane kuptu fytyren e vertete te Saliut dhe zagareve te tij qe na e servirin kete katrahure ku jetojme si Gjermani apo Zvicer. Mjaft me mashtrime. Mjaft e vodhet shqiperine dhe e shitet per pushtet. Vetem te cmendurit mund tju vijne nga pas.  

        • Arjan

          Te merrej me nje pune me fisnike per shembull ti lepinte bythen Berishes dhe pushtetit si puna e jote Bobi?

      • E verteta

        Kristi Ana Maria ju nuk jeni as me shume e as me pak por vete bolja e fishkur e Berishes. E ikni e zhdukuni nga ky forum se ngelet vetem me dy fjale. Nuk e kuptoj si ju ka punesu AI se spaskeni tru e e fjalor e svleni per kete pune. Ju smbroni dot veteveten e jo me ATE.    

        • ana maria

          Tashti e humbe pusullem e po me dhimsesh se duhet te mbrosh vehtem. Mbrojtja jote eshte duke na
          thene ikni e zhdukuni nga ky forum  se nuk vlejme . Mos u  merzit se neser  ke per ta pare se cdo ti punoj Sali Berishes per zgjedhjem e presidentit . Tashti qetesohu e shko pi mdonje kafe tek selia  se je
          nerzirue shume sot

      • E verteta

        Aha Aha une skam pse merzitem se sme ka punesu njeri. Po ti o i shkrete ku do shkosh e do te lere Saliu rrugeve se spo e mbron sic duhet

      • E verteta

        Krishti Muhamed Ana Maria! E shoh qarte qe Andrea Stefani ju paska djeg shume prandaj dhe qenkeni bo keq. Te isha une pronar gazete apo drejtues emisioni nuk do te ftoja njerez mashtrues e te zinj e pa gjak dhe vemje si puna e Artan Hoxhes, Frrok Cupit apo dhe Cilit. Keta vemje si sheh dot njeri me sy per hir te mashtrimeve dhe genjeshtrave qe na servirin per te mbrojtur te mirat e siguruara nga sherbimi i tyre servil qe i bejne pushtetit te rradhes.

    • moralisti

       A e keni pare filmin bitch watch? Me falni! Bay watch? Ndersa Stefani lufton me dallget e genjeshtres, forcuar nga stuhia e abuzimit me pushtetin dhe nga vorbullat thithese te vjedhjes se votave, ju kqyrni ne menyre te ftohte dhe “asnjeanese” dhe “historike”, nje beteje qe ne fakt eshte mbytja e titanikut te demokracise ne kete vend!
      Ai “i cmenduri” Stefani lufton thuajse i vetem per te shpetuar anijen nga fundosja, nderkohe qe ne i themi ta lere anijen te mbytet, se s;ka ci duhet.

    • Sayang

      Magdalena ti te shqeteson fakti qe ai merr per baze 2002 nderkohe qe eshte shembulli me i pershtatshem per tu krahasuar…ai gazetar eshte nga me te qartet dhe te drejtperdrejt qe kemi sot sepse te tjeret kane stilin tend dhe lepijne ca tu dale perpara mjafton te jete ne pushtet!

  • Lutfi

    Shoqja Ana Maria ti nuk ke asnje te drejte ti kerkosh nje gazetari te mos kritikoje sot pasojat e ndryshimeve kushtetuese i ka kritikuar me fort se kushdo qe ku u bene. Mbaj mend se Andrea i ka kritiku kur u bene ne 2008 dhe kur shum besonin se Edi Rama do vinte ne pushtet. Eshte e vertete se Rama i beri ndryshimet per zgjedhjen e Presidentit me 71 veta duke menduar se do te vinte vete ne pushtet. Edhe Berisha ra dakort per te njejten gje duke shpresuar te beje kete qe synon tani, te zgjedhe President nje kukull te tij. Andrea eshte shprehur kunder te dyve duke nenvizuar se kjo eshte jo ne te mire te demokracise sepse shkaterron ndarjen e pushteteve. Po ku merr vesh nga ndarja e pushteteve ti moj Ana M. Ti mezi pret qe Berisha t’i marre te gjitha pushtetet dhe te behet si nje monark. Nese ka ndonje njeri qe mund te kritikoje kete qe po ndodh sot eshte mbi te gjitha Andrea Stefani.   

