Keqkuptim në “Twitter”, miliona fansa në ankth. Sqarimi: RIP nënkupton “Really Inspiring Person”
Fansat e këngëtares së famshme Lady Gaga janë tmerruar mbrëmjen e sotme, kur kanë lexuar një shënim në rrjetin social Twitter.
R.I.P. LADY GAGA ishte shënimi që ka krijuar jo pak gjullurdi brenda pak minutash në Twitter. Tre gërmat, që përdoren si shkurtim i shprehjes “U preftë në paqe”, kanë shkaktuar jo pak konfuzion, komente alarmante, kërkesa për më shumë informacion në rrjetin social.
Fatmirësisht alarmi ka rezultuar fals. Dikush ka shpjeguar se gërmat e shkruara pranë emrit të Lady Gaga, ishin shkurtim i shprehjes “Really Inspiring Person”, një kompliment për këngëtaren që shërben si model frymëzimi për të rinjtë. Fansat kanë mundur të qetësohen, por për disa orë nuk i kanë kursyer zënkat mes njëri-tjetrit.
Nuk kanë munguar as ironitë ndaj këngëtares më popullore në Twitter, që numëron 24 milionë followers. Disa kanë transformuar kuptimin e “RIP” në “Rest in Philippines” (qëndro në Filipine, ku këngëtarja ndodhet për një koncert) ose kanë vijuar duke rikujtuar alarmet e mëparshme për vdekjen e miss Germanotta: “Sot ka rivdekur Lady Gaga, kjo është hera e gjashtë që nga fillimi i këtij viti dhe e tridhjeta që kur ka lindur”.
23 maj 20012 (gazeta-Shqip.com)