  • Sulejmani

    Hall te madh e kane keta Berishianet gazetarin Stefani. Duket qarte edhe te reagimet e tipave si Kristi-Ana-Maria qe nuk lene gje pa share e shpifur kundert tij. Fatmiresisht nuk je ti Kristi qe i ke ne dore gazetat dhe mediat se dihet qe ju di i mbyllnit te gjitha ato qe ju kritikojne. Gazetareve qe ku sherbejne i jepni pare dhe licensa universitetesh. Ti je nje BOLE e Berishes dhe si BOLE qe je nuk e kupton se nuk i ke ti ne dore te caktosh se kush eshte she kush nuk eshte gazetar. LOL! S’mesuat asgje nga demokracia edhe pas 20 vjetesh. Stefani ka shume te drejte. Berisha nuk duhet ta marre Presidedntin sepse kjo do vriste demokracine. Shikoji nderkombetaret çar po thon o BOLE! Po thone pikerisht ate qe thote Stefani e disa te tjere si Mero, Nano, Minxhozi dhe Vangjeli. Po merr vesh Berisha dhe BOLET e Berishes si puna jote i Kristi-Anna- Maria?

    • Anna-Maria.

      Or Sule! Nuk jam ne zor as per Salen as per Ramen.Po kalitu ta pranosh te verteten,sido qe te jete ajo.Ja per shembull kete here e verteta eshte e embel per Berishen,me bekimin e Rames ,sigurisht dhe e idhet per Ramen po me bekimin e Rames.Konsensusin per Presidentin e rradhes e ka dhene Rama ne 2008 e bashke me Ramen edhe Brukseli.Shoku Andrea e di se e ka cjerre zerin per keto ndryshime te kushtetutes,po duhet ta dish se po te kish fituar Rama,do cirrte zerin per 71.Mos bjer kaq poshte or burre e te besosh kaq verbalisht Andrean.Po ,po te jete puna per Morr Bazen,ai me bind totalisht,sic me bindte para ca kohesh ne luften kunder komunizmit,Gramoz Rucit e Namik Doklevicit. Te kuptoj ne deshperimin tend or Sule,po lyp derman te Edi Rama.Ai ta din dhimten ty.Edhe  Lorenc Vangjeli,keshilltari i PARTISE,te ben derman.Mbaje veten.Emrin e ke mjaft burrnor.  

      • Sokolb

        Moj vashe! Duket qarte meraku jot per Saliun edhe pse shkruan te kunderten. Andrea ka qene nga te vetmit qe ka kundershtu me force Ramen dhe Berishen per ato ndryshime pa mbajtur ane si puna jote tashme Berishen. Po te kish qene servil i Rames sdo e kish bere kurre nje gje te tille. Flasim per nje gazetar qe flet publikusht dhe mban pasoja per ato qe shkruan e jo si puna jote qe na thu ketu prapa ferres se nuk je me Berishen por realisht mund te jesh nje zuzar i Berishes. Dhe nga sa po shoh duket qarte qe je. Une po flas te verteten dhe spo mbaje anen e askujt pa fyer si puna jote. Kush ka shqisa e dallon te verteten dhe nuk lejon shrlatane si puna juaj te mashtrojne publikun.

      • moralisti

        Kur do te kete zgjedhje te lira ne kete vend?

        • Edvin

          Kur te largohet Sali Ram Berisha

  • EndritSula

    Po duket sikur ket here keta te huajt nuk duan ta lejne Berishen ta zgjedhi vete Presidentin. Te gjithe jane shprehur kundra Presidentit me 71 vota me perjashtim te Wolfart. Edhe ambasadori danez kete thote ne interviste. Ishalla e bon Zoti mar….

  • kristi

    o Sule po nuk te rhashe  bole ty mor cun,   por Stefanit . Une e kuptoj se nga sa shkrove  dhe e permende 5 here se'” ti nuk je bole” por nje mbrojtes i fjales  se lire dhe demokracise qe na e ka mbytur  diktatori me i madh i botes Sali Berisha  . Por o Sulejman shpresoj se opozita e jote me Edvin Ramen  si kryeminister,,e Ballen, Bracen,Shalsin, Sajmir Tahirin , Erion Veline do e sjellin demokracine. Me siguri qe edhe mbrojtesi i fjales lire  BOLJA do te kete ndonje kocke.
    Se fundi po e perfundoj se me elektorat te tille si puna jote , e bole si stefani (se nuk mund ti them dot gazetar) edhe 20 vjet do vazhdoni te merreni me Berishen  e do te thoni prap duke u bere bajat deri te  neveritshem se na vodhi Saliu votat.     Bobin e pershendes

    • Anton

      Avash se na binden fjalet tuaja! Te ishit kaq te zgjuar me siguri do iu kishte marre gazeta shqip per gazetare, se meqe Stefani se beka dot punen e tij!….Ju mbrojtesit e zellshem te Sali bishes jeni nje nga pengesat kryesore per demokratizimin e ketij vendi dhe guxoni te shkruani dhe mbeturinat tuaja neper gazeta. Po vazhdoni ti largoni mizat politikes se helmuar shqiptare se cfare jane tjeter ne gjendje te bejne copat e mishit me dy sy?

      • kristi

         Guxoj te shkruaj me thote she se Jam pemgese  per demokratizimin e vemndit, Ja shikoni edhe nje
        trap tjeter qe  nuk ja vlen me ta zgjatesh

        • E verteta

          Ah me fal se ti nuk je pengese per demokratizimin por ti je nje sherbetor me pagese i pushtetit. Me pas per kategorine ku ben pjese nqse nuk e kupton dot pyet ndonje me te zgjuar se ta shpjegon ai se ku hyn ti.

        • Anton

          Bravo cope mishi me dy sy! Bravo! Skenderbeu do ishte krenar per patriotizmin tend! Guxoj qe c’ke me te apo duhet te kem frike nga ty? 

        • edlira

          Ec njehere qerohu nga gazeta se mban ere te felliqur “Sale”!!

        • Demokrati

          ore kokpalare i Sales qe e qelbe internetin me duhmen e ketij pushteti te qelbur qe shantazhon gazetaret. Jeni pengese per demokratizimin e Shqiperise se nuk e pranoni mendimin kundra. Ata qe nuk paranojne mendimin kundra nuk jane demokrate. Nuk them te thuash qe mendimi i Andrea Stefanit eshte i drejte sepse te kerkosh kete nga ju zaptie qe smerrin vesh nga ndarja e pushteteve, do ishte luks. Urrejtja duket kur merrenin me njeriun, me gazetarin dhe jo me ate qe shkruan ai. Ne vend qe te japesh argumeta se perse qenka me mire per demokracine qe Sala ta marre edhe Presidentin, ti dhe ca te tjere si ty  na prrallisin se gazetari nuk qenka gazetar apo se qenka njeri shume i keq e te tjera rrena vulgare si keto! Sikur ju jeni engjej more djaj te Saliut!

  • Eleonora

    Drejt e ke o Moralist! Po kujt ja thua!, kristi apo ana-maria kan problem si te shajne nje gazetar qe i kritikon sundimtarin qe ata i lepijne bythen. Nuk e shikon qe merren me Stefanin dhe jo me ato qe shkruan ai. Jo po nuk eshte gazetar, jo po skendergegas, jo po budallalleqe e gjepura te tjera si keto. Kjo eshte loja e njohur e gjithkujt qe ska argumete. Me qe nuk hedhin dot poshte ato qe shkruan Andrea atehere le te hedhim balte mbi Andrean. Jane servilet e perjetshem te pushteteve. Shajne, fyejne, mashtrojne, shpifin edhe per gazetare te pavarur se jane sherbetore te njerit apo tjetrit sepse duke qene vete te varur nga pushteti i shohin si rrezik dhe i urrejne te pavarurit qe kritkojne pushtetin. Kot rreken se nuk kane te ardhme…

    • Anton

      Nuk e kuptojne ata qe jane servile se i jane myk mo kohe trute!

  • Shkupi_2014

    Po te ishte Rama Kryeminister ky zotrija do thoshte President me 71 vota pse jo nuk shkilet kushtetuta ore hajt ti ik mos ja fut kot  tka rae malli per pushtet te PS e thua Berisha nuk i ka as 70 vota Berisha e zgjedh Presidentin me 84 vota mbaje mend .

    • Ditmirleka

      Ku e di ti mo Shkup se cdo bente gazetari i nderuar Stefani po te vinte Rama ne pushtet? Andrea ka qene nder te vetmit qe e ka kundershtu 71 voteshin ne Kushtetute pamvaresisht se ishte Rama e Berisha ata qe e kryen. Apo je larg ne Shkup e sdi se cbehet ketu e ja fut tymit!!!

      • Janulla

        O Ditezi kur mi thua  gazetar i mderuar Stefanit qe nuk ka intelekt dhe argumentim qe te binde, por eshte   tipik djale  provincial , me i nderuar do te ishte Simon Stefani

        • Kalorsi i Zi

          Janulla, Sikur Ana, Qirjako, Kapaku  keshilltari i Saliut AH and co,,, te gjithe pseudot qe perdor por prape i njejti mbetesh. Nuk ke argumenta te nxjerresh pervec se mund te na tregosh kush eshte provancial ose kush eshte Gazetar. Stefani e ka treguar dhe po e tregon qe eshte gazetar dhe me shume patrijot se ty e se kushdo tjeter qe di vetem te nxjerri vrer sikur ti. Ju keshilloj te mos nderroni pseudonimet por te shpreheni ne emrin tuaj dhe te na tregoni aftesite tuaja si njohes i realitetit shqiptar. Une ju them qe jeni nji burre i vogel saqe nuk e meritoni  as me te voglen pergjigje. Injorim total. 

  • Gjebrea

    Ti leme pallavrat o forumiste. Eshte e qarte si drita e diellit qe Presidenti duhet te jete nje njeri i paanshem as i ndonjeres prej partive, as i Rames, as i Metes, as i Berishes. Kjo eshte e mira e vendit dhe e integrimit ne Europe. Per hir te se vertetes kete po kerkojne edhe nderkombetaret. Me duket se edhe disa analiste me afer qevertise e kane kuptuar qe marrja e Presidentit do ti sillte me shume dem sesa dobi Berishes. Nje nga ata eshte edhe Henri Cili. 

    • Erenik

      Dakort vetem se kam frik se Sala nuk digjon fare nga ai vesh. I ka ardh zogu ndor me budallallekun qe beri Rama dhe ka shum mundsi qe te mos permbahet dot dhe ta rrembeje Presidentin me 71 apo ca me shume vota duke blere deputete edhe nga e majta. Sala eshte politikan qer nuk i frenon dot instiktet dhe arsyja nuk ndikon shum tek ai.

  • FatosSulaj

    Analiza shume e sakte. Nderkombetaret jane pergjegjes per ndryshimet ne Kushtetute prandaj duhet te mos e lejojne te çmendurin qe te kthehet ne nje sundimtar duke kapur edhe Presidentin pavaresisht se ai bashke me naivin Rama e kane bere te ligjshme nje gje te tille me Kushtetute

  • Dervishiselman

    çdokush ka te drejte te jape opinionin e vet, ajo ç’ka eshte me vlere per te gjithe  eshte vota, te cilen jua kane vjedhur dhe e perdorin keta politikane  qe kemi.
    Ne kemi te drejte qe nepermjet ketyre “perfaqesuesve” te bejme ligje, te ndryshojme dhe amendojme nene te kushtetutes, por nuk eshte aspak e drejte qe per hir te nje “stabiliteti”, perfaqesuesit e akredituar (ambasadoret) te rekomandojne apo pelqejne sipas orekseve te tyre ndryshimet ligjore.
    Ja ku jemi sot, ne kolaps, por jo se Berisha nuk e zgjedh presidentin qe do t’ju pelqeje dores se re te ambasadoreve, u zbatua kushtetuta!!!!!!!!!!!!!!!. Aq me teper kur ODIHR nuk ka patur kohe per te dhene rekomandimet per ligjin zgjedhor, por fut shashken e radhes.

  • E verteta

    Bravo Andrea per shkrimin. Eshte dhe faji i nderkombetareve qe se kane thene nje fjale per diktatorin Berisha dhe e kane lene popullin shqiptar te vuaje nen kete sundimtar. Mos ja u ve re ketyre forumisteve qe hedhin helm por sjane tjeter vecse sherbetore e te paguar nga pushteti sepse kush ka sy e veshe e kupton te verteten. Edhe popullit shqiptar mos mendojne se do ja hedhin. Mund te mashtrojne nje apo dy dhe jo per shume gjate por e verteta gjithmone triumfon. Dhe mjere ju… 

  • kristi

    Shifni Edliren  “qe mbron fjalen e lire nga diktatura e Sales”  , Na thote Edlira shurra : Shporruni nga gazeta sepse  nuk duron dot qe nje persom i cili  nuk shan ,e  leshon fjale f  fyese  berishen e qeverine nuk duhet te shkruaje . Moj debile  vetem kete nuk duhet ta thuash se ne saje te Sales ke mesuar te shkruash ne internet

    • Arnauti

      Jo mor debil je ti qe thua se nje gazetar qe kritikon Berishen nuk eshte gazetar. Sa per ate qe i thuaj Edlires qe ne saje te Sales ka mesuar te shkruaje ne internet, kjo me kujton ate parrullen Enveri na solli Driten ne fshat. Ik more kakerdhi e vjeter se ju keni ngel me ment e kohes se qepes duke ngrit permendore per udheheqesin e partis dhe te popullit. 

    • edlira

      Po ti injorante se kupton se kush eshte fytyra e vertete e Sales se ta ka bere ai shurren n’surrat ty! Kiss my ass!

    • Ergo

      Poshte Berishistet! U bone ti me mize te shkruash n’internet? Ta tregoj une ty internetin e Sales mut i mykur!

  • Jozefina

    Sali Berisha paska ngrit bordin e leicensimit te gazetareve. Jane kete si puna e ketij trapit Bobit, qe do cajktojne ketej e tutje se kush eshte gazetar i mire apo i keq. Nuk e kuptojne budalljnjete qe fjala e tyre me fuqine e nje pordhe nuk mund te zhbeje dot vite dekada te tera pune te nje gazetari. Duket qe e urrejne shume Andrean sepse ja u perplas te verteten ne fytyre. Amerikanet kane nje shprehje: e verteta eshte si nje pilule i hidhur qe te sheron. Po kta nuk duan as te sherohen. Aq keq jane. E te mendosh qe jane ne pushtet dhe nuk i gzohen dot atij. Nuk do te doja te isha nen lekuren e askujt prej tyre. Skeni shpetim e verteta do tju mbyse o te shkrete prandaj beni paqe me te sa nuk eshte vone.  

  • Ditmirleka

    Ja te shohim ty Kristi Muhamedo Ana Mari. Pa na thuj ti cila eshte e verteta? Te shajme gazetaret bole???? Apo forumistet shurre????????? Ska faj Edlira se ti vete e nise me fyerje. E del e na tregon fjalen e lire. Fjale e lire brenda etikes djalo apo vajze cfare je. 

  • Bobi

    ore arjan legeni, kush ti hodhi qurrat ty teveqel. per pune bythe ju te majtet e mbuloni te gjithe kete zanat, e keni ne kushtetuten tuaj qe nga lenini deri tek keta te rinjte e refreshit. as me rruhet as per berishe e aq me pak per ju njerez pa gjini. 

    • Arjan

      ha,ha,ha duket se sa nuk trruhet per Berishen! Je aq i pa afte sa edhe pse rri tu rrejt cgjith diten prap ske msu me rrejt.

  • E verteta

    Ore Bob! Meqenese gjoja me fjale thua se je ne qender pa me fol i cik per standartin Artan Hoxha, Frrok e kompani. Pastaj Stefani po i bika shume ne qafe nderkombetareve prandaj dhe nuk qeka gazetar standarti alla Bobi. Po pse ore ka faj Stefani se nderkombetaret spo e bejne sic duhet punen e tyre prandaj edhe Shqiperia eshte bere lesh. Nje pjese e mire e tyre vijne ne Shqiperi marrin ca rreze, ca elozhe dhe ca para dhe ikin te lumtur pa e vrare se ne po vidhemi e vritemi. Ore Bob a e sheh ku eshte katandisur ky vend? Ska ku te shkoje me keq! Por per ty e keqja jane gazetaret qe thone te verteten. Hajt tung